“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

Gazetari Mustafa Nano ka ironizuar pritjen që iu bë ish-kryeministrit Sali Berisha në aeroportin e Rinasit, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një reagim, Nano ngre pyetjen se pse shqiptarët nuk e votojnë Partinë Demokratike, ndërsa përgjigjen e gjen pikërisht te atmosfera e krijuar për pritjen e Berishës, me valle dhe këngë. “Pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në? – pyesin ca e ca edhe në vitin 2026. Mjaft të shohin pritjen me valle e këngë që iu bë në Rinas Berishës së kthyer ‘duarplot’ nga Amerika, e nuk është nevoja të pyesin herë tjetër. Çfarë shoqërie fisnore!”, shkruan Nano.