Çfarë pritet nga 1 Janari? Qeveria mblidhet sot për miratimin e Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027!

Çfarë pritet nga 1 Janari? Qeveria mblidhet sot për miratimin e Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027!

foto ilustrim: edi rama TIRANË- Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot për të miratuar Paketën Fiskale dhe Buxhetin për vitin 2027, ndërsa pas votimit nga Qeveria do të kalojnë përmes procedurave parlamentare dhe të votohen në Kuvend.  Sipas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, Buxheti 2027 parashikohet të arrijë në rreth 10 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë ndoënjherë në Shqipëri. Paketa Fiskale 2027 parashikon një sërë ndryshimesh tatimore që do të prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset. Një nga masat e propozuara është ulja e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 6%, me synimin për të lehtësuar kostot e familjeve.  Ndërkohë që nga 1 janari 2027, cigaret dhe produktet e tjera që...