Çfarë po përgatitet për protestën e 24 tetorit? Gazetari: Policia ka zbuluar grupet

Çfarë po përgatitet për protestën e 24 tetorit? Gazetari: Policia ka zbuluar grupet

Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 24 tetor para Kryeministrisë, pas thirrjeve që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale. Gazetari Eni Ferhati deklaroi se strukturat e policisë po marrin masa për shtimin e forcave dhe hartimin e një plani operacional për ditën e shtunë. Sipas Ferhatit, policia ka arritur të identifikojë grupet e komunikimit ku organizohen të rinjtë që marrin pjesë në protesta. Ai tha se këto grupe përdorin kryesisht aplikacionin Telegram dhe se policia shqiptare po i monitoron. “Nisur nga ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, policia ka marrë informacion dhe ka thirrje publike në rrjetet sociale për një organizim ditën e shtunë, në datën 24, për një protestë ku është ftuar madje edhe...