Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Natën e së premtes, Qeveria e Kosovës konstatoi se nisma e Partisë Demokratike të Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk paraqet pengesa ligjore për procedim në Kuvend. Kësisoj, u hap rruga që këto ndryshime të jetësohen në rast të miratimit të tyre nga deputetët e Parlamentit të Kosovës. Cilat janë ndryshimet që parashihen me këtë projektligj? Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i siguruar nga Top Channel, parasheh ndryshimin e nenit 1 të ligjit në përcaktimin e qëllimit të Gjykatës Speciale, duke e kufizuar veprimtarinë vetëm në pretendimet mbi të cilat u ngrit kjo gjykatë. “Qëllimi i këtij ligji është: të sigurojë përputhshmëri të...