Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë
Dy fitore në dy ndeshjet e para nën drejtimin e Jorge Jesus nuk kanë mjaftuar për të shuar zhurmën rreth kombëtares portugeze. Në qendër të vëmendjes është sërish Cristiano Ronaldo dhe mungesa e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Fakti që Ronaldo u ngrit për të bërë nxehjen gjatë pjesës së dytë, por nuk u aktivizua, si edhe reagimi i tij pas ndeshjes, kanë ndezur diskutime në Portugali dhe kanë përfshirë edhe Federatën Portugeze të Futbollit. Në prag të sfidës me Danimarkën, Ronaldo nuk u stërvit me grupin, por kreu një program individual. Kjo bëri që tema të rikthehej fuqishëm në konferencën për shtyp, ku folën trajneri Jorge Jesus dhe një prej kapitenëve të Portugalisë, Rúben Dias. “Nga ana ime, dhe besoj edhe nga ana e...
Burimi:
javanews.al