ÇFARË NDODH ME MBETJET SPITALORE? Ku përfundon çdo kilogram?

ÇFARË NDODH ME MBETJET SPITALORE? Ku përfundon çdo kilogram?

Gjilpëra, materiale biologjike, mbetje infektive dhe produkte të tjera të aktivitetit spitalor nuk mund të përfundojnë në të njëjtin zinxhir me mbetjet urbane. Për transportin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme të Spitalit Rajonal Durrës është zhvilluar një procedurë prokurimi me fond limit rreth 26 milionë lekë pa TVSH. Fitues rezulton kompania ECO RICIKLIM me ofertë rreth 25.5 milionë lekë. Por për këtë kontratë, pyetja më e rëndësishme nuk është vetëm kush fitoi. Është: KU PËRFUNDON ÇDO KILOGRAM MBETJE E RREZIKSHME QË DEL NGA SPITALI? Këtu duhet ndërtuar i gjithë zinxhiri. Sa kilogramë mbetje prodhon Spitali Rajonal Durrës në muaj? Sa parashikohen në kontratë? Sa paguhet për kilogram? Kush i peshon? Ku regjistrohet pesha? Me çfarë automjetesh transportohen? Ku trajtohen? Dhe cili dokument provon asgjësimin...