Çfarë mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Çfarë mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjatë shpalljes së verdiktit dënues për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale konstatoi se shtatë figurat tjera ishin anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”. Madje, u tha se Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi “ishin zbatues të zellshëm të qëllimit kriminal që kishte në shënjestër kundërshtarët”. Si e përshkroi Specialja “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”? Trupi gjykues e mbështeti ekzistencën e “qëllimit të përbashkët...