Çfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj del nga qelia, shtrohet në një spital privat
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar mesditën e sotme nga qelia e burgut drejt një spitali privat. Kryebashkiaku, i burgosur është nxjerrë nga ambientet e paraburgimit dhe është dërguar me ambulancë në spital. Deri në këto momente, nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e shtrimit në spital, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një procedurë mjekësore. Por, ky nuk është rasti i parë që Veliaj dërgohet në spital gjatë kohës që ndodhet në qeli. Disa muaj më parë, ai la për dy orë qelinë e paraburgimit në Durrës dhe u transferua në spitalin e burgut në Tiranë, për të kryer disa analiza. Transportimi i Veliajt drejt spitalit ndodh ndërsa ai vijon të...
Burimi:
zeri.ai