Çështja e ish-krerëve të UÇK-së, 27 nëntori afati për apelimin e aktgjykimit, ja çfarë parashikon procedura!

Çështja e ish-krerëve të UÇK-së, 27 nëntori afati për apelimin e aktgjykimit, ja çfarë parashikon procedura!

Beteja juridike për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vijon edhe pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë. Palët po përgatiten për fazën e apelimit, ndërsa 27 nëntori është afati i përcaktuar për të njoftuar nëse do të kundërshtojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Çështja ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ndodhet në një fazë të rëndësishme procedurale, teksa ekipet e Mbrojtjes dhe palët e tjera përgatiten për hapat e mëtejshëm ligjorë. Fillimisht, njoftimi për apelim duhej të dorëzohej deri në mesin e tetorit, por Paneli i Apelit vendosi ta shtyjë afatin deri më 27 nëntor, pas një kërkese të paraqitur nga Mbrojtja. Shtyrja u argumentua me kompleksitetin e çështjes dhe faktin se ekipet mbrojtëse nuk...