Çështja ‘Balluku’, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
Belinda Balluku dhe Igli Tare TIRANË-Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares dhe ish-drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare. SPAK i ka komunikuar sot akuzën e pastrimit të parave ish-futbollistit, i cili dyshohet se fshehu në emrin e tij, 2 vila të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Palasë. Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar doli me një njoftim zyrtar, duke bërë me dije se ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, i janë komunikuar 5 akuzat që rëndojnë ndaj saj. Më 4 qershor Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e një vile të Belinda Ballukut me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “White Rocks”. Vila dyshohet se ishte fshehur në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare....
Burimi:
zeri.ai