ÇEPANI: Me dhembin me shume kockat e te rinjve sesa pllakat e bulevardit
Aktivistja Edlira Çepani ka përballur ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, me fotografi të të rinjve dhe adoleshentëve të dhunuar gjatë protestave të ditëve të fundit. Çepani tha se plagët e të rinjve, mes tyre një protestues me shtyllën kurrizore të dëmtuar dhe kafkën e krisur, janë shumë më shqetësuese sesa dëmtimi i pllakave të bulevardit. Ajo kritikoi mënyrën se si janë trajtuar protestuesit nga forcat e rendit, duke e cilësuar dhunën të tepruar dhe jo proporcionale. Aktivistja theksoi se nuk mund të ketë standarde të dyfishta në dënimin e dhunës, ndërsa akuzoi policinë për keqtrajtim të personave të ndaluar dhe përdorim të forcës me urdhra politikë. “Kockat, shtylla kurriozore e këtij të riut këtu që është në spital, dhe kafka e tij...
Burimi:
ntv.al