Centimetri i fundit”, si alibi e agonisë së pafundme

Centimetri i fundit”, si alibi e agonisë së pafundme

Centimetri i fundit”, si alibi e agonisë së pafundme Nga Ilir META I pacipë, si kurrë më parë, dhe i shteruar edhe në fjalor, Edi Rama huazoi sot nga opozita edhe termin kilometri i fundit, për të shitur në publik ‘arritjet’ e Progres-Raportit të fundit të Bashkimit Europian, që është vetëm një Regres-Raport i padiskutueshëm për cilindo, që ka njohuritë më sipërfaqësore të procesit të integrimit. Me pak fjalë, Regres-Raporti i Komisionit Europian na dëshmon se shteti i së drejtës nuk funksionon aspak në realitet, por vetëm në letër. Sepse Kuvendi ka humbur funksionin kontrollues dhe mbikqyrës ndaj Qeverisë (ekzekutivit) dhe opozitës i janë mohuar komisionet hetimore parlamentare, që ia garanton Kushtetuta. Po kështu, në Shqipëri, Edi Rama është garanti i drejtësisë me standard të...