Céline Dion rikthehet në skenë pas gjashtë vitesh: “Rruga ishte e vështirë, por unë qëndrova”

Céline Dion rikthehet në skenë pas gjashtë vitesh: “Rruga ishte e vështirë, por unë qëndrova”

Céline Dion është rikthyer në skenë pas një mungese gjashtëvjeçare, duke emocionuar publikun në koncertin e parë të serisë së saj të shfaqjeve në Paris. Këngëtarja kanadeze u ngjit në skenë të shtunën në Nanterre, në periferi të Parisit, pas një periudhe të gjatë përballjeje me probleme shëndetësore. Dion u prit me ovacione nga fansat, ndërsa rikthimi i saj u shoqërua me momente të forta emocionale. “Po qëndroj në skenë në këtë qytet që e dua kaq shumë, falë mbështetjes dhe dashurisë suaj”, u tha ajo fansave. “Rruga ishte e vështirë, udhëtimi zgjati më shumë nga sa ishte planifikuar, por unë qëndrova.” Në vitin 2022, Dion bëri të ditur se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë (Stiff Person Syndrome), një çrregullim i rrallë...