Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë?
11 November, 2026 - 21:01 Shkruan: Fjodor Dostojevski “Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua?Ku e varrose kohën tënde më të mirë?Ke jetuar apo jo? Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë.Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja.Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com