Ndeshja që do e shikojë gjithë Europa, në rrjetet sociale fillojnë batutat për Shqipëri-Serbi: Do bëhemi të pasur me kartonat
Shqipëri-Serbi do të ketë një vëmendje të madhe jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Europën. Për shkak të rivalitetit tonë të madh me Serbinë, njëkohësisht për shkak të historisë së ndodhur në Beograd dhe faktit se në mbrëmjen e sotme nuk do të ketë ndonjë ndeshje tërheqëse që i hap rivalitet takimit […]
Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Edhe pse nuk kanë të gjithë bileta, mijëra vetë nga Kosova duan të jenë të pranishëm në Tiranë në këtë ndeshje historike.
CR7 zbulon të vërtetën: Kam pasur oferta, por s’do të marr pjesë në Botërorin e Klubeve
Cristiano Ronaldo ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij të afërt, si dhe ka hequr çdo dyshim: nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube në SHBA. Gjatë një konference për shtyp përpara finales së “Nations League” mes Portugalisë dhe Spanjës, sulmuesi legjendar portugez u shpreh qartë: “Në këtë moment, nuk ka […]
Belgjika në krizë, Rudi Garcia kritikohet për deklaratat ndaj De Bruyne: Nuk është në formë…
Fillim zhgënjyes i Belgjikës në kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026. Kombëtarja e drejtuar nga Rudi Garcia, ish-trajner i Napolit dhe Romës, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke humbur dy pikë të vlefshme në debutim. Belgjika do të kërkojë të reagojë të hënën, më 9 qershor, ndaj Uellsit. […]
Totti vendos “gishtin në plagë”: Futbolli sot ka më pak teknikë, duhet t’ia nisim nga të rinjtë
7 Qershor 2025 14:38 Alfred Lleshi Në eventin bamirës “Cur in campo” në Foggia, shumë legjenda të Serie A zbarkuan në fushë për të mbështetur një kauzë të mirë. Mes tyre, si gjithmonë në qendër të vëmendjes ishte Francesco Totti, i cili, me pasime “no-look” dhe veprime teknike, dhuroi spektakël për publikun. Në konferencën për […]
Shqipëri-Serbi, kompanitë e basteve shohin favorite përfaqësuesen e Stojkoviç
Shqipëri-Serbi do të jetë me shumë gjasa një përballje direkte për kërkuar minimalisht vendin e dytë në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026. Një përballje e zjarrtë, aty ku politika dhe marrëdhëniet jo të mira kanë ndikuar edhe në të shkuarën në përplasjet në fushë, të cilat kulminacionin e tyre e paten në […]
“I vetmi shqiptar që do të bëjë tifo për Serbinë”, “Blic” vëmendje lidhjes mes komisarit teknik serb dhe përkthyesit shqiptar
Portali serb “Blic” i ka dedikuar një aritikull të plotë një episodi të këndshëm që mori jetë dje gjatë konferencës për shtyp të kombëtares serbe në “Air Albania”. Portali serb solli në fokus historinë miqësisë të vjetër mes komisarit teknik të Serbisë, Dragan Stojkoviç dhe përkthyesit, Pleurat Himaduna. Të dy ishin takuar për herë të […]
Materazzi: Kishim skuadrën më të fortë të Serie A, Interi shpërdoroi dy tituj kampioni
7 Qershor 2025 13:22 Alfred Lleshi I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi foli për Interin dhe largimin e Simone Inzaghit, i cili ka vendosur të lërë pankinën zikaltër dhe shkojë në Arabinë Saudite: “Nuk futem në meritat e zgjedhjeve, por them dy gjëra. E para është se duhet falënderuar […]
Opinion / Humbini të gjitha, veç na e jepni këtë kënaqësi sonte…
Nga çdo pikëpamje që ta shohësh, ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet sonte në “Arena Kombëtare”, nuk është thjesht një 90-minutësh futbolli. Është shumë më tepër. Është përballje emocionesh të mbledhura ndër vite. Është gjuhë e pashkruar e një historie të dhimbshme, por edhe krenare. Është thirrje e heshtur që del nga telat e shpirtit kolektiv […]
Interi zyrtarizon blerjen e Luis Henrique; shpë*thime dhe driblime në krahë për Chivu
Luis Henrique është lojtar i ri i Interit. Klubi zikaltër ka njoftuar zyrtarisht blerjen përfundimtare të sulmuesit anësor nga Olympique Marseille. I pajisur me shpejtësi të madhe, teknikë dhe aftësi në driblim, braziliani mund të luajë në disa pozicione, si anësor klasik apo si mbrojtës i avancuar, në të dyja krahët, djathtas dhe majtas. Një […]
Dita e Kombit, Shqipëria në duelin e historisë
Për të shkruar histori suksesi në futboll si komb. Për të ëndërruar për një vend në Botërorin 2026. Për të lënë pas fantazmat e Beogradit 2014…. Kjo është sfida me pritshmëri të madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë sot me fillim orën 20:45 në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë e vlefshme për Grupin K të kualifikuesëve […]
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët e Kupës së Botës 2026. Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Kur na ndajnë pak orë nga nisja e sfidës, Federata Shqiptare e […]
“Ti e ke gruan nga Serbia”! Gazetari serb provokon Berat Gjimshitin, ja si përgjigjet kapiteni ynë
Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Serbisë, në derbin e Ballkanit. Një ndeshje e cila do të ketë vëmendjen e të gjithë tifozëve shqiptarë, të cilët do të jenë mes tensionit të madh për 90 minuta në Air Albania. Nëse Serbisë i lejohet edhe një hap i gabuar në Air Albania, për […]
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani kërkon disi shpagim pasi nuk arriti të festonte trofeun e Champions. “Ishalla po fitoj këtë ndeshje që të harroj atë finale”, tha Asllani. Kjo është përballja më e rëndësishme për të ndjekur ëndrrën drejt Botërorit […]
Sfida me Serbinë, Sylvinho sakrifikon katër futbollistë
Katër futbollistë nuk do të kenë mundësi për të tentuar të marrin minuta ndaj Serbisë. Rregullat e UEFA-s kanë kushtëzuar teknikun Sylvinho dhe stafin e tij, duke sakrifikuar kështu futbollistë të prespektivës dhe tepër të talentuar për një përballje të tillë. Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti do e ndjekin këtë duel […]
“Milani duhet të rregullojë shumë gjëra, Napoli e nis kampionatin e ri si favorit”
Gjatë një interviste dhënë për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi kalendarin e Milanit, i cili nga java e pestë deri në të 13-ën do të përballet me 7 skuadrat më të mira të sezonit të kaluar: “Një tur përpjekjesh ekstreme, por me një avantazh. Kuqezinjtë nuk do të kenë angazhime […]
Zola: Kjo Itali më dhemb. Talentet ekzistojnë, por iu ndërpritet karriera 17-18 vjeç
I pranishëm në “Festivalin e Serie A”, Gianfranco Zola iu përgjigj disa pyetjeve nga skena, duke filluar me një vlerësim për titullin kampion të Napolit: “Kam qenë me fat shumë vite më parë që fitova titullin me Napolin. Edhe lojtarët aktualë kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke ia realizuar qytetit këtë ëndërr. Unë kisha […]
Sot Shqipëri-Serbi/ Tirana blindohet nga masat e rrepta të sigurisë
Masa të rrepta sigurie do të zbatohen për mbarëvajtjen e sfidës Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Në njoftimin e policisë thuhet se për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, është bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, […]
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF-tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie
Këtë të premte, 7 qershor, ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Grupin K, për eleminatorët e Kupës së Botës 2026. Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka kujtuar tifozëve […]
Ishin shokë ushtrie 41 vite më parë, bëri përkthyesin e Stojkovic në Tiranë. Historia e pabesueshme
Dragan Stojkoviç (Piksi) u prit në Tiranë si një superyll përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (e shtunë, ora 20:45). Një numër i madh gazetarësh vendas e pritën në konferencën për shtyp, ndërsa trajneri i përfaqësueses sonë iu përgjigj me respekt, madje foli në gjuhën shqipe dhe iu uroi festën e Bajramit të pranishmëve. Mes […]