Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur
Teksa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, udhëheqësit e partive të tjera të mëdha parlamentare kërkuan sërish votim të hapur për kryeparlamentar, pas takimeve ndaras që patën me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën. Osmani i priti Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, […]
Përgatitje për zgjedhjet lokale, Kosova shtyp 1.8 milion fletëvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahen më 12 tetor, të shtypen rreth 1 milion e 800 mijë fletëvotime. Ndërkaq, për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1 milionë e 250 mijë sosh. Lidhur me specifikat teknike për shtypjen e fletëvotimeve, […]
Turqi/ Tërmet 4.3 ballë në Bursa, lëkundjet ndihen dhe në Stamboll
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë goditi mesditën e së mërkurës (2 korrik) në rajonin Gemlik të Bursës. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në Gemlik, në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë Bursës, në të njëjtën zonë ku dje u regjistruan dy tërmete me […]
Situata politike në Kosovë/ Haradinaj takohet me presidenten Osmani: Të bëjmë gjithçka për t’i hapur rrugë konstituimit
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se partia që ai drejton do të do të bëjë gjithçka brenda kapacitetit politik dhe përfaqësues për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit. Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehu reagimin e tij pas takimit të zhvilluar sot me presidenten Vjosa Osmani. Ramush Haradinaj: […]
Qeveria greke propozon 13 orë punë në ditë, punëtorët: Do rrënohemi mendërisht e fizikisht
Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë (GSEE) ka reaguar me tone të ashpra ndaj një projektligji të ri të Ministrisë së Punës, i cili lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, duke e cilësuar atë si një kthim në një “epokë mesjetare” për të drejtat e punëtorëve. Sipas […]
Vendi po përjeton ’ferrin’, temperaturat priten të shkojnë në 43 gradë/ Meteorologët: Ja kur i nxehti arrin kulmin
Pas shumë ditësh me temperatura përvëluese mbi 40 gradë Celsius në qershorin e dytë më të nxehtë prej vitit 2010 bashkë me atë të vjetshmin, meteorologët grekë paralajmërojnë për një valë të re të nxehti prej fundit të kësaj jave dhe ditëve në vazhdim. Sipas tyre gjatë javës që vjen pritet një rritje e shpejtë […]
Ngërçi politik në Kosovë/Presidentja Osmani pret krerët e partive, Krasniqi: LVV-në e çojmë në Kushtetuese, ja shkeljet
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se LVV-ja po vepron në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij, e ndalon votimin e fshehtë të zgjedhjes së kryeparlamentarit, shkruan KosovaPress. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se e kanë gati lëndën për dërgim në Gjykatën Kushtetuese […]
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiqin?
Në kulmin e protestave masive kundër Qeverisë së Serbisë dhe kërkesave të qytetarëve për zgjedhje të parakohshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua sërish Rusisë. Vuçiq, më 30 qershor, falënderoi “miqtë rusë” – siç e quajti ai udhëheqjen e Moskës – për “mirëkuptimin”. Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, […]
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar. Çfarë po ndodh në Beograd?
Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë […]
Serbët hedhin kova me pleh jashtë zyrave të partisë së Vuçiç, protestat vijojnë në gjithë vendin
Protestuesit serbë kanë vijuar me revoltën dhe protestën e tyre ndërsa kësaj herë kanë vënë në shënjestër zyrat e Partisë Progresive Serbe, SNS në Vozhdovac të Beogradit. Nga pamjet e publikuara në zyrat e SNS janë hedhur kova me pleh. Plehu ishte shpërndarë përpara hyrjes së ndërtesës dhe muret e xhamat e zyrës. Ky veprim […]