Category: Politikë

  • Frida Mavriqi: “Fieri s’ka më rini, unë dua të punoj për qytetin ku të rinjtë nuk largohen”

    Frida Mavriqi: “Fieri s’ka më rini, unë dua të punoj për qytetin ku të rinjtë nuk largohen”

    Mbrëmë, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë “Mundësia”, Frida Mavriqi, drejtuese e qarkut të Fierit, dha një mesazh të fortë mbi largimin masiv të të rinjve.

    “Fieri po zbrazet çdo ditë. Të rinjtë po ikin nga mungesa e mundësive. Ne do ta ndalim këtë hemorragji dhe do t’u japim arsye për të ndërtuar të ardhmen këtu,” deklaroi ajo. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Frida Mavriqi theksoi se Partia “Mundësia” ka një plan konkret për zhvillimin ekonomik të Fierit, duke krijuar vende pune dhe investime që mbajnë të rinjtë në vendin e tyre.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ky event shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e “Mundësisë” drejt zgjedhjeve të 11 majit.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

    Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

    Klodian Tomorri/

    Grafiku më poshtë tregon rritjen reale të prodhimit bujqësor në tremujorin e katërt të 6 viteve të fundit. Ose më saktë rënen e tij. Baza krahasuese është vjetore, pra tremujori i katërt krahasuar me tremujorin e katërt të vitit parardhës.
    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, bujqësia shqiptare ka hyrë në një spirale të pandalshme rënie, duke shënuar tkurrje të prodhimit në pesë nga gjashtë tremujorët e fundit të vitit. Dhe shifrat e rënies janë të larta. Por çfarë do të thotë kjo?  Më poshtë, grafiku që tregon ndryshimin kumulativ të prodhimit bujqësor në vëllim.

    Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, bujqësia shqiptare prodhoi 17.8 për qind më pak prodhim se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018. Dhe efekti financiar i kësaj rënie është dramatik.

    Nëse çmimet e prodhimeve bujqësore do të fiksoheshin në vitin 2020 për të pastruar efektin e inflacionit, atëherë rezulton se familjet bujqësore të Shqipërisë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar fituan nga prodhimet e tyre 100 milionë euro më pak se sa fitonin në tremujorin e fundit të 6 viteve më parë.

     

    Duke qenë se familjet fermere janë përgjithësisht ato me të ardhurat më të ulëta, impakti social i kësaj rënie është dramatik. Të varfër që bëhen gjithmonë edhe më të varfër për shkak të shkatërrimit të sektorit nga i cili ata sigurojnë shumicën dërrmuese të të ardhurave të tyre.

    Dhe ky cikël i paprecedentë rënie, shtron natyrshëm një pyetje cinike. Edhe sa mandate i duhen qeverisë për të shfarosur totalisht bujqësinë shqiptare?

    Nëse merr për bazën trendin e mandatit të fundit, rezulton se në vitin 2030, atëherë kur Edi Rama premton se do t’u japë shqiptarëve pasaportën e BE-së, bujqësia shqiptare do të ishte gati sa gjysma e asaj të vitit 2018.

    Ky është një realitet distopik për shkak se ciklet e ekonomisë e bëjnë praktikisht të pamundur rënien e vazhdueshme të një sektori për një kohë të gjatë dhe kaq të thellë. Por po të shohësh atë që ka ndodhur me bujqësinë shqiptare në 7 vitet e fundit, misioni për të asgjësuar totalisht ekonominë rurale të vendit dhe fshatin nuk është aq i pamundur.

  • “Fermerët i kanë lënë pa asnjë mbështetje”, Bardhi: Për Belinda Ballukun s’ka asnjë rëndësi sakrifica e tyre

    “Fermerët i kanë lënë pa asnjë mbështetje”, Bardhi: Për Belinda Ballukun s’ka asnjë rëndësi sakrifica e tyre

    Drejtuesi Politik i Qarkut të Fierit Gazment Bardhi, ka publikuar disa nga pikat kryesore të programit Partisë Demokratike, për sektorin e bujqësisë.
    Teksa renditi pikat kryesore që shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerin, Bardhi u shpreh se për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve por vetëm fasada dhe premtimet boshe.
    Postimi i plotë:
    Për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve. Ata shohin vetëm pamjen e jashtme të produkteve shqiptare, ndërkohë që fermerët i kanë lënë vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike dhe produktet mbeten stok dhe të pa shitura. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013.

Për t`i dhënë fund kësaj situate dhe për të qenë çdo ditë në mbështetje të fermerëve, qeveria e PD pas 11 Majit do të:

 Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit.

    Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit, mbështetje direkte, subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT.
 TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti.
 Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos.
 Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë.
    Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqjes së ujitjes.
 Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve.

Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

  • Plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Orthodokse, Berisha akuzon Ramën: Ka ndryshime datash dhe vendimesh gjykate

    Plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Orthodokse, Berisha akuzon Ramën: Ka ndryshime datash dhe vendimesh gjykate

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një konference me gazetarët.
    Sipas Berishës, Rama ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 224 mijë metra katrorë tokë, duke përfshirë prona të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Shqiptare.
    “Rama ka përdorur emrin e mamasë dhe vëllait të tij për të grabitur prona me ndihmën e kushërinjve të tij. Historiku i tij si hajdut shtrihet në dekada”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se procesi për këto prona është i mbushur me falsifikime dhe shkelje ligjore.
    Ai shtoi se ka vendime gjyqësore të manipuluara, me data të ndryshuara dhe dokumente të falsifikuara për të legjitimuar atë që e cilësoi si një nga “plaçkitjet më të mëdha” ndaj pasurisë publike në vend.

    “Rikthehemi te një nga plaçkitjet më të mëdha, plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare duke i grabitur 224 mijë metra katrorë tokë nga më të çmuarat. Historiku i Edi Ramës, një hajdut i papërmbajtur, gjithë jetën e tij shtrihet në shumë dekada. Territoret janë publike ose territore të kishës. Ky është vërsulur si hajn i papërmbajtur drejt pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët i dinë, vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të 2013-ës”, tha ai.

  • “Asgjë e re nga Kryeministri i Andrrave n’beze”, vizita e Ramës, reagon Luçiano Boçi: Shkodra nuk nënshtrohet

    “Asgjë e re nga Kryeministri i Andrrave n’beze”, vizita e Ramës, reagon Luçiano Boçi: Shkodra nuk nënshtrohet

    Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Përmes rrjeteve të tij sociale, Boçi thotë se “Shkodra ka kohë që i ka kthyer shpinën”. Ai përcjell mesazhin se “Shkodra nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet”.

    “Bllokon. Shkatërron. Mashtron. Asgjë e re nga Kryeministri i Andrrave n’beze. Shkodra ka kohë që i ka kthyer shpinën. Këtë ia dëshmoi edhe sot. Me 11 Maj, Shkodra do t’i kthejë edhe kusurin. Ai që e ha turpin me bukë nuk ka kurajon të ballafaqohet me urtësinë e shkodranëve, por si sot, bën strucin. Lidhjen që kandidatët tanë kanë me Shkodrën dhe qytetarët, me përditshmërinë, profesionin dhe ndershmërinë, ai i quan palidhje sepse të vetmën lidhje ka me krimin, mashtrimin, varfërimin dhe papunësinë. Propagandës së tij i përgjigjemi me një program konkret, program emergjence sepse emergjente është edhe largimi i tij. Vota e qytetarëve do t’i kthejë mbrapsht Shkodrën, shkodranëve. Sepse Shkodra nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet. Më 11 Maj, për Shkodrën Madhështore.”, shkruan në komentin e tij për vizitën e kryeministrit Rama në Shkodër, drejtuesi politik i Qarkut Shkodër për PD, Luçiano Boçi.

    Continue Reading

  • VIDEO – “Të lirohen banorët e ndaluar”, protesta kundër ndërtimit të resortit në Velipojë, reagon PD Shkodër

    VIDEO – “Të lirohen banorët e ndaluar”, protesta kundër ndërtimit të resortit në Velipojë, reagon PD Shkodër

    Banorët e fshatit turistik Rrjoll të të Njësisë Administrative Velipoje kanë protestuar për të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit.
    Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i dhunës dhe i forcës nga ana e policisë në këtë rast është i patolerueshem, dhe i dënueshëm.

    Kerkojme lirimin e menjehershem te banorëve të ndaluar sepse kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.
    I bejmë thirrje policisë së Shkodres, drejtuesve të saj, të bëjnë detyrën në interes të qytetatarëve, të jenë në shërbim të tyre pasi paguhen nga taksat e qyetetarëve. I bëjmë thirrje policisë së Shkodrëa të ngrihet në lartësinë e duhur duke ofruar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë si dhe të lirojë menjëherë personat e ndaluar, dhe të vihet në sherbim të qytetarëve duke ju garantuar atyre të drejten e protestës. /Deklaratë për mediat e kryetares së PD- së Shkodër, Eliona SHKRELI/

    Continue Reading

  • VIDEO – Kryeministri Rama inspekton punimet në rrugën Zogaj- Shirokë, hyrjen e Shkodrës dhe shkollën “Ndre Mjeda”

    VIDEO – Kryeministri Rama inspekton punimet në rrugën Zogaj- Shirokë, hyrjen e Shkodrës dhe shkollën “Ndre Mjeda”

    Transformimi urban i Shkodrës është një rrugëtim që vijon me projekte të reja që zhvillohen paralelisht në rrugë, lagje dhe sheshe të qytetit. Shirokë-Zogaj, është një prej investimeve strategjike, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

    Rruga pritet të përfundojë në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik. Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku i nisi inspektimet e disa prej veprave publike nga ky kantier. Më pas, ai është ndalur edhe në hyrje të qytetit, ku ka nisur një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për Shkodrën.
    Kryeministri edi Rama në Shkodër në shkollën “Ndre Mjeda”, e cila nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilind nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreativen.

    Continue Reading

  • VIDEO – Prezantohet në Shkodër “Paketa e Maleve”, një thirrje për këdo që do të investojë në tokën e të parëve

    VIDEO – Prezantohet në Shkodër “Paketa e Maleve”, një thirrje për këdo që do të investojë në tokën e të parëve

    “Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.
    Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.
    
    Paketa e maleve u prezantua sot në një takim të zhvilluar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Kryetarët e bashkive të zonave veriore të vendit, sipërmarrës të ndryshëm, etj.
    Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

    Continue Reading

  • “Se kush është këneta, do të t’a tregojë Shkodra me 11 Maj”, vizita e Ramës, reagon kryetarja e PD- së…

    “Se kush është këneta, do të t’a tregojë Shkodra me 11 Maj”, vizita e Ramës, reagon kryetarja e PD- së…

    Rama erdhi sot në Shkodër në takimin e rradhës dhe në mungesë të argumentave bindës pse duhet shkodranët të votojnë Rilindjen e krimit, u mor me kandidatët e opozitës!
    I nderuar kryeministër në detyrë deri më 12 maj,
    Në fakt këneta e moçalisur fillon tek Ju, që jeni i njohur botërisht për skandalet korruptive, që jeni i vetmi kryeministër në botë që ministrat e kabinetit Tuaj, i kanë bërë qelitë e burgut si shtëpitë e tyre.
    Ju, kryeministër në detyrë deri në zgjedhje, jeni modeli i kënetës së moçalisur të pazareve Tuaja me mafian dhe krimin e organizuar vetëm për pushtet dhe për të mbajtur ‘zap’ një shtet të tërë sepse egoja e sëmurë të ka kaluar përtej delirit!
    Këneta e moçalisur, është qeverisja Juaj me hajdutët Tuaj të pushtetshëm, të cilët kanë grabitur shqiptarët dhe Shqipërinë përmes tenderave dhe aferave korruptive. Ju, kryeministër në detyrë deri me 12 maj, kryesoni kënetën e zullumeve të të zgjedhurve Tuaj që këtë kënetën për të cilën flisni, e kanë zgjeruar aq shumë sa Shqipëria po ‘mbytet’ nga varfëria dhe mjerimi ku e keni katandisur që nga vitit 2013 e deri më sot!Pjesë e kënetës Tuaj për të cilën flisni, është edhe ortaku Juaj, i deleguari Juaj politik, Beci i Spak-ut, i cili vazhdon të jetë nën hetim dhe me gjasa shumë shpejt do përfundojë aty ku e ka vëndin dhe ku Ju personalisht i keni çuar të gjithë të tjerët bashkë, për të shpëtuar “kokën” Tuaj, i keni bërë ‘mish për top’, por mirë e kanë përderisa ju nënshtrohen deri aty sa të humbasin lirinë dhe të shpërfytyrojnë qënien e tyre njerëzore.
    Për këneta mos fol sepse këneta që Ju keni krijuar me të zgjedhurit Tuaj është fatkeqësia më e madhe e këtij shteti që nga epoka komuniste e paraardhësve Tuaj.
    “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka emra të nderuar, të familjeve të nderuara shkodrane e të trevave të tjera të Qarkut Shkodër. Asnjëri nga ato zonja e zotërinj nuk kanë bashkëpunuar kurrë me krimin dhe bandat sikurse Elisa dhe Benetiani Juaj vetëm për të grabitur pushtetin e pamerituar Tëndin e të hajdutëve të Tu!
    Përpara se të merresh me kandidatët e nderuar të opozitës, jepi llogari Shkodrës për investitorët e tu strategjikë që kanë grabitur pronat në Rrjoll të Velipojës, jepi llogari Shkodrës pse në 12 vite nuk realizove autostradën Milot-Shkodër, jepi llogari Shkodrës për objektet që i keni shembur dhe akoma nuk keni dëmshpërblyer të dëmtuarit, jepi llogari Shkodrës për rrenat që i keni servirur Ju prej 12 vjetësh dhe Benetiani Yt si model mashtrimi prej 2 vitesh, jepi llogari Shkodrës për drejtoritë që ia ke hequr kryeqëndrës Veriore, Shkodrës dhe i ke transferuar në Lezhë, Tiranë e Rrëshen. Jepi llogari Shkodrës për rendin e sigurinë e munguar, jepi llogari Shkodrës për rrenën mbi terminalin e autobusëve, jepi llogari Shkodrës për varfërinë dhe mjerimin që i ke mbjellë në çdo fshat e qytet, jepi llogari Shkodrës për autostradat veriore që i ke bërë të gjitha me pagesë ndryshe nga ato të Jugut, jepi llogari Shkodrës për diskriminimin që i ke bërë prej 12 vitesh etj etj…
    Se kush është këneta, do të t’a tregojë Shkodra me 11 Maj, kur Ti dhe Benetiani Yt do jeni humbësit e moçalit të zi që keni krijuar në Shkodër!Shkodra voton “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”! Fitorja fillon ng Shkodra. Shkodra voton numrin 1. /Nga Eliona SHKRELI, kryetare e PD- së, publikuar në Facebook/

    Continue Reading

  • “Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike”, u emërua drejtore e ISHSH Shkodër, reagon Elda Drabeja

    “Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike”, u emërua drejtore e ISHSH Shkodër, reagon Elda Drabeja

    Elda Drabeja është emëruar drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për Shkodrën. Më herët, ajo ka qenë inspektore po në këtë inspektoriat. Ajo zëvendësoi Gjergj Sokolin, përfaqësues i PSD- së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.
    Përmes një reagimi i rrjetet sociale, ajo sqaron se e vetmja parti që ka aderuar, që në moshë të re, është Partia Socialiste, duke i kthyer përgjigje kështu aludimeve të përhapura në formën e lajmeve.
    REAGIMI I ELDA DRABEJA
    Duke marrë shkas nga disa lajme të publikuara së fundmi, dua të sqaroj publikisht se e vetmja parti politike ku kam aderuar ndonjëherë ka qenë Partia Socialiste, dhe kjo në një moshë të re, kur kam qenë e angazhuar me strukturat rinore. Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike, me besimin e plotë se është e vetmja forcë që do të punojë për të ardhmen e Shkodrës dhe zhvillimin e saj.
    Pavarësisht spekulimeve, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa detyra që më është besuar dhe përmbushja e saj me përkushtim dhe profesionalizëm. Në pozicionin tim aktual, fokusi im i vetëm është të sigurojmë një shërbim cilësor dhe dinjitoz për qytetarët, duke qenë pranë tyre dhe duke iu përgjigjur nevojave të tyre me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon kjo detyrë.
    Elda Drabeja

    Continue Reading

  • “Kjo është skandaloze”, Këlliçi denoncon krimin zgjedhor të Ramës: Ambasada pagoi takimin në Kretë

    “Kjo është skandaloze”, Këlliçi denoncon krimin zgjedhor të Ramës: Ambasada pagoi takimin në Kretë

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kryen krim zgjedhor. Këlliçi deklaroi se Rama po përdor pushtetin e tij dhe se është rast i një korrupsioni të shfrenuar qeveritar.
    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se një media greke ka konstatuar kryerjen e një pagese nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, për zhvillimin e një takimi elektoral në Hania të Kretës.
    Këlliçi shprehet se kjo është skandaloze, jo vetëm sepse ndodh haptazi, por edhe për arsye se është krim zgjedhor dhe si i tillë duhet dënuar.
    “Edi Rama kryen krim zgjedhor!
    Nën peshën e rëndë të korrupsionit të shfrenuar qeveritar, kreu i organizatës vazhdon të përdorë gjithë pushtetin e tij, duke abuzuar dhe kryer krim zgjedhor, pa u shqetësuar aspak!
    Media greke “Zarpaneës” konstaton se ambasada e Shqipërisë në Greqi ka kryer pagesën e një salle, në të cilën Edi Rama zhvillon takim elektoral.
    Kjo është skandaloze, dhe jo vetëm pse ndodh kaq haptaz, por akoma më shumë…
    Është krim zgjedhor, dhe si i tillë duhet dënuar!!!
    Task Forcën e SPAK për krimet zgjedhore e ka parë njeri ku është?!”,-shkruan Këlliçi.
     

  • “Politikani më i urryer në Shqipëri”, Jakaj reagon për kandidimin e Metës: Berisha dhe Rama janë dy politikanët që..

    “Politikani më i urryer në Shqipëri”, Jakaj reagon për kandidimin e Metës: Berisha dhe Rama janë dy politikanët që..

    Sekretari për diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj, ka komentuar kandidimin e kreut të PL Ilir Meta në listën e hapur të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
    I ftuar ditën e sotme në  një emision televiziv Jakaj tha se Meta doli vet në listë të hapur, pasi është kundër listave të mbyllura.
    Sipas tij, kreu i PL ka mbështetje dhe do të marr vota edhe pse është në burg.
    ‘Meta është ndër personalitet politike, ndër më të votuarit në PL për koherencën që ka pasur. Faktet flasin vet prej 34 vitesh është më i votuari në Shqipëri dhe është mbështetur masivisht. Meta vet ka qenë kundër listave të mbyllura, ai prandaj doli në listë të hapur edhe pse është është në izolim. Ne jemi në një koalicion të gjerë dhe drejtuesit janë të penalizuar, Berisha është nën hetim, u mbajt  nën arrest shtëpie, Meta i marr peng dhe i izoluar dhe i gjithë ky panik që ka rilindja do të kthehet në votë masive për opozitën’, tha ai.

    I pyetur se nëse Meta do të jap dorëheqjen nëse nuk merr mandatin në Tiranë, Jakaj u shpreh se kreu i PL e ka të sigurt mandatin.
    ‘Mandati i Metës është i sigurt në Tiranë, por edhe disa mandate të tjera në lista të hapura. Ne synojmë që të kapim 20 mandate në listë të hapur në Tiranë. Metën do ta votojnë edhe demokratë që i japin rëndësinë e duhur demokracisë në vend. Meta është i marr peng dhe i izoluar ca prove prish ai, mblidh provat dhe dënoje, por s’mund ta marrësh peng në mes të rrugës, pasi ai është kryetari i një partie’, tha ai.
    Sa i përket deklaratave të Berishës se do të shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, ai tha se do tëketë reformim dhe jo shkrirje.
    ‘SPAK nuk do shkrihet por do të reformohet. Berisha nuk ka thënë që do të shkrihet, por do të ketë një reformim. PL nuk jep votë për shkrirjen e SPAK’, tha ai.
    Teksa u ndal tek kthimi i ekspertëve amerikan në SPAK, ai tha se kjo është diçka normale.
    ‘Ardhja dhe largimi është punë e përhershme e tyre, pra që të asistojnë në SPAK. Po këtu ka gjyqtarë të dhe prokuror të ndershëm dhe ka edhe nga ata që janë bërë ushtar të partisë në pushtet për të dëmtuar fushatën e opozitës. Ju e shihni retorikën e kryeministri që thotë i dhamë shpatën drejtësisë që të godas dhe asnjë zyrtarë socialist i lartë nuk është goditur pa urdhrin e Ramës. Po drejtësia bënë veprime selektive’, tha ai.
    Ndërkohë, gazetari Anri Bala i pyetur nëse Meta duhet të jap dorëheqjen nëse nuk merr mandatin, ai tha se kjo i takon vet Metës. Ai tha se kandidimi i Metës në këtë zgjedhje është edhe për të dal nga arresti me burg.
    ‘Ajo i takon atij dhe anëtarësisë. Por në 2021 PD nuk ka favorizoi, a mund të ekzistojë për të njëjtën arsye sepse politika s’ka moral që Berisha me Ramën të bëjnë një pakt dhe PL të ketë rrjedhje votash. Kandidimi i Metës është edhe për të dal nga arresti me burg dhe të jetë deputet i parlamentit. Përveç Berishës në PD nuk ka ndonjë dashuri të madhe për Metën, i vetmi që e ka mbajtur Metën afër është Berisha’, tha ai.
    Bala tha se fushata e PL përqendrohet tek fushata e Metës në burg. Sipas tij, Meta del dobët në çdo sondazh.
    ‘Kandidimi i tij nga qelia në listë të hapur është një kosto e madhe për të, sepse përpos luftës që ka me drejtësinë, ai është i vetmi opozitar që është brenda në qeli. Berisha ishte në arrest shtëpi dhe tani është në gjendje të lirë. Unë besoj se Meta diçka di për partinë e tij dhe e di se sa numra ka. Ata të vetët ai i ka. Si i ka Berisha. Por më shumë fushata e PL përqendrohet tek fushata e Metës në burg. Ne nuk kemi gjë kundër Metës por ka një perceptim publik pavarsisht se ai ka votuesit e tij, ai përcaktohet si politikani më i urryer në Shqipëri’, tha ai.
     

  • ‘Lezha në hije për 12 vite’, Gjekmarkaj: Nevojë për një udhëheqje të re

    ‘Lezha në hije për 12 vite’, Gjekmarkaj: Nevojë për një udhëheqje të re

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Lezhën, Agron Gjekmarkaj, ka shpërndarë një status në Facebook ku ka kritikuar ashpër qeverisjen e Rilindjes dhe ka theksuar nevojën për një ndryshim të madh në qytetin e Lezhës. Ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin Partinë Demokratike, duke përmendur se Lezha ka mbetur në hije gjatë 12 viteve të qeverisjes aktuale.
    Gjekmarkaj ka përmendur disa nga dështimet më të mëdha të qeverisë, duke përfshirë sektorët e bujqësisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit. Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si një “dështim të madh” dhe premtoi një plan emergjent për të nxjerrë Lezhën nga kolapsi.
    Po ashtu, ai kritikoi qeverinë për politikat diskriminuese dhe për dështimin në mbështetje ndaj qytetarëve pas tërmetit, si dhe për mungesën e investimeve në infrastrukturën e qytetit, duke theksuar se Lezha është e mbytur nga trafiku dhe kaos në rrugët nacionale, si dhe për keqmenaxhimin e rrugës Milot-Balldren.
    Në postimin e tij, Gjekmarkaj u shpreh se Partia Demokratike është e gatshme të rikthejë shpresën dhe drejtësinë në qytet me dy kandidatët e saj të angazhuar, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni. Ai theksoi se Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj.

  • “Zgjedhjet e 11 majit do të shuhen për Saliun”, Gjuzi denoncon: Berisha ka emra të Soros në listën e tij, Trump e ka…

    “Zgjedhjet e 11 majit do të shuhen për Saliun”, Gjuzi denoncon: Berisha ka emra të Soros në listën e tij, Trump e ka…

    Në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së së Sali Berishës ka shumë emra që janë të Soros dhe për këtë është informuar edhe presidenti amerikan Donald Trump.

    Kështu u shpreh sot në  një studio televizive, kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, teksa shtoi se rotacioni më 11 maj do ndodhte dhe pavarësisht listës Berisha do fitonte.
    I ftuari tjetër në Skype nga Italia, ishte ish-deputeti ‘kaubojs’ Eduart Ndocaj, aktualisht kandidat i Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës për qarkun e Lezhës, i cili apeloi që SPAK të hetonte krimet e Berishës që nga ngjarja e 2 prillit në Shkodër dhe deri te aksidenti misterioz i Sokol Olldashit.
    I pyetur nga moderatori Arbër Hitaj për zhvillimet e fundit politike dhe ngacmimet ironike të kryeministrit Edi Rama, Gjuzi tha:
    “Të them unë që Rama nuk di të ngasë makinën, prapë është e ditur. Në dy raste që deshëm t’ia mësonim atij në qendër të Tiranës, nuk pranoi. Se kemi luajtur edhe basketboll me të. Në Fushë-Elbasan po bën pistë për Formula 1, ka shumë familje Gjuzi atje. Një njeri që nuk i jep makinës bën pistë për makina, është gjë e emirë që bën pistë atje. I them Ramës që të bëhet njëherë Jezu Krisht, e ka shansin për t’u bërë, me këtë rast uroj edhe besimtarët myslimanë për Bajramin. Unë mendoj se Rama ka nevojë për një vakancë, Ali Baba me 44 hajdutë t’i them unë atij, janë pak, se i ka 44 të akuzuar. Derr me këmbët e veta, në SPAK, jo thotë i morën telefonin për të riparuar.
    Unë kam marrë vaporin me 13 mijë emigrantë, e kam çuar në Brindisi nga Vlora, ai thotë të dalë unë në det të hapur! Nuk kam nevojë të dal në det të hapur, pastaj unë dola në Parlament hapur”, i përgjigjet Gjuzi kryeministrit Rama.
    Kurse për kreun e Koalicionit Euroatlantik dhe pyetjes pse u largua nga aleanca me Lulzim Bashën, Gjuzi, i cili nuk është kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, tha:
    “Basha bëri një tryezë dhe pastaj e harroi telefonin e Gjuzit. Të gjithë e mbajnë mend telefonin e papërgjueshëm të Gjuzit, ata që kanë Enchrochat e dinë, ku ka telefon të papërgjueshëm, hë Ramë, Sateliti 1, Sateliti 2 (ironizon kryeministrin). Ne duam zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme. Doli lajmi se salla në Greqi është paguar nga ambasada, nëse s’është e sigurt kërkoj falje. Basha 23 parti politike i kishte në tavolinë dhe nuk i afroi, nuk i mori dhe i ikën të gjithë. Doktori të kthen mesazh, të merr në telefon”.
    Kurse për video-postimet virtuale dhe ‘dissing’ Rama-Basha dha koment të koduar.
    “Edhe Basha dhe Rama kanë nga një video që s’duhet t’u dalë video, ndaj i kanë qejf videot”, u shpreh ai.
    Gjuzi kujtoi se arrestimet e bujshme i kishte parathënë pa ndodhur, teksa kërkoi që Rama të largohet vetë. Teksa parashikon të paktën një fitore me 71 mandate të “Shqipërisë Madhështore”, ai vë theksin edhe tek prezenca e shumë emrave të Soros në listën e Berishës, për të cilët është shumë kritik.
    “Ilir Meta është prapa hekurave, e kam thënë që nga Elbasani dhe në seancë, jep dorëheqjen i kam thënë. Edhe Veliajt i kam thënë, më vjen keq për mënyrën si është bërë, se isha kundër burgosjes, i kanë hequr edhe telefonin. Kurse Basha nuk hap telefonin, ai shmanget, i kam thënë, por kur s’merr në telefon. Në listën e Berishës ka persona të Sorosit, e ka marrë vesh edhe presidenti Donald Trump, ai që ishte prezent tha se ka pësuar një alergji të rëndë Trump. Doktor Berisha në dy raste më ka shpëtuar jetën. 77 mandate doktori i merr, por ka emra të Sorosit brenda. Por synojmë të paktën 71 mandate. I them Ramës që të ushtrojë tranzicionin e qeverisjes, t’i thotë Begajt të ushtrojë të drejtën e faljes, që të mos shkojë në SPAK”, tha Gjuzi.
     
     

  • Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon ‘armën’ më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj

    Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon ‘armën’ më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti përshkroi sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”.
    Në një lidhje direkte për një emision televiziv, Alimehmeti renditi armët më të forta të opozitës në këto zgjedhje përballë PS që ka fituar 3 mandate.
    Ai komentoi gjithashtu edhe sfidat që opozita do të ketë për të fituar besimin e skeptikëve dhe për të arritur rezultate konkrete në zgjedhjet e ardhshme.
     Intervista e plotë:
    PD prezantoi sot sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”; a funksionon në Shqipëri ky slogan i huazuar nga amerikanët dhe fushata e Trump, “Make America Great Again”?
    Alimehmeti: Ne duhet ta shohim këtë slogan se si mund të jetë. Por si mund ta përshkruajmë, është që një shqiptar të jetojë në Shqipëri me dinjitet, me kokën lartë, të bëjë një jetë dinjitoze dhe që Shqipëria mos ta shohë vendet e tjera të rajonit nga bishti, por të jemi lider. Shqiptari të ketë vendin e vet dinjitoz brenda Ballkanit.
    Cila është arma më e fortë e opozitës në këtë fushatë zgjedhore, përballë një kryeministri që ka fituar 3 mandate?
    Alimehmeti: Ju e dini fare mirë se si kanë shkuar zgjedhjet e kaluara dhe se çfarë raportesh ka me OSBE/ODHIR. Ne e dimë se si funksionon, i kemi politikat të qarta pro familjare dhe jo politika të tipit prindi 1, prindi 2. Jemi të qartë që nëse kemi një person që është ekonomikisht i mbështetur, ai mund të ngritë një familje, mund të mbështet mosha e tretë. Ndaj çdo mandat që ka fituar Rama, grupi i emigrantëve që kanë shkuar jashtë është rritur.
    Çfarë mesazhi do t’u çoni skeptikëve, që thonë se PD nuk merr mandate përtej listës së mbyllur? Ju vetë garoni në listën e hapur në Tiranë
    Alimehmeti: Skeptikët përgjigjen do e marrin në 11 maj. Unë do i ftoj ata të mendojnë për veten e tyre më parë. Janë aty ku i keni familjarët apo janë larguar, kanë ikur nga Shqipëria. Ekonomikisht si jeni? Jeni të vjedhur apo jeni të pasuruar? Këto pyetje duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit shqiptarët. Nëse PS i merr këto zgjedhje, sepse nuk i fiton, i merr, atëherë ky vend nuk ka më shpresë. Do votojmë Partinë Demokratike më 11 maj.
    Grupi i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës i dërgoi një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës. Cilat janë shkeljet që ju keni konstatuar?
    Alimehmeti: Është antikushtetutshmëri madhore. Kryeministri nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë në pushtetin vendor. Janë të pavarura me Kushtetutë. Kjo është shkelje direkte e kryeministrit. Po letra e Anduela Ristanit, ku është firmosur? Ku është shkresa?

  • ‘Berisha duhet të ishte në burg dhe jo në fushatë’, Ndocaj: Anti-shqiptar, të hetohen krimet e tij që nga 1991

    ‘Berisha duhet të ishte në burg dhe jo në fushatë’, Ndocaj: Anti-shqiptar, të hetohen krimet e tij që nga 1991

    Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka kritikuar ashpër kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se ai duhet të ishte në burg për veprimtarinë e tij dhe jo në fushatë elektorale. Gjatë një emisioni televiziv, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetonte të gjithë veprimtarinë e Berishës, duke përmendur disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë vrasjet e 2 prillit në Shkodër, Gërdecin, 21 janarin dhe furnizimin e makinerisë ushtarake të Millosheviçit me naftë kundër Kosovës.
    Ndocaj ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, është përballë dy figurave intrigante, si Rama dhe Berisha, ku njëri premton pasaportë për BE dhe tjetri do të “shkrijë” SPAK-un. Sipas Ndocajt, fitorja e këtyre dy figurave do të nënkuptonte fundin e Shqipërisë dhe një rritje të emigracionit.
    Ai ka theksuar se Berisha është një nga njerzit më antikosovarë, duke e akuzuar atë për veprime që dëmtoi interesat e Kosovës gjatë luftës, duke furnizuar makinerinë serbe me naftë. Gjithashtu, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetojë gjithashtu aksidentin misterioz të Sokol Olldashit në vitin 2013 dhe të hulumtojë veprimtarinë e Berishës për tre dekada, duke nisur nga ngjarjet e 2 prillit në Shkodër.
    Ai e ka përfunduar intervistën duke apeluar për drejtësi dhe hetim të plotë mbi këto ngjarje, për të siguruar që të bëhet drejtësi për qytetarët shqiptarë.

  • Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncon: Reforma në Drejtësi e hartuar në fshehtësi nga fondacioni i Sorosit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncon: Reforma në Drejtësi e hartuar në fshehtësi nga fondacioni i Sorosit

    Kreu demokrat Sali Berisha, në një tryezë diskutimi për Reformën në Drejtësi, është shprehur se kjo e fundit është projektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.
    Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.
    Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
    Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
    Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
    Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
    Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
    E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
    Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
    Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
    Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

  • ‘Të futen të rinjtë në sistemin e drejtësisë’, Berisha: Po shtohet numri i dosjeve

    ‘Të futen të rinjtë në sistemin e drejtësisë’, Berisha: Po shtohet numri i dosjeve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të dosjeve të pazgjidhura në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë një tryeze diskutimi mbi Reformën në Drejtësi, Berisha tha se numri i çështjeve gjyqësore është rritur nga 130 mijë në 150 mijë dhe se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren masa.
    Një nga problemet kryesore, sipas Berishës, është mungesa e të rinjve në sistemin e drejtësisë, për shkak të një barriere burokratike të quajtur “shkolla Rakipi”. Ai e cilësoi këtë shkollë si një mekanizëm që pengon të diplomuarit në drejtësi të bëhen gjykatës apo prokurorë.
    “Sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në sistemin e drejtësisë. Jo, sepse duhet të kalojnë shkollën Rakipi, që është simbol i një mafieje në sistemin e drejtësisë. Dhe nëse nuk hyjnë aty, nuk mund të punojnë as prokurorë, as gjykatës.”
    Berisha theksoi se për të shmangur kaosin në sistemin e drejtësisë, duhet të lehtësohet hyrja e të rinjve të kualifikuar në këtë fushë, në mënyrë që të përballohet fluksi i madh i dosjeve të grumbulluara ndër vite.
    “Do rrimë kështu të presim? Jo mor zotëri. Dosjet po rriten nga viti në vit. Kanë qenë 130 mijë, tani janë 150 mijë.”
    Ish-kryeministri bëri thirrje për ndryshime të menjëhershme në procesin e rekrutimit në drejtësi, duke e cilësuar reformën aktuale si të dështuar dhe të kapur nga interesa të ngushta.

  • Kandidon në listë të hapur në Tiranë, Gjylameti: Fushata me sfida, gratë përballen me më shumë vështirësi

    Kandidon në listë të hapur në Tiranë, Gjylameti: Fushata me sfida, gratë përballen me më shumë vështirësi

    Kandidatja e Partisë Socialiste në listat e hapura për qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, ka folur mbi sfidat e një gare elektorale, duke theksuar se gratë përballen me më shumë vështirësi gjatë një fushate.
    Në një prononcim për mediat, Gjylameti tha se sistemi i listave të hapura e bën edhe më të ndërlikuar fushatën, pasi kandidatët duhet të punojnë në të gjithë qarkun për të siguruar votat individualisht.
    “Nuk është e thjeshtë të bësh fushatë, jo vetëm si pjesë e listës së hapur, por edhe si grua. Nuk ka beteja elektorale të lehta dhe nuk është një proces automatik. Duhet të japësh llogari për çfarë ke bërë dhe të fitosh besimin për atë që do të bësh.”
    Gjylameti shtoi se puna e saj e gjatë në Partinë Socialiste i ka dhënë mundësinë të krijojë lidhje të shumta me qytetarët, të cilat mund të përkthehen në mbështetje elektorale.
    “Puna më ka bërë të njoh shumë njerëz dhe jam mirënjohëse për mbështetjen e tyre. Besoj se kam lënë një emër të mirë, që mund ta kthej në një mbështetje për veten time në këto zgjedhje.”
    Kandidatja socialiste u shpreh optimiste për rezultatin e fushatës dhe theksoi se synimi i saj është të vijojë angazhimin për qytetarët e Tiranës.

  • ‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

    ‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

    Kandidatja e Partisë së Lirisë për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Erisa Xhixho, e ka quajtur qesharak dhe aspak dinjitoz bonusin e dhënë nga qeveria për pensionistët këtë vit. Sipas saj, vëmendja e qeverisë ndaj kësaj shtrese ka qenë minimale, pavarësisht mbështetjes që ajo i ka dhënë ndër vite Partisë Socialiste.
    Xhixho e cilësoi indeksimin prej 4.1% si një ndihmë të papërfillshme, duke theksuar se kjo përkthehet në vetëm “një panine në ditë”. Ajo krahasoi situatën me Kosovën, ku pensioni mesatar është 340 euro, ndërsa në Shqipëri mbetet në nivelin e ulët prej 160 eurosh.
    Ajo gjithashtu kritikoi heqjen e disa ilaçeve nga lista e barnave të rimbursueshme për pensionistët dhe akuzoi qeverinë për mungesën e një politike të qartë në favor të tyre. Sipas Xhixhos, Partia e Lirisë synon të zbatojë një reformë të thellë në sistemin e pensioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe dinjitoz për këtë kategori qytetarësh.