Category: Politikë

  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në burg

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në burg

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.

    Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

    Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • “Kjo situatë nuk mund të pranohet”/ Zgjedhjet, reagon Salianji: Protestat janë të domosdoshme

    “Kjo situatë nuk mund të pranohet”/ Zgjedhjet, reagon Salianji: Protestat janë të domosdoshme

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku thekon se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta.
    Salianji shprehet se përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
    Ai thekson se kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet dhe se protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
    Reagimi i plotë:
    Reagimi i Salianjit:
    Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!
    Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën.
    Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
    Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
    Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.

  • Rama vijon me emërimet dhe shkarkimet në Qeveri, zbardhet vendimi

    Rama vijon me emërimet dhe shkarkimet në Qeveri, zbardhet vendimi

    Këshilli i Ministrave ka vijuar me emërimin e zv.ministrave të rinj
    Gjithashtu, Elda Xhumari është emëruar zëvendësministre e Mjedisit. Ndërsa, zv.ministri i Bujqsisë Roland Kristo është lriuara nga kjo detyrë.
    Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

  • “Vijojmë”/ Kryeministri Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet e rradhës

    “Vijojmë”/ Kryeministri Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet e rradhës

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë ka vijuar edhe sot.
    Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjen e subjektëve të ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
    “Vijojmë”, shkroi Rama krah videos së publikuar. Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik.
    Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.

  • Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ankimimin e Ilir Metës

    Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ankimimin e Ilir Metës

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.
    Apeli vendosi mospranim të ankimit nga ana e avokatëve të Presidentit të Partisë së Lirisë.
    Kreu i PL do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

  • Raporti i OSBE-së/ Salianji thirrje për reagim: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

    Raporti i OSBE-së/ Salianji thirrje për reagim: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Përmes një mesazhi në Facebook, Salianji theksoi se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira.
    Ai shtoi se; ‘Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet’.
    REAGIMI: 
    Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën. Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.

  • Politikë Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?

    Politikë Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?

    Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Vendor, Ervin dhe ajo e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve, e miratuar në fillim të këtij viti dhe që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit.
    Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare duke i kritikuar për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
    “E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.
    Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, tha Rama.
    Rama gjithashtu ka urdhëruar ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet.
    “Duhet të ngrini një task forcë në çdo bashki me 3 persona që t’i rrinë pronto njerëzve që shprehin interesin. 500 të parët që do të marrin kontratën 10 vite nuk do të paguajnë asnjë lloj takse. Duhet t’i ndihmoni të jenë të 500 të parët”, tha Rama.

  • Ndryshime në strukturën e ekzekutivit/ Qeveria emëron zëvendësministrat e rinj! Ja kush lirohet nga detyra

    Ndryshime në strukturën e ekzekutivit/ Qeveria emëron zëvendësministrat e rinj! Ja kush lirohet nga detyra

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në strukturën e ekzekutivit, duke bërë lëvizje në disa poste drejtuese. 
    Me vendim të ri, Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa janë emëruar tre zëvendësministra të rinj. 
    Herida Duro merr detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Elda Xhumari emërohet zëvendësministër e Mjedisit, ndërsa Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

  • Berisha për “Paketën e Maleve”: Plaçkitje! Rama s’mund të mbulojë armiqësinë e tij ndaj zonave malore

    Berisha për “Paketën e Maleve”: Plaçkitje! Rama s’mund të mbulojë armiqësinë e tij ndaj zonave malore

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj nismës qeveritare “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar atë si “një plaçkitje të madhe” dhe një skemë që rrezikon të ndezë konflikte për pronat në zonat malore të vendit.
    Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes kësaj pakete, “po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes” në veri të vendit dhe në komunitetet malore, duke injoruar pronësinë e banorëve lokalë mbi tokat që, sipas tij, janë trashëgimore dhe komunale.
    “Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore. Në vitin 2012, ne miratuam ligjin që përjashtonte për tetë vite nga taksat investimet në zonat malore, por askujt nuk i merrej asnjë centimetër tokë. Ai që donte të investonte, merrej vesh me pronarët. Ky po bën të kundërtën”, tha Berisha.
    Lideri i opozitës i bëri thirrje të drejtpërdrejtë investitorëve që të mos ndërhyjnë në pronat e komuniteteve lokale pa pëlqimin e tyre.
    “Unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit. Nuk ka moral të rrëmbesh tokën e tjetrit. Edhe ajo që është komunale është pronë e komunitetit dhe pa ujdinë e tij nuk mund të prekësh asnjë centimetër,” theksoi Berisha.

  • Berisha kundër “Paketës së Maleve”: Ftoj investitorët të mos prekin tokën e tjetrit

    Berisha kundër “Paketës së Maleve”: Ftoj investitorët të mos prekin tokën e tjetrit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë kritik ndaj “Paketës së Maleve” të prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se kjo nismë do të mbjellë armiqësi dhe vëllavrasje.
    Berisha: Tani, për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet.  Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim për 8 vite nga taksat.
    Por nuk autorizonim veten që të merrnim qoftë edhe një centimetër tokë nga dikush. Pra, ai që do bënte investimin, problemin do e zgjidhte me pronarët. Kështu që me këtë që po bën, vetëm po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes. Dhe unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit.

    Berisha pranoi se duhet të ketë një plan dhe askush num mund të ndërtojë aty ku do.
    Berisha: Sigurisht duhet të ketë plan dhe sigurisht askush nuk mund të ndërtojë kudo që do. Jo. Se duhet menduar perspektiva. Ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë me stane guri. Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujin, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitet. Pra, po ta marrësh kështu një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo. Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë./vizionplus.tv