Category: Politikë

  • ‘Gjinia’ hap debat! PD: Ekzistojnë dy, që në lindje! PS kundër: Jo më vetëm “burrë” dhe “grua”

    ‘Gjinia’ hap debat! PD: Ekzistojnë dy, që në lindje! PS kundër: Jo më vetëm “burrë” dhe “grua”

    mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë

    TIRANË-Opozita dhe mazhoranca duket se nuk e kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët në lidhje me projektligjet e hedhura në diskutim. Konkretisht, Partia Demokratike kërkon të mos lejohet ndryshimi i gjinisë, ndërsa socialistët e konsiderojnë absurd. Sipas PS ligji aktual nuk njeh gjini të ndryshuar, vetëm atë që në lindje femër ose mashkull dhe duhet ndryshuar
    “Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të cilat janë biologjikisht të pandryshueshme që nga momenti i lindjes”, shkruhet në amendamentin e kërkuar, por në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale socialistët votuan kundër dhe drafti i firmosur nga 34 deputetë të PD nuk kaloi as në parim.
    Kryetari i këtij komisioni, Bardh Spahia kërkoi edhe nga deputetët e mazhorancës që ky projektligj të merret në konsideratë për rëndësinë që sjellë në plotësimin e kuadrit ligjor të brendshëm për të ofruar garanci shtesë në mbrojtjen e familjes, dinjitetin njerëzor dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
    Mes socialistëve u hodh propozimi që të mos ketë kufizim ligjor vetëm në “burrë” dhe “grua” pasi përjashton qytetarë që nuk identifikohen me këto kategori, si personat interseks, jo-binarë apo transgjinorë.
    “Një shtet që njeh më shumë se dy kategori gjinore është më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më në përputhje me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Shumë vende kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim, kanë futur opsionin X ose jo binar në dokumente zyrtare”, u shpreh Enriketa Jaho, deputete e PS.
    Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se gjinia është një kategori biologjike e përcaktuar shkencërisht dhe nuk duhet të ngatërrohet me orientimin seksual. Duke iu referuar pyetjeve të Shalsit, (përfshi  interseksin) Shehu tha se, “deformimet nga norma”  duhen trajtuar nga shkenca mjekësore, por nuk mund të përmbysin, në interpretimin e tij, kolonat e sotme të shoqërisë.
    “Unë jam mjek dhe në lindje themi mashkull apo femër. Ka edhe deformime nga norma absolutisht që ka, shohim fëmijë dy bashkë, ashtu si një fëmijë mund të lindë edhe pa organe gjenitale, këto janë probleme të deformimit nga norma dhe këta duhen trajtuar rehabilituar për një jetë sa më normale, por pa dëmtuar kolonat e shoqërisë njerëzore. Thelbi i shoqërisë njerëzore nuk varet nga raste të veçanta. Interseksi është pak e shumë ajo që thashë më siper. Norma është burrë dhe grua. Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit ligjor. Nuk mund të ketë administratë të besueshme me identitete të paqarta”,-tha Tritan Shehu, 
    “Që të flasim për gjëra që nuk ekzistojnë është absurde të flas kështu që zana mund të jetë zani është absurde. Këto kanë shkuar në shkollat shqiptare. Kjo është po e njëjta, hapja e rrugës të pikërisht këtij problemi dhe propozimi që kemi bërë ne, sanksionimi i kësaj çështjeje ndalon këto”, tha Klevis Balliu. 
    Në lidhje me gjininë, në projektligjin e ri është përfshirë termi “gjithëpërfshirëse”, duke nënkuptuar se kushdo mund të deklarojë gjininë që dëshiron. Në hyrje të projektligjit në fjalë thuhet se synohet të garantohet, mbrohet dhe promovohet arritja e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Projektligji i ri do të diskutohet fillimisht në komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit dhe më pas pritet të miratohet në seancë plenare./ZËRI

  • “Më dëgjon ti aty, e ke zakon që flet me 7 vetë…!”/ Rama ‘kapet’ me kryebashkiakët

    “Më dëgjon ti aty, e ke zakon që flet me 7 vetë…!”/ Rama ‘kapet’ me kryebashkiakët

    Kryeministri Edi Rama ka bërë për “ujë të ftohtë” kryebashkiakët në takimin për “paketën e Maleve”, duke u tërhequr veshin pothuajse të gjithë të zgjedhurve vendorë, duke i akuzuar se po bëhen pengesë për procesin duke mos dorëzuar hartat e zonave dhe tokave ku mund të realizohet projekti i kaluar edhe me ligj.
    Fillimisht ai u kap me kryebashkiakun e Kuçovës, të cilit i vuri në dukje se sikurse të tjerët, nuk i kishte dorëzuar hartat.
    “Nëse nuk ke kuptuar paketën, ti nuk ke kuptuar asgjë. Paketa është ilaçi i atyre njerëzve që e kanë tokën dhe nuk e përdorin dot, nuk e kanë pranuar 7501-shin, ose nuk e kanë marrë akoma dokumentin atë që i jep me letër atë që e kanë zakon, duan të investojnë në tokën e tyre, por ngrenë duart lart sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin, adresuam problemin dhe rezultati nuk ishte i dëshiruari. Për shumë raste ata nuk gjenden, jashtë jashtë vendit, ndodhen diku tjetër apo se nuk duan ata kufitarët ndaj edhe ne ndërtuam këtë paketë. Për t’i dhënë mundësi atyre që kanë tokën për të investuar aty, të kthehen dhe të ndërtojnë”, tha Rama.
    Por ai nuk u ndal këtu, teksa shihte kryebashkiakët që komunikonin me njëri-tjetrin për ato që kërkonte kryeministri, Rama ndërhyri dhe “goditi” kryebashkiaken e Dimalit (Ura Vajgurore), Juliana Mema.
    “Edhe ti s’e ke sjellë, mos i tund kokën atij aty, mos fol me Xhakollin (i drejtohet kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Mema). Unë e di që ti ke trasenë e Leninit që të flasësh me 7 veta (i drejtohet përsëri Memës), por po them se kjo paketë u bë për të lehtësuar totalisht ata që duan të investojnë te toka e të parëve të tyre dhe s’i kanë dokumentet. Vijnë në bashki, shprehin interesin, e presin. Ndaj krijohet mundësia, jepet një kontratë me një çmim një euro, e mundëson kontrata këtë, ai e bën investimin derisa të fitojë edhe të drejtën e tokës në fund të mbarojë procesi”, nënvizoi kreu i qeverisë.
    Ai tha se me fondet e BE-së do të ndihmoheshin të gjithë qytetarët shqiptarë që do investonin në paketën e Maleve. Por ai akuzoi bashkiakët se procesi ka mbetur tek ata.

  • Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

    Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

    Mungesa e ftesës për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj – gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës – ngre pikëpyetje serioze mbi respektin institucional dhe marrëdhëniet brenda vetë sistemit të drejtësisë.
    Në ceremoninë solemne të betimit të magjistratëve të rinj, gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, është vënë re një mungesë e pazakontë: Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Sadushi, nuk ishte i ftuar të merrte pjesë, ndonëse në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës ai është autoriteti që nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Ky fakt, i konfirmuar nga disa burime të ndryshme nga sistemi gjyqësor, është cilësuar si një akt i pashpjegueshëm institucionalisht dhe i paprecedent në historinë e drejtësisë shqiptare.
    Mungesa e ftesës për përfaqësuesin më të lartë të pushtetit gjyqësor në një ngjarje që lidhet drejtpërdrejt me procesin e formimit dhe certifikimit të gjyqtarëve të rinj, ngre pikëpyetje mbi standardet e bashkëpunimit dhe respektit ndërinstitucional në sistemin e drejtësisë.
    Sipas burimeve, kjo sjellje shihet si një sinjal mosbashkëpunimi, ndoshta edhe si një reagim i heshtur ndaj kritikave që z. Sadushi ka artikuluar së fundmi ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
    Në fjalimin e tij gjatë Mbledhjes së Gjyqtarëve të Republikës më 9 tetor 2025, Kryetari i Gjykatës së Lartë kishte theksuar me forcë detyrimin kushtetues të këtij organi për të vepruar, e jo për të heshtur, duke thënë ndër të tjera:
    “KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë, dinjitet dhe për t’u përballur në emër të gjithë gjyqësorit… Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale.”
    Ndërsa në fjalimin e tij më të fundit, më 21 tetor 2025, z. Sadushi theksoi se faza e re e sistemit të drejtësisë kërkon më shumë lidership institucional dhe integritet personal, duke paralajmëruar se mungesa e kulturës së bashkëpunimit e zbeh frymën e reformës:
    “Kultura e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit institucional është ende në proces formimi… Për të përmbushur misionin e reformës, nevojiten drejtues që shohin përtej funksionit administrativ dhe e kuptojnë drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit, jo si status personal.”
    Ky qëndrim, i cilësuar gjerësisht si një thirrje për pjekuri institucionale dhe për ta kthyer reformën në kulturë bashkëpunimi, e bën edhe më të rëndë domethënien e mospërfshirjes së tij në një ceremoni që lidhet pikërisht me misionin e përbashkët të institucioneve të drejtësisë.
    Në një postim të mëhershëm në rrjetin “LinkedIn”, z. Sadushi kishte uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn.
    Ai kishte theksuar se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë” — një mesazh që sot tingëllon edhe më domethënës në sfondin e kësaj mospërfshirjeje.
    Analistë të drejtësisë e shohin këtë episod si një provë të brishtësisë së marrëdhënieve institucionale brenda vetë sistemit të drejtësisë pas reformës, ku bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet organeve kushtetuese të gjyqësorit duhet të jenë shtylla themelore të integritetit institucional, jo përjashtimi apo heshtja.Në një kohë kur drejtësia shqiptare përballet me sfida të mëdha për besueshmëri dhe integritet, veprime të tilla simbolike rrezikojnë të dërgojnë mesazhin e gabuar për publikun dhe për vetë trupën e re të magjistratëve: se bashkëpunimi institucional ende nuk është bërë kulturë.
    Në plan më të gjerë, përjashtimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë nga një ceremoni që lidhet drejtpërdrejt me betimin e gjyqtarëve të rinj që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, bie ndesh me etikën institucionale dhe me standardet që kërkon një sistem gjyqësor modern dhe evropian.
    Në një shtet të së drejtës, respekti ndërmjet institucioneve është forma më e lartë e bashkëpunimit, dhe mungesa e tij jo vetëm që dëmton imazhin e drejtësisë, por minon edhe besimin publik në pjekurinë e vetë sistemit.
    Në këtë kuptim, kjo ngjarje nuk është thjesht një incident ceremonial, por një simptomë që kërkon reflektim të thellë institucional mbi mënyrën se si ndërveprojnë dhe si e respektojnë njëri-tjetrin organet e drejtësisë shqiptare.

  • “Grupe kriminale kërcënuan votues dhe kandidatë”/ Raporti i OSBE/ODIHR, 37 raste hetimi për blerje votash

    “Grupe kriminale kërcënuan votues dhe kandidatë”/ Raporti i OSBE/ODIHR, 37 raste hetimi për blerje votash

    Raporti i OSBE/ODIHR i publikuar sot ka trajtuar me detaje rastet e blerjes së votave, kërcënimeve të votuesve nga grupet kriminale apo edhe përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit. 
    Në 46 faqet e tij raporti thekson se: “Gjatë fushatës u vërejtën disa ankesa për blerje votash, dhe filluan hetime në 37 raste. Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale frikësonin dhe kërcënonin votuesit dhe kandidatët”. 
    Sipas vëzhguesve “ODIHR mori raporte mbi frikën e votuesve për ndëshkime nëse merrnin pjesë në ngjarje të partive opozitare, dhe raste frikësimi të kandidatëve opozitarë dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet”. 
    Pjesë nga raporti: 
    U vunë re akuza për presion mbi punonjësit publikë, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimi i rrjeteve të patronazhit, që është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshinin raporte të blerjes së votave, përpjekje për të ndikuar në mënyrë të padrejtë te votuesit e cenueshëm, dhe ndikimi i pretenduar i elementeve kriminale mbi zgjedhjet në disa zona të vendit. 
    Ndër parregullsitë më serioze që u vëzhguan kishte raste intimidimi dhe vëzhgues të partive dhe të lidhur që ndërhynë në proces, nxitje dhe akuza për blerje votash. Për më tepër, sekreti i votës shpesh u komprometua për shkak të paraqitjes së stacioneve të votimit, mbipopullimit, dhe ndërhyrjes. 
    Megjithëse kandidatët bënë fushatë lirshëm dhe votuesit kishin zgjedhje mes alternativave politike, fusha e lojës ishte e pabarabartë, me partinë në pushtet që përfitonte nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional. Ligji ndalon përdorimin e burimeve shtetërore për fushata, por lejon që kandidatët të kryejnë detyrat e tyre zyrtare gjatë fushatës. 
    Pak para dhe gjatë periudhës së fushatës, ministrat dhe kryeministri morën pjesë në ngjarje zyrtare, inspektuan objekte, promovuan projekte investimi dhe infrastrukture, duke i dhënë përparësi partisë në pushtet dhe ndonjëherë duke bërë fushatë të drejtpërdrejtë. Për më tepër, disa ngjarje të mëdha gjatë fushatës u përdorën për forcimin e imazhit publik të partisë në pushtet. 
    Për të eliminuar çdo paqartësi ligjore mbi fushatat, përdorimi i burimeve administrative për qëllime zgjedhore duhet të ndalohet nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit. Ligji ndalon propozimin ose miratimin e legjislacionit që jep përfitime për grupe të caktuara të popullsisë brenda katër muajve para ditës së zgjedhjeve. Edhe pse ky ndalim u respektua formal, disa politika të miratuara më parë sollën përfitime për disa grupe votuesish gjatë periudhës zgjedhore, përfshirë një bonus special për pensionistët. Më 9 maj, Këshilli i Ministrave zbatoi një ligj të dhjetorit 2024, duke hequr gjobat e vendosura midis 2015 dhe 2024 për ndërtimet e paautorizuara, mosrespektimin e kufizimeve COVID-19 dhe prodhuesit bujqësorë, me qëllim të dukshëm ndikimin tek votuesit. 
    Gjithashtu, gjatë katër muajve para ditës së zgjedhjeve, institucionet publike dhe entitetet shtetërore duhet të raportojnë çdo aktivitet publik te KQZ të paktën pesë ditë më parë. KQZ mund të ndalojë disa ngjarje si përdorim të mundshëm të burimeve shtetërore, të cilat nuk mund të raportohen në media. Nga 4,522 ngjarje zyrtare të regjistruara gjatë kësaj periudhe, KQZ ndaloi vetëm 18, duke ngritur dyshime mbi aftësinë e saj për të shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe interpretimin e ngushtë të ligjit. 
    Edhe pse shumë aktivitete përputheshin formal me ligjin, volumi i tyre krijoi mundësi për të bërë fushatë, sidomos përmes institucioneve lokale ku zyrtarët e lartë shërbenin si koordinatorë politikë të PS. Përdorimi i gjerë i këtyre aktiviteteve publike për qëllime zgjedhore forcoi më tej avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe ngatërron kufirin midis shtetit dhe partisë, në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së 1990. 
    ODIHR mori raporte të shumta që pohonin presion ndaj punonjësve komunalë nga drejtuesit e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e PS. Ndërsa PS organizoi disa takime fushate të synuara tek gratë, u ngritën shqetësime se disa pjesëmarrës u urdhëruan nga punëdhënësit e sektorit publik për t’u prezantuar. Shumë bashkëbisedues të ODIHR ngritën shqetësime mbi ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke pretenduar se premtimet për punësim publik, favore administrative, përfitime sociale dhe leje përdoren për të siguruar vota. 
    Gjithashtu, ODIHR mori raporte mbi frikën e votuesve për ndëshkime nëse merrnin pjesë në ngjarje të partive opozitare, dhe raste frikësimi të kandidatëve opozitarë dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet. Disa bashkëbisedues deklaruan se komunitetet e cenueshme ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj presionit për të votuar për PS. Këto praktika janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, që kërkojnë që votuesit të jenë të lirë nga ndikimi ose detyrimi i padrejtë. 
    Gjatë fushatës u vërejtën disa ankesa për blerje votash, dhe filluan hetime në 37 raste. Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale frikësonin dhe kërcënonin votuesit dhe kandidatët. 
     

  • Ish-kryetarja e PD në Sarandë braktis demokratët, emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

    Ish-kryetarja e PD në Sarandë braktis demokratët, emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

    Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka pranuar postin e nënkryetares së bashkisë së këtij qyteti, duke braktisur kështu demokratët.

    Manjola Nikollo ka pranuar propozimin e bërë përpara disa muajsh nga kryetari Oltion Çaçi, siç mëson korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
    Më herët, edhe ish kryetari i forumit rinor të PD dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar,  dhe 2 herë kandidat për deputet Jolio Dine, është emëruar drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki.

    Top Channel

  • Raporti i OSBE/ODIHR, 37 raste hetimi për blerje votash: Grupe kriminale kërcënuan votues dhe kandidatë

    Raporti i OSBE/ODIHR, 37 raste hetimi për blerje votash: Grupe kriminale kërcënuan votues dhe kandidatë

    Raporti i OSBE/ODIHR i publikuar sot ka trajtuar me detaje rastet e blerjes së votave, kërcënimeve të votuesve nga grupet kriminale apo edhe përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit.

    Në 46 faqet e tij raporti thekson se: “Gjatë fushatës u vërejtën disa ankesa për blerje votash, dhe filluan hetime në 37 raste. Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale frikësonin dhe kërcënonin votuesit dhe kandidatët”.
    Sipas vëzhguesve “ODIHR mori raporte mbi frikën e votuesve për ndëshkime nëse merrnin pjesë në ngjarje të partive opozitare, dhe raste frikësimi të kandidatëve opozitarë dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet”.
    Pjesë nga raporti:
    U vunë re akuza për presion mbi punonjësit publikë, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimi i rrjeteve të patronazhit, që është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshinin raporte të blerjes së votave, përpjekje për të ndikuar në mënyrë të padrejtë te votuesit e cenueshëm, dhe ndikimi i pretenduar i elementeve kriminale mbi zgjedhjet në disa zona të vendit.
    Ndër parregullsitë më serioze që u vëzhguan kishte raste intimidimi dhe vëzhgues të partive dhe të lidhur që ndërhynë në proces, nxitje dhe akuza për blerje votash. Për më tepër, sekreti i votës shpesh u komprometua për shkak të paraqitjes së stacioneve të votimit, mbipopullimit, dhe ndërhyrjes.
    Megjithëse kandidatët bënë fushatë lirshëm dhe votuesit kishin zgjedhje mes alternativave politike, fusha e lojës ishte e pabarabartë, me partinë në pushtet që përfitonte nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional. Ligji ndalon përdorimin e burimeve shtetërore për fushata, por lejon që kandidatët të kryejnë detyrat e tyre zyrtare gjatë fushatës.
    Pak para dhe gjatë periudhës së fushatës, ministrat dhe kryeministri morën pjesë në ngjarje zyrtare, inspektuan objekte, promovuan projekte investimi dhe infrastrukture, duke i dhënë përparësi partisë në pushtet dhe ndonjëherë duke bërë fushatë të drejtpërdrejtë. Për më tepër, disa ngjarje të mëdha gjatë fushatës u përdorën për forcimin e imazhit publik të partisë në pushtet.
    Për të eliminuar çdo paqartësi ligjore mbi fushatat, përdorimi i burimeve administrative për qëllime zgjedhore duhet të ndalohet nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit. Ligji ndalon propozimin ose miratimin e legjislacionit që jep përfitime për grupe të caktuara të popullsisë brenda katër muajve para ditës së zgjedhjeve. Edhe pse ky ndalim u respektua formal, disa politika të miratuara më parë sollën përfitime për disa grupe votuesish gjatë periudhës zgjedhore, përfshirë një bonus special për pensionistët. Më 9 maj, Këshilli i Ministrave zbatoi një ligj të dhjetorit 2024, duke hequr gjobat e vendosura midis 2015 dhe 2024 për ndërtimet e paautorizuara, mosrespektimin e kufizimeve COVID-19 dhe prodhuesit bujqësorë, me qëllim të dukshëm ndikimin tek votuesit.
    Gjithashtu, gjatë katër muajve para ditës së zgjedhjeve, institucionet publike dhe entitetet shtetërore duhet të raportojnë çdo aktivitet publik te KQZ të paktën pesë ditë më parë. KQZ mund të ndalojë disa ngjarje si përdorim të mundshëm të burimeve shtetërore, të cilat nuk mund të raportohen në media. Nga 4,522 ngjarje zyrtare të regjistruara gjatë kësaj periudhe, KQZ ndaloi vetëm 18, duke ngritur dyshime mbi aftësinë e saj për të shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe interpretimin e ngushtë të ligjit.
    Edhe pse shumë aktivitete përputheshin formal me ligjin, volumi i tyre krijoi mundësi për të bërë fushatë, sidomos përmes institucioneve lokale ku zyrtarët e lartë shërbenin si koordinatorë politikë të PS. Përdorimi i gjerë i këtyre aktiviteteve publike për qëllime zgjedhore forcoi më tej avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe ngatërron kufirin midis shtetit dhe partisë, në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së 1990.
    ODIHR mori raporte të shumta që pohonin presion ndaj punonjësve komunalë nga drejtuesit e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e PS. Ndërsa PS organizoi disa takime fushate të synuara tek gratë, u ngritën shqetësime se disa pjesëmarrës u urdhëruan nga punëdhënësit e sektorit publik për t’u prezantuar. Shumë bashkëbisedues të ODIHR ngritën shqetësime mbi ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke pretenduar se premtimet për punësim publik, favore administrative, përfitime sociale dhe leje përdoren për të siguruar vota.
    Gjithashtu, ODIHR mori raporte mbi frikën e votuesve për ndëshkime nëse merrnin pjesë në ngjarje të partive opozitare, dhe raste frikësimi të kandidatëve opozitarë dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet. Disa bashkëbisedues deklaruan se komunitetet e cenueshme ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj presionit për të votuar për PS. Këto praktika janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, që kërkojnë që votuesit të jenë të lirë nga ndikimi ose detyrimi i padrejtë.
    Gjatë fushatës u vërejtën disa ankesa për blerje votash, dhe filluan hetime në 37 raste. Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale frikësonin dhe kërcënonin votuesit dhe kandidatët.

    Top Channel

  • Mziu: Raporti i OSBE-ODIHR demaskon farsën e 11 majit dhe rivlerëson qëndresën opozitare

    Mziu: Raporti i OSBE-ODIHR demaskon farsën e 11 majit dhe rivlerëson qëndresën opozitare

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si “bombën që demaskon përfundimisht farsën elektorale dhe rivlerëson qëndresën opozitare”.

    Në një postim në “Facebook”, Mziu thekson se raporti konfirmon të gjitha konstatimet publike të Partisë Demokratike për procesin zgjedhor, duke renditur një sërë shkeljesh të rënda që, sipas tij, deformuan vullnetin e qytetarëve.

    Sipas deputetit, në raport theksohen përdorimi masiv i administratës publike, lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vorë, manipulimi i mjedisit mediatik dhe përdorimi i gjuhës fyese me etiketime diskriminuese si “çyryk” e “autik”. Ai shton se dokumenti i OSBE-ODIHR vërteton edhe akuzat për blerjen e votave, përdorimin e burimeve shtetërore për bonuset ndaj pensionistëve, faljen e gjobave dhe “asfaltin elektoral”.

    Mziu nënvizon se raporti vlerëson qëndresën e Partisë Demokratike kundër farsës së 11 majit, një proces që, siç e cilëson ai, “në mënyrë kriminale, u përpoq të zëvendësonte vullnetin e qytetarëve me makinerinë patronazhiste të partisë-shtet”.

    Deputeti shton se përndjekja dhe burgosja politike e liderëve të opozitës mbetet “njolla më e rëndë për demokracinë dhe liritë politike në Shqipëri”, ndërsa e quan raportin “pasqyra e plotë e asaj që ndodhi më 11 maj”.

    Në përfundim, Mziu bën thirrje për reagim qytetar dhe politik ndaj asaj që e quan “farsë zgjedhore”, duke theksuar se “mbrojtja e zgjedhjeve të lira dhe demokracisë është detyrë morale e çdo shqiptari që beson në perspektivën europiane të vendit”.

    Postimi i plotë: 

    Bomba e OSBE-ODIHR demaskon përfundimisht farsën e 11 majit dhe rivlerëson qëndresën opozitare!

    Raporti final i OSBE-ODIHR konfirmon të gjitha konstatimet publike të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

    Në raport theksohen:

    Përdorimi masiv i administratës publike – duke fshirë kufirin mes shtetit dhe partisë.

    Lidhjet e krimit të organizuar me politikën, veçanërisht në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vorë.

    Manipulimi i mjedisit mediatik, përdorimi i gjuhës fyese e diskriminuese me epitetet “çyryk”, “autik”.

    Blerja e votuesve, përdorimi i makinerisë shtetërore për falje gjobash, bonuset për pensionistët dhe asfaltin elektoral.

    Të gjitha këto janë denoncuar nga opozita, me prova, foto e video autentike, që sot marrin vulën zyrtare të OSBE-ODIHR!

    Raporti vlerëson qëndresën e Partisë Demokratike kundër farsës zgjedhore të 11 majit — një proces që, në mënyrë kriminale, u përpoq të zëvendësonte vullnetin e qytetarëve me makinerinë patronazhiste të partisë-shtet.

    Përndjekja dhe burgosja politike e liderëve të opozitës mbetet njolla më e rëndë për demokracinë, liritë politike dhe individuale në Shqipëri.

    Ky raport është pasqyra e plotë e asaj që ndodhi më 11 maj — dhe reagimi ndaj asaj farse është dhe mbetet detyrë morale e çdo qytetari e faktori politik që beson te zgjedhjet e lira, demokracia dhe perspektiva europiane e vendit tonë.

  • “4500 evente të ndaluara”, Berisha ‘shpërthen’: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë, OSBE damkosi Ramën si armik të..

    “4500 evente të ndaluara”, Berisha ‘shpërthen’: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë, OSBE damkosi Ramën si armik të..

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha thotë se raporti i OSBE/ODIHR ka faktuar farsën zgjedhore.
    “Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt”-tha Berisha.
    Berisha shtoi se “është në meritën më të madhe të institucioneve që vëzhguan zgjedhjet, që i qëndruan fjalë për fjalë të gjitha konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale më 11 maj. Raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet. Ato faktojnë se kodi zgjedhor në nenet e tij për përcaktimin e rregullave të fushatave elektorale u thye 4500 herë me evente të ndaluara gjatë fushatës elektorale. 4500 ngjarje, që po t’i llogarisësh, përbëjnë një shumë prej dhjetëra dhe qindra milionë eurosh, të përdorura këto ngjarje vetëm për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë gjer ditën e fundit 7 milionë euro për organizatën private të Giro D’Italia”.

  • “Jam në burgun e vogël, ju jetoni në të madhin”, Meta me akuza të forta ndaj Ramës: Fushata për rrëmbimin tim nisi në..

    “Jam në burgun e vogël, ju jetoni në të madhin”, Meta me akuza të forta ndaj Ramës: Fushata për rrëmbimin tim nisi në..

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka arritur të kapë përfundimisht Gjykatën Kushtetuese, duke e shndërruar atë, sipas tij, në një seksion të Rilindjes. Në një intervistë televizive, Meta u shpreh se Rama ka eliminuar çdo zë të pavarur në drejtësi, duke shkatërruar balancat kushtetuese dhe institucionale në vend.
    Lideri i Partisë së Lirisë theksoi se nuk është i zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës për shuarjen e masës së paraburgimit, pasi, sipas tij, nuk mund të ketë pritshmëri nga një drejtësi e kapur politikisht. Më tej, ai e cilësoi arrestimin e tij më 21 tetor 2024 si një rrëmbim kriminal i mirëplanifikuar, që sipas tij, ishte rezultati i një fushate njëvjeçare propagandistike të orkestruar nga SPAK dhe Edi Rama me qëllim eliminimin e tij si faktor politik në prag të zgjedhjeve.
    Sakaq Meta ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kreu të SPAK, Altin Dumani, lidhur me arrestimin e tij dhe ecurinë e punës së institucionit gjatë tre viteve të fundit. Meta akuzoi Dumanin se po përpiqet të justifikojë mënyrën e arrestimit të tij dhe se, sipas tij, SPAK është kthyer në një instrument politik në duart e Edi Ramës.
    -Z. Meta, përsëri GJKKO ka refuzuar kërkesën e avokatit tuaj, Z. Cakrani për shuarjen e masës së paraburgimit tuaj edhe pse u mbush një vit nga arrestimi juaj. A jeni i zhgënjyer?
    Meta: Aspak. As kam patur ndonjë pritshmëri nga gjykatat vendase dhe as nuk mund të kem, pasi nëse do kishim gjykatës të pa kapur, asnjë gjykatës nuk mund të firmoste për arrestimin tim, pra rrëmbimin në 21 tetor 2024 bazuar mbi fletërrufenë e 3 prokurorëve të SPAK-ut. Ne duhet të ecim drejt Gjykatës së Strasburgut, pasi në një vend ku anëtarët e Gjykatës Kushtetuese detyrohen në mënyrën më absurde të ndërpresin mandatin plotësisht kushtetues të koleges së tyre, vetëm për të realizuar ëndrrën e Kryekleptokratit, pra për të zeruar çdo mendim pakice, nuk mund të presim as gjykim të rregullt, as të pavarur dhe as të drejtë.
    Kur nuk ekziston siguria juridike për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është iluzion, e më thjeshtë budallallëk të besosh te gjykatat e tjera. Aq më tepër, kjo nuk më lejohet mua që si President i Republikës kam luftuar aq shumë për të mbrojtur integritetin e Gjykatës Kushtetuese. Por pas 5 vitesh u arrit qëllimi i Kryekleptokratit për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një seksion të mirëfilltë të “Rilindjes”, ku do mbizotërojë unanimiteti.
    -Si e shikoni të ardhmen e çështjes tuaj tani pas një viti?
    Meta: Unë e di shumë mirë pse jam këtu në këtë burgun e “vogël”, pasi ju të gjithë duhet të vazhdoi të jetoni me gënjeshtra, mashtrime dhe aktrime në burgun e madh. Rrëmbimi im kriminal u parapri nga një fushatë e përgjithshme frikësuese që në korrik 2023 e deri në 21 Tetor 2024 kur ndodhi rrëmbimi i mirëmenduar kriminal, që kishte qëllime shumë më të errëta se thjesht arrestimi im.
    Po të bëni një kërkim për 15 muaj (nga korriku 2023), çdo ditë kishte shkrime të porositura me burime nga SPAK-u (Rama) se Meta do arrestohet sot e do arrestohet nesër, se erdhi letërporosi andej apo këtej nga çdo kontinent, se do arratiset në Hungari apo diku tjetër. Gjithçka synonte largimin tim nga vendi, sepse kështu do vetëfajësohesha dhe gjithë mashtrimet e investuara kundër meje prej 25 vitesh do bëheshin të vërteta.
    Po kështu edhe Partia e Lirisë, që ka qenë një stres i madh për shumë faktorë malinj të brendshëm e të jashtëm, do i dorëzohej një sufllaqexhiu të bindur e të kapur. Por llogaritë e tyre nuk ecën siç besuan ata dhe grupi i SPAK-ut, siç u pagëzua me të drejtë në Partinë e Lirisë. Organizimi i shpejtë i Konventës historike të 27 Prillit 2024 dhe mbarëvajtja me sukses e saj i nervozoi dhe i çoi pashmangshmërisht te rrëmbimi im kriminal i 21 Tetorit si e vetmja rrugë për të paralizuar fuqinë e drejtimit të Partisë së Lirisë në zgjedhje, por edhe me shpresën për ta rimarrë drejtimin e sa me lojra të tjera. Po kështu, ata shpresuan se me provokime dhe patronazhistë këtu te 313 do mund të sajonin prova penale siç bënë me kolegun e tyre Z. Erion Veliaj në burgun e Durrësit.
    Në pamundësi për të justifikuar gjithë mashtrimet dhe hamendësimet e tyre të frymëzuara nga Edi Rama në dosjen ku nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal kundër meje dhe duke përshkallëzuar më tej shkeljen e të drejtave të mia në paraburgim, ata synojnë të ecin drejt një procesi inkuizitiv që s’ka asnjë lidhje me procesin e rregullt ligjor, e aq më tepër me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Por unë jam shumë besimplotë se ata do marrin përgjigjen e merituar në çdo seancë të gjykimit në themel kur unë do jem përballë tre prokurorëve që janë shkelës të provuar të ligjit. Mos harroni, tre prokurorët e SPAK-ut firmosën për arrestimin tim bazuar mbi një ligj që ishte shfuqizuar 4 vite më parë, që në 2020. Përse kjo “rastësi” apo “pakujdesi” nga tre prokurorë që presupozohet se janë elita për zbatimin e ligjit? Kjo ndodhi vetëm që t’i hapej rruga Narkopolicisë të bënte atë akt rrëmbimi publik me qëllim terrorizimin e opozitarëve dhe qytetarëve përpara zgjedhjeve.
    -Z. Dumani në raportimin e fundit në Komisionin e Ligjeve u shpreh se arrestimi i juaj linte për të dëshiruar duke ja lënë përgjegjësinë policisë…
    Meta: Të besosh në sinqeritetin e Z. Dumani është njësoj si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston. A nuk ishte prezent vetë Z. Dumani kur kolegu i tij në seancën e dëgjimit në 23 Tetor 2024, pikërisht Z. Kraja, deklaroi se arrestimi kishte qenë krejt i rregullt? A nuk ishte Z. Dumani i cili iu drejtua vetëm Policisë së Shtetit për të kryer arrestimin tim, krejt ndryshe nga vendimi i gjykatësit Erjon Çela, se ekzekutimi duhej të kryhej nga SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit? Qëllimisht ai shmangu BKH për t’i lënë dorë të lirë Narkopolicisë të vepronte në atë mënyrë kriminale sipas dakordimit me Edi Ramën.
    Nuk po bëj krahasim me arrestimin e Erion Veliajt disa muaj më pas, por po kaq i rregullt ishte vetëm një ditë para rrëmbimit tim, në 20 tetor 2024 arrestimi i ish-deputetit Çyrbja të PS. Dhe më tej pasi më bënë kallëzimin në SPAK për veprimet e paligjshme të rrëmbim-arrestimit nga policia, përse Z. Dumani ja kaloi çështjen Prokurorisë të Tiranës kur në fund të ditës policia abuzoi me një urdhërarrestimi të SPAK-ut dhe jo të Prokurorisë të Tiranës?
    -Pavarësisht nga rasti i juaj, cili është vlerësimi juaj për këto tre vite të drejtimit të SPAK nga Z. Dumani?
    Meta: Besoj se këtu pati përgjigje të sinqerta nga Z. Dumani që gjatë këtyre tre viteve ka rritje të korrupsionit.Por edhe po të mos e thoshte ai këtë, e thonë të gjitha raportet ndërkombëtare dhe megaskandalet që ulërasin çdo ditë.Si shpegohet që kemi më shumë arrestime, por edhe më shumë korrupsion njëkohësisht?Sepse kështu i intereson Edi Ramës. Përmes arrestimeve përpiqet të shmangë vëmendjen ndaj megaaferrave në rritje, ku përfituesi kryesor është vetë Edi Rama. Kam një pyetje për ju, se çfarë është më e rëndësishme për qytetarët, që të shohin ish-Ministrin Beqaj në paraburgim për SASPAK apo të ndalojë gjakderdhja financiare e sterilizimit?
    Ramës nuk i intereson kjo e fundit se përfituesi kryesor është ai i aferës, ndaj u tregon shqiptarëve Beqajn në burg për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe vëmendjen nga afera që vazhdon. A është më e rëndësishme për shqiptarët të shohin Erion Veliaj në burg për llogari të Nesti Angonit apo të ishte edhe në arrest shtëpie por të gjykohej edhe për inceneratorin dhe pagesat për shërbimin që nuk ekziston të ndërpriteshin. Loja e statistikave, se ky tregues u rrit 10% e ai tjetri 12%, vetëm fsheh dështimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, i cili është i gjithëpërhapur dhe shpërthyes në nivelet më të larta.
    A mund të ketë deklaratë më amnistuese për Ramën, Agaçin për aferën e inceneratorëve se sa deklarata publike e Dumanit se afera e inceneratorëve është krim “intelektual”? A ka gjë më banale e kriminale se sa të shpallësh fituese një kompani që u krijua 8 muaj më vonë siç është e zeza në të bardhë firma e Edi Ramës? Kemi më shumë korrupsion se nuk goditen procedurat e paligjshme në themel, se kudo del Rama.
    -Ndërkohë ai deklaroi se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër 9-vjeçar për veten e tij, por kërkoi që kjo mundësi t’u jepej kolegëve të tij. Cili është mendimi juaj?
    Meta: Te kërkesa për përsëritje mandate të prokurorëve të SPAK-ut ai është konsistent, që nga dita e parë e marrjes së drejtimit të SPAK-ut dhe besoj se kjo ka qenë e mbetet kërkesë e gabuar pasi të gjithë ata që do kandidonin për SPAK e dinin se afati kushtetues e ligjor është 9 vjet, që më tepër që vetë SPAK është një strukturë e posaçme por edhe e përkohshme.Të thuash tani se po u bëhet padrejtësi se përse pas 9 vitesh në SPAK do kthehen përsëri në Prokurori është jo vetëm spekulim , por edhe fyerje për dhjetëra prokurorë që punojnë çdo ditë në kushte shumë më të vështira dhe disa prej tyre kanë rezultate shumë të prekshme edhe pse nuk kanë përkrahje mediatike (politike).
    Po kështu tre vite janë të mjaftushme për të përzgjedhur 10 prokurorë të rinj me integritet dhe rezultate premtuese. Të zvarritësh hetime pafund për çështje flagrante si inceneratori i Tiranës, afera e dy “tigrave” të Bangladeshit në Vlorë, tuneli i Llogarasë, Eco-Parku, Porti i Durrësit, çështja McGonigal etj., nuk mund të shërbejë si justifikim për të kërkuar mandate të përjetshëm, përkundrazi. Kjo shërben si argument për t’i dhënë fund këtyre lojrave politike. Shikoni ngadalësinë apo paralizimin për hetimin e vjedhjes së fondeve të IPARD-it të BE.
    Këto vjedhje dhe abuzime janë zbuluar prej dy vitesh nga OLAP dhe duhej që hetimet të ishin mbyllur e përgjegjësit të ishin para ligjit, jo vetëm për ndëshkim, por për të zhbllokuar pikësëpari 112 milion euro në vit për fermerët tanë nga BE.A ka interes më të madh publik se ky hetim për momentin? Mirë Qeveria e ka braktisur financimin e bujqësisë se e ka një nga rrugët e shpopullimit të vendit, por pse të humbasin fermerët tanë nga mosvperimi i SPAK-ut (Ramës) plot 112 milion euro çdo vit? Besoj e ndoqët lajmin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 37 persona për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në bujqësi dhe u sekuestruan 22 milion euro.

  • ‘Goditje’ për Berishën në Jug/ Ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e Bashkisë

    ‘Goditje’ për Berishën në Jug/ Ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e Bashkisë

    Vijojnë largimet nga Partia Demokratike. Pas Elbasanit, lëvizje të reja shënohen edhe në Sarandë.
    Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar. Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.
    Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.