Category: Politikë

  • GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën/Afera Partizani, kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive por ‘plani dështoi’

    GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën/Afera Partizani, kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive por ‘plani dështoi’

    GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive. Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër te dosjes “Partizani”.
    LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara:
    1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
    2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
    3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
    4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
    5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
    6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
    7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
    8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
    9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
    10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
    11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
    12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
    13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
    14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
    15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
    16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
    17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
    18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
    19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
    20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
    21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
    22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
    23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
    24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
    25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

  • Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

    Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

    liburn aliu

    TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, Liburn Aliu është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Aliu është zgjedhur në këtë pozicion, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku
    Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti, nga posti i ministrit në Kosovë, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
    Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
    Porti i Durrësit drejtohej deri tani nga Kreshnik Bajraktari, i cili pritet që të marrë detyrën e kreut të drejtorisë së shërbimeve rrugore, një institucion po asht unë varësi të ministres Belinda Balluku. /ZËRI

  • Mosbetimi i gjyqtarit të GJK, reagon Delegacioni i BE: Të respektohen procedurat ligjore  

    Mosbetimi i gjyqtarit të GJK, reagon Delegacioni i BE: Të respektohen procedurat ligjore  

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për “Euronews Albania”  lidhur me mosbetimin nga presidenti të gjyqtarit të zgjedhur të Gjykatës Kushtetues, Asim Vokshi. Ai është zgjedhur nga Gjykata  e Larte, si institucion emertese, që prej 30 shtatorit por ende nuk është thirrur për betim, çka zyrtarizon dhe nisjen e detyrës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetues. 
    Delegacioni i BE në reagim thekson se nxisin institucionet të veprojnë menjëherë për të plotësuar pozicionin e lirë. Sipas tyre një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e çështjes do të kontribuojë për forcimin e besimit të publikut. 
    “Delegacioni i BE-së në Shqipëri nënvizon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore, zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me mjete ligjore dhe ruajtjes së besimit te sistemi gjyqësor i reformuar. 
    Pas propozimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët për pozicionin e lirë në Gjykatën Kushtetuese, përzgjedhjes nga organi emërues – Gjykata e Lartë – dhe më pas apelimit, tani çështja është në fazën përfundimtare të shqyrtimit gjyqësor. 
    Autoriteti i institucioneve gjyqësore përcaktohet në Kushtetutë dhe gjithë individët kanë të drejtën e një shqyrtimi të drejtë ligjor përmes procedurave të duhura ligjore. Ne i nxisim të gjitha institucionet të veprojnë menjëherë për të plotësuar pozicionin e lirë. Një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e çështjes kontribuon për forcimin e besimit të publikut,” shkruhet në reagim. 
     
     

  • Debati për pyetjet/ “Keni rënë dakord për të mos rënë dakord”, Balla ironizon opozitën: Në matematikë jemi..

    Debati për pyetjet/ “Keni rënë dakord për të mos rënë dakord”, Balla ironizon opozitën: Në matematikë jemi..

    Krerët e institucioneve të drejtësisë ende nuk kanë nisur raportimin në Kuvend për shkak se opozita kërkon që t’i bëjë pyetjet edhe me gojë pavarësisht se i kanë depozituar me shkrim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sërish fjalën dhe e kujtoi opozitës se vetë është dakordësuar për pyetjet me shkrim. 
    Më tej, teksa bëri llogaritë e kohës që merr parashtrimi i pyetjeve që kanë adresuar deputetët me shkrim, Balla ironizoi teksa përmendi matematikën. Më tej tha se do të bëjnë 15 minuta pushim dhe nëse nuk do të bien dakord për të zhvilluar seancën normalisht, do të kalojnë për votim veprimtarinë e institucioneve pa raportuar. 
    “E gjithë kjo lojë për të mos lejuar moszhvillimin normal të seancësz. Zoti Blushi the që lejoni debatin, kemi rënë dakord për 12 orë e gjysmë debat. Kemi rënë dakord për këtë. Kemi rënë dakord sipas rregullores dhe janë depozituar për dy pikat e para 25 dhe 57, 82 pyetje. Të paktën me matematikën jemi më mirë se ju… 7×7. Për këto kemi dakordësi të plotë. U sqarua më së miri, imagjoni 82 pyetje herë 3 minuta për prezantim, i bie 246 minuta ose 4 orë e pak. Ndërkohë, që merreni procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve se ju keni problem të madh, bini dakord për të mos rënë dakord. E keni sjellë edhe me shkresë dakordësinë për kohën e debatit dhe pyetjet. Për ta sjellë seancën në shinat e rregullores, në mungesë të kryetarët të grupit të PD, zoti nënkryetar më lejo të të them se bazuar në rregulloren e kuvendit neni 103, ftesa juaj, kërkesa për të shkelur rregulloren as sot, as nesër as pas një muaji nuk do të marrë dakordësinë tonë. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë me ju dhe kryetarët e grupeve prezent dhe nëse nuk kemi dakordësinë, do të kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim.”, tha Balla. 
     

  • A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale. Hallin e kam te…

    A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale. Hallin e kam te…

    Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 
    Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit. 
    Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e  ka thënë në publik. 
    “S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë  qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai. 
     

  • Opozita “bombardon” Dumanin, 57 pyetje që presin përgjigjet e kreut të SPAK! Më pak të interesuar për ILD-në

    Opozita “bombardon” Dumanin, 57 pyetje që presin përgjigjet e kreut të SPAK! Më pak të interesuar për ILD-në

    Opozita ka bombarduar me pyetje kreun e SPAK, Altin Dumanin me 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, do të raportojnë sot punën vjetore në Kuvend pas raportimeve në komisionin e posaçëm të Ligjeve. 
    Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për asnjë prej përfaqësueseve që do të raportojnë. 
    Theksojmë se deputetët ka nisur një sherr në sallë, pasi opozita kërkon që përveç pyetjeve të depozituara, të drejtojnë dhe pyetje me gojë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga mazhoranca me argumentimin se kjo është një tendencë për të intimiduar titullarët institucionalë. 

  • Kandidatët për vendoret e 9 nëntorit, të përzgjedhurit e PS përballë të “pavarurve” të opozitës

    Kandidatët për vendoret e 9 nëntorit, të përzgjedhurit e PS përballë të “pavarurve” të opozitës

    Me përfundimin e afateve ligjore, tashmë ka nisur zyrtarisht beteja për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
    Gara për këto lokale të pesë bashkive do të jetë mes zëvendëskryetarësh, ish-deputetësh e kandidatësh të profileve të ndryshme, të cilët më herët nuk kanë qenë pjesë e politikës.
    Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, qytetarët e bashkisë së Vlorës do të jenë mes dy zgjedhjeve. Brunilda Mersini këtë të hënë la mandatin e deputetes për t’u futur në garë e kandiduar nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, rivali i saj do të jetë kandidati i pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe vjen nga sipërmarrja turistike.

    Bashkia e Beratit gjithashtu do të ketë dy kandidatë. Në radhët e socialistëve është nënkryetari aktual Ervin Ceca, i cili do të garojë përballë biznesmenit Pavlo Shkarpa, i cili garon si i pavarur dhe mbështetet nga opozita.
    Në Tepelenë, mazhoranca i ka besuar ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa mbështetjen e opozitës e ka Gabriel Guma.
    Ndryshe nga Vlora, Berati dhe Tepelena, Mati dhe Cërriku do të kenë tre kandidatë. Florenc Doka i PS-së, aktualisht kryetar i komanduar i Cërrikut, garon përballë dy emrave nga opozita. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD-ja, ndërsa Eligert Hima, i kthyer nga Italia, garon nën logon e “Shqipëria Bëhet”.
    Në Mat, demokratët mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika, ndërsa socialistët në këtë bashki janë të ndarë. Kandidati zyrtar i tyre është Altin Bojni, i cili drejton aktualisht bashkinë, ndërsa Suzana Pasha, që drejtonte Forumin e Gruas Socialiste në Mat, kandidon si e pavarur.
    /vizionplus.tv

  • Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha:  Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

    Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha: Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

    Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ.
    Por seanca, e cila ka nisur në orën 10:00 është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës
    Në nisje të seancës, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se është parashikuar 150 minuta debat pas raportimit të çdo institucioni. Opozita këmbëngul që tu bëjnë pyetje krerëve të drejtësisë gjatë seancës, por PS refuzon.

    Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit.
    Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
    “Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara dhe kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Keni 5 orë për të folur, ndoshta ai aty (Berisha) nuk do që ju të flisni. Është puna e tij”, tha Balla.
    Por sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare.
    “Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këlliçi.
    Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan ti bëjnë institucioneve të pavarura.
    Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi  mazhorancën se po i heq opozitës të drejtën për të bërë pyetje direkte ‘si burri-burrit’.
    Berisha: Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament. Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi. Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP? Dil betohu! Sepse ju jeni me dosje… Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën. Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë.

  • Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin përpara “Murit të Zgjerimit”: Shqipëria një rast suksesi

    Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin përpara “Murit të Zgjerimit”: Shqipëria një rast suksesi

    Bruksel – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
    Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
    Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes.”

    “Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti”, shkruan Spiropali.
    Kos dhe Spiropali u ndalën te “Muri i Zgjerimit” në zyrën e Komisioneres ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se një shtet dallon për suksesin mbresëlënës, Shqipëria.

    “Siç mund ta shihni këtu, një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grupkapitujt e hapur, pa një të fundit. Me ndihmën tuaj Zonja Ministre, shpresojmë se do ta ndryshojmë këtë ngjyrë (të grupkapitullit të fundit), nga e kuqe në të verdhë në muajin Nëntor”.
    Gjatë takimit me Spiropalin Komisionerja theksoi se “ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027”.
    Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arrira në kuadër të Growth Planit, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon.
    Në deklaratën përpara “Murit të Zgjerimit”, Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro-BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë.
    Ministrja Sipropali siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat.
    Ministrja siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur standardet, pasi “ne e kuptojmë se ky nuk është një proces burokratik, por më tepër një proces transformues”.
    “Shqipëria është një vend evropian dhe ka qenë atje që nga fillimi i kohës dhe tani është gati të qëndrojë me Evropën brenda Unionit”, tha Spiropali.

  • A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale

    A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale

    Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.
    Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e  ka thënë në publik.
    “S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë  qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai.

    Top Channel