Analisti Arben Meçe thotë se strategjia e Erion Veliaj ka zgjedhur strategji të gabuar, duke bërë mbrojtje politike.
Në një emiion televiziv, Meçe u shpreh se kanditati Florjan Binaj, ka bërë konstatime lidhur me qytetin, por nuk ka ofruar zgjidhje.
“Mendoj që ka ndërtuar strategjinë e gabuar për të mbrojtur veten e vet. Kjo mbrojtja politika nuk ka shpëtuar askënd. Kujt do t’i bëjë presion ai? Flet për 3 vendime që janë marrë. Ç’punë ke me Ramën ti në këtë rast? Do vazhdoj të jem me Veliajn për atë që ka të drejtë. Ka të bëjë me qëndrimin qytetar. Ankimi, artikulimi, nuk po prodhojnë asgjë. Është për hakmarrje dhe mbrojtje. Erion Veliaj sot, e ka humbur suportin politik të PS. Përpara 1 jave, Binaj ishte me makinë, bënte regjistrim për trafikun në Tiranë. Thoshte si është Tirana. Këtë e di unë. Binaj është konstatues. Qytetarët, te Binaj shohin dy gjëra. Është i pavarur ose jo. shtë maskë e Berishës. Njerëzit kërkojnë zgjidhje, jo konstatime.”, theksoi ai.
Category: Politikë
-

“E ka humbur mbështetjen politike”, Meçe: Veliaj ka zgjedhur strategji të gabuar, mbrojtja politike nuk e shpëton dot
-

“Ka një komplot ndaj Ramës”/ Situata politike, reagon ashpër Sula: Përçarje e brendshme në Partinë Socialiste
Ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruar se situata politike në Tiranë është mjaft e ndërlikuar, duke theksuar përçarjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe tensionet mes forcave kryesore politike.
Sipas Sulës, përveç kryeministrit Edi Rama që kërkon fitoren në kryeqytet, ekzistojnë figura brenda PS që nuk e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Ai foli për një “komplot ndaj Ramës” dhe për konflikte të brendshme që ende nuk janë bërë publike.
Sula komentoi edhe qëndrimet e Partisë Demokratike dhe propozimin e Sali Berishës, duke e interpretuar si një lëvizje që, sipas tij, nuk i shërben më opozitës, por interesave personale të Berishës. Ish-deputeti theksoi se zhvillimet e fundit mes PS dhe PD pritet të zbulojnë shumë për dinamikat reale politike në ditët në vijim.
“Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon kontrollon gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.
Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari jot’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula. -

Tabaku: Integrimi evropian kërkon reforma reale, jo prezantime PowerPoint. Kanë mbetur jashtë dialogut..
Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA), Jorida Tabaku, në fjalën e saj gjatë takimit të parë të komisionit, theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të matet me statistika apo prezantime propagandistike, por me reforma të thella, transparencë dhe llogaridhënie.
“Integrimi nuk është statistikë, por ndryshim i ndershëm dhe reforma reale,” – deklaroi Tabaku, duke theksuar se procesi është kthyer në një procedurë të mbyllur, ku “as deputetët, as shoqëria civile, as bizneset nuk janë pjesë e dialogut”.
Sipas saj, rruga europiane e Shqipërisë është mbuluar nga mungesa e transparencës dhe përfshirjes, ndërsa qeveria po e zhvillon procesin pa konsultim me opozitën dhe publikun.
Tabaku kritikoi mënyrën e njëanshme se si mazhoranca ka ndryshuar strukturën e komisioneve parlamentare, duke e quajtur këtë “një regres institucional që ka prekur zemrën e demokracisë parlamentare.”
Në fjalën e saj, ajo ngriti shqetësimin për modelin aktual ekonomik, të përqendruar te ndërtimi dhe jo te prodhimi apo inovacioni.
“Ky model ekonomik nxit pastrimin e parave dhe korrupsionin, ndërkohë që diferencat në paga dhe pensione me vendet e BE-së mbeten të mëdha,” – theksoi Tabaku.
Deputetja solli në vëmendje edhe raste konkrete që, sipas saj, bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si aferat e Aeroportit të Vlorës dhe Portit të Durrësit, duke theksuar se “projektet publike janë kthyer në shkelje të parimeve të konkurrencës dhe transparencës.”
Një tjetër pikë thelbësore e fjalës së saj ishte liria e medias, që sipas Tabakut, është kusht i panegociueshëm për hapjen e kapitujve me BE-në.
“Asnjë vend që nuk ka liri medie nuk mund të flasë për integrim europian,” – u shpreh ajo, duke kujtuar raportet ndërkombëtare që flasin për përqendrim të informacionit dhe presione ndaj gazetarëve.
Në përmbyllje, Jorida Tabaku ritheksoi se opozita mbetet e përkushtuar ndaj rrugës europiane dhe se për PD-në, integrimi është mision kombëtar:
“Integrimi europian është detyrim ndaj demokracisë, drejtësisë dhe mundësive të barabarta. Shqipëria duhet të jetë europiane jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra,” – përfundoi Tabaku.
-
Debate për “barazinë gjinore”, përplasja në Kuvend e grupeve të interesit në lidhje me përcaktimin e gjinive
Jo vetëm në opinionin publik, por edhe në Kuvend, projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat.
Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët.
“Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin… Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani.
“Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar…”, u shpreh Ardit Bido.
“Ne në traditë, në fe, si natyrë njohim dy gjini, mashkull femër. Ju ftoj ti thërrisni arsyes. Se ky projektligj do prek fëmijët tanë”, tha Akil Pano.
Në mbrojtje të dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte edhe avokatja e popullit, që e cilësoi një hap para mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Eranda Balanca tha: “Keqinterpretimi i një koncepti shkakton një nxjerrje nga konteksti. Nuk kemi pse të frikësohemi për përkrahjen e grupeve të përjashtuara”.
Projektligji është ende në proces diskutimi në parim në komisionet parlamentare, ku mazhoranca shfaq bindjen për votimin në parim të projektligjit të barazisë gjinore, teksa opozita nuk bie dakord me qasjen e përmirësimit dhe kërkon lënien në fuqi të ligjit ekzistues pa ndryshime.Top Channel
-

Ish-prokurori Karanxha për Ballukut: Akuza është ngritur, procedura do të vazhdojë, sido që të veprojë zv/kryeministrja
Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ku foli mbi procedimin penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe mundësitë se si ajo mund të njihet me akuzat e ngritura nga SPAK.
‘SPAK dhe jo vetëm ata, por gjithë prokuroria do të ngrejë një akuzë zyrtare. I pandehuri thotë njëherë jam me raport, njëherë jam sëmurë, por mesa kam parë nuk është keq me shëndet,’ deklaroi Karanxha.
Ai shtoi se negociatat me prokurorinë janë të zakonshme: ‘Negociohet me prokurorinë, pra se ideja është e tillë, je e zënë, por një ditë do të vish, procedura penale do të vazhdojë, do të bëjnë detyrën e vet, pra duhet të paraqitesh.’
Sipas Karanxhas, pavarësisht vlerësimit mbi drejtësinë e akuzës, procedura duhet të ndjekë rrugën e saj: ‘Akuza është e drejtë apo jo, mirë keq, por ka marrë një akuzë, ka këto prova dhe do të procedohet. Pra do të njoftohesh zyrtarisht me akuzën, atë që ka ngritur organi proceduesh.’
Ai theksoi gjithashtu se pas njohjes me akuzën, të pandehurit i jepen provat që e mbështesin atë, duke shtuar se dosja nuk mund të shtyhet pafundësisht,
‘Afat nuk ka, e çmon prokurori sepse dosja do të ecë dhe nuk mund ta lësh për një të pandehur që nuk do të vijë. Ka mjete të tjera, shoqërimi forcërisht nëse nuk paraqitesh që të merresh i pandehur. Dhe pasi të njihesh me këtë akt, që kërkon praninë e të pandehurit. Dhe nëse nuk vjen, mund të përfaqësohesh nga avokati, por duhet të marrësh cilësimin.’
Karanxha përmendi edhe ndjekjen penale të kryer nga prokuroria shqiptare. Prokuroria shqiptare ka ushtruar ndjekje penale dhe më pas të ka marrë mes të tjerave dhe shtetasen, Belinda Balluku.’
-

“6500 MWp nën kontrollin e mafies?”, Këlliçi denoncon kapjen kriminale të sektorit të energjisë: Shqipëria mund të..
Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka ngritur alarmin, lidhur me licencat e dhëna nga qeveria për shfrytëzimin e energjisë diellore përmes ndërtimit të parqeve fotovoltaike.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim Asocimit, Këlliçi tha se qeveria ka miratuar licensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrjetit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.Sipas Këlliçit, licensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë licensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.
Paraprakisht, shton më tej Këlliçi, janë miratuar licensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.
‘Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale’, u shpreh Këlliçi në fjalën e tij.
Këshilli i Stabilizim Asocimit
Fjala e Plotë e Belind Këllicit;
Të nderuar kolegë,
Të nderuar miq,
Sot në fjalën time dua të fokusohem në një nga sektorët më të rëndësishëm, atë energjitik, i cili përbën bazën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e gjithë infrastruktura e tij është infrastrukturë kritike, me ndikim të lartë në sigurinë tonë kombëtare.
Shqipëria burimin kryesor të energjisë parësore e siguron nga produktet e naftës, energjia hidrike, energjia elektrike e importuar, përdorimi i druve të zjarrit dhe sasi të tjera shumë të vogla nga burime alternative.
Familjet shqiptare konsumojnë 500 ktoe nga të cilat 125 ktoe sigurohen nga djegia e druve të zjarrit. Thënë qartë familjet shqiptare 25% të energjisë e sigurojnë nga djegia e druve të zjarrit, ç’ka bën që Shqipëria të dështojë në integrimin e energjisë së rinovueshme në sistemin e ngrojes dhe ftohjes. Kjo ka një ndikim shumë të lartë në përmbushjen e Direktivës Vlerësimit dhe Impaktit Mjedisor. Shqipëria ka shfrytëzuar afërsisht 50% të potencialit të saj hidroenergjetik, ndërkohë që ndihma e drejtpërdrejtë shtetërore në zhvillimin e këtij potenciali ka munguar.
Energjia e humbur dhe e pafaturuar (vjedhjet) nga kompania shtetërore që realizon furnizimin është 1.41 TWh ose 121 ktoe. Kjo sasi energjie është sa 23% e energjisë së përdorur në rrjetin e shpërndarjes për një total prej 6.1 TWh.
Sasia e energjisë së tregtuar në treg të lirë nga Bursa Shqipëri/Kosovë e energjisë është 0.371 TWh. Kjo është më pak se 5% e konsumit total të energjisë elektrike në vend, ose është sa furnizimi 15 ditor në vend me energji. Shqipëria nuk përmbush Direktivën (EU) 2019/944 për “Retail Market”, ku konsumatorët që janë nxjerrë në treg të lirë nuk gjejnë dot furnizues dhe furnizohen nga Shërbimi i Mundësisë së Fundit që jepet nga kompania shtetërore e furnizimit të energjisë me çmime të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
Aktualisht drejtori i Bursës Shqiptare të Energjisë është nën hetim për favorizim të tregtarëve të furnizimit me energji elektrike, deformim të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet kontratave të njëanshme me tregtarë spekulativë dhe çmime zyrtarisht të provuara më të larta se ato që publikon bursa Shqiptare e Energjisë.
Procesi Unbandling në sistemin e shpërndarjes së energjisë nuk është realizuar sipas kërkesave të Komunitetit të Energjisë. Ende nuk është krijuar Operatori i Energjisë së Rinovueshme dhe të tre kompanitë e ndara nga Operatori Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë janë nën kontrollin e kompanisë mëmë OSSHE, pra jemi ende larg direktivave.
Kjo ka sjellë që rregullat e mekanizmit balancues të rëndojnë tek prodhuesit privat të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe në mungesë të adoptimit të Rregullit (EU) 2022/869, të ketë pasiguri në bashkëpunimin e ndërsjellë të balancimit të sistemit të operimit, si bllok kontrolli i pavarur për ngarkesën dhe frekuencën e sistemit.
Keq menaxhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme e mban larg Shqipërinë nga objektivat e 2030 dhe 2050 për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ulur emetimet e efektit serë. Kjo fakton që tregu i energjisë elektrike nuk është i integruar dhe vijon të operohet në formë të deformuar.
Si pasojë e këtij deformimi sektori i energjisë elektrike ka humbjet më të larta të energjisë në rajonin e Ballkanit dhe investimet me eficencën më të ulët në rajon.
Nga viti 2015 në sektorin energjitik janë investuar më shumë se 2 miliardë Euro, por vendi ynë vijon të ketë rrjet të transmetimit dhe të shpërndarjes që nuk garanton siguri furnizimi dhe humbje shumë të larta në krahasim me vendet anëtare të ENTSO-e.
Në 99% të rasteve këto investime realizohen me vlerën limit të përcaktuar nga enti prokurues, me një ofertues të vetëm dhe shumë drejtues të korporatave energjitke janë nën hetim, marrë të pandehur ose të dënuar për korrupsion dhe favorizim tenderash. Rasti i fundit është dhe vetë zv. KM Belinda Balluku.
Gjatë vitit 2024-2025 Shqipëria ka pasur një blackout total me efekt kaskadë në Malin e Zi dhe Kroaci dhe një blackout në gjysmën e territorit të saj. Në të dyja rastet ajo ka vënë në rrezik rrjetin sinkron të interkonjeksionit dhe pasojat mund të ishin të rënda edhe për evropën kontinentale.
Në rastin e parë ka pasur edhe një terr informativ dhe mungesë transparence sidomos mbi gjetjet e raportit të Shkurt 2025 të realizuar nga ENTSO-e mbi arsyet e kolapsit të sistemit të transmetimit në Shqipëri. Aktualisht Shqipëria nuk garanton qëndrueshmëri në sigurinë e operimit dhe nuk përmbush Commission Regulation (EU) 2017/2196 dhe (EU) 2019/941.
Është konfirmuar nga studime të pavarura se referuar listës së patronazhistëve të Tiranës, rezulton se 80% e të punësuarve në sektorin elektro-energjitik në kryeqytet, janë votues të partisë në pushtet. Kjo provon se një nga arsyet e dështimit të sektorit, janë politikat korruptive të rekrutimit të punonjësve dhe që lidhen ngushtësisht me korrupsion zgjedhor.
Qeveria ka miratuar licensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrejtit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.
Licensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë licensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.
Këto licensa janë dhënë në rajonet më të varfra të Shqipërisë ku jeta e qytetarëve lidhet ngushtësisht me aktivitetin bujqësor dhe blegtoral. Rezistenca e këtyre qytetarëve është e pamundur, pasi në shumë raste ata janë përballur me struktura të krimit të organizuar, që mesa duket janë pronarët realë të këtyre licensave të dhëna nga Qeveria Shqiptare. Për disa akte miratimi të tjera të licensave fotovoltaike aktualisht është nën hetim Zv. KM Balluku, 2 ish Drejtorë të KESH si dhe drejtori aktual në detyrë është i pandehur.
Janë miratuar paraprakisht licensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.
Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë reale për të konvertuar në gaz, prodhimin e energjisë në Termocentralin e Vlorës. Kjo qasje e qeverisë përforcohet nga veprimet e saj, duke instaluar dy Centrale Pluskuese të Prodhimit të Energjisë me naftë të rëndë, të importuara nga Bangladeshi dhe vendosura në operim në vitin 2024.
Ky investim prej 80 milionë Euro, ka prodhuar në dy vjet vetëm 0.08 TWh nga pritshmëria prej 1.6 TWh. Për këtë rast është nën hetim zyrtar Zv. KM e Shqipërisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i kompanive shtetërore të lidhura me sektorin e energjisë dhe të naftës. Madje faktet e dorëzuara në SPAK, mund të provojnë lidhje dhe përfitime direkte edhe nga Garda Revolucionare e Iranit.
Ndërkohë që kemi të konfirmuar zyrtarisht nën hetim Administratorët e kompanive shtetërore të Prodhimit, të Transmetimit, të Shpërndarjes, të Bursës së Energjisë dhe Ministrin Përgjegjës të Linjës, për deformim të tregut të energjisë, favorizim të aktorëve privatë të tregtimit të energjisë, për fshehje të bilanceve reale financiare, tender korruptivë, shkatërrim të tokës bujqësore, dhe favorizim të subjekteve të lidhura me krimin e organizuar, miratimi i kapitullit 15 të Energjisë, kapitullit 27 të Mjedisit, pjesë e Cluster 4, duket si konfirmim për të thelluar abuzimet dhe bashkëpunimin me botën e mafies në sektorin e energjisë.
Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale.
Referuar Institutit Vienez të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare, për sa i përket konvergimit të Ballkanit Perëndimor me EU, rezulton se Shqipërisë do t’i duheshin më shumë se 100 vite për të mbërritur standardet e Bashkimit Evropian në sektorin e Infrastrukturës dhe Mjedisit.
Për sa i përket qeverisjes do të duheshin më shumë se 64 vite…
Këto janë vetëm disa nga problematikat kryesore që doja të ndaja me ju, pasi këto vendimmarrje korruptive të qeverise në sektorin energjitik, mund të kenë pasoja dhe përtej Shqipërisë.
Ju faleminderit! -

“Pasqyrohet rënia e shtetit”/ Tre vrasje brenda pak orësh, reagon deputeti: Qeveria e paaftë të parandalojë krimin
Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo ka reaguar për ngjarjet e sotme kriminale në Tiranë dhe në Berat. Bozdo e vë gishtin te qeveria dhe deklaron se kjo është pasqyrë e rënies së shtetit.
Eno Bozdo:
“Shqipëria është tronditur nga tre vrasje brenda pak ditësh, njëra prej tyre në qytetin e Beratit. Kjo nuk është më një seri rastësish tragjike është pasqyrë e një shteti që ka rënë, e një pushteti që ka humbur kontrollin mbi jetën e përditshme të qytetarëve.
Qeveria aktuale është e paaftë të parandalojë krimin, e paaftë të garantojë rendin publik dhe e paaftë të mbrojë qytetarin. Në çdo cep të vendit, dhuna, pasiguria dhe frika janë bërë përditshmëri!Shqiptarët nuk mund të jetojnë më në një vend ku jeta e tyre varet nga rastësia”. -

“Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror”/ Tre vrasje në vend, PD: E martë e zezë për Shqipërinë
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me ngjarjet e fundit të kësaj të marte, ku janë shënuar 3 viktima dhe një plagosur në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Tre vrasje me thikë, në Berat, Tiranë dhe Durrës si dhe një i plagosur nga një atentat me tritol në Shkodër. Ky është bilanci i sotshëm për të cilën PD-ja thotë se kemi të bëjmë me frikë dhe terror.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat. Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje. -

“E martë e zezë” për Shqipërinë, PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje…
Partia Demokratike ka reaguar pas serisë së ngjarjeve të rënda që tronditën vendin këtë të martë, më 28 tetor 2025, duke e cilësuar ditën si një “të martë të zezë” për Shqipërinë.
Në harkun kohor të vetëm pak orëve, tre persona mbetën të vrarë me thikë në Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa në Shkodër një tjetër u plagos nga shpërthimi i një sasie tritoli. Në një deklaratë zyrtare për mediat, PD akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama për humbjen e kontrollit mbi rendin publik dhe për krijimin e një klime të frikës dhe pasigurisë në çdo cep të vendit.
“Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’. Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik. Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.”, thuhet në reagimin zyrtar të selisë blu.
Ngjarjet e ditës: tre vrasje në pak orë
Dita e martë rezultoi dramatike për Shqipërinë, me tre vrasje brenda disa orësh. Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor vrau të atin pas një konflikti në banesë.
Në Tiranë, një debat mes dy kolegëve në një lokal në zonën e Komunës së Parisit përfundoi tragjikisht, pasi 41-vjeçari që punonte si picier goditi për vdekje me thikë kuzhinierin 34-vjeçar.
Në Berat, një konflikt absurd për një kalë u kthye në përplasje fatale, ku një 42-vjeçar nga Tirana humbi jetën, ndërsa autori, një 63-vjeçar me precedentë penalë në Greqi, është ende në kërkim.
Ndërkohë, në Shkodër, një shpërthim tritoli plagosi një person. Hetimet për të gjitha ngjarjet vijojnë nga policia dhe prokuroria. -

“Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme
edi rama
ARABI SAUDITE: Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, në Riad të Arabisë Saudite. Në Forumin për Teknologjinë Inovacionin dhe Investimet, kryeministri Rama u shpreh se Mbretëria Saudite është një model, që ka kaluar nga përmbysja e shkretëtirës në ndërtimin e një arkitekture madhështore. Duke marrë si shembull vendet e Arabisë, Rama i krahason me perëndimin ku shprehet se ‘e ka mbytur’ inercia e mërzitshme.
Më tej, Rama kujtoi kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Ai ndau një ekperiencë personale nga kjo kohë, kur u ndesh me një sërë akuzash.
“Fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit dhe njerëzit më thonin se ishte fasadë. Megjithatë imagjinojeni një mëngjes që njerëzit dalin nga shtëpia pa u kujdesur për mënyrën se si duken. Unë kam bindje të patundur për këtë. Mendoj se kemi konsumuar të gjitha ato nga ata që menduan për të bukurën dhe tani jemi te inercia e mërzitshme”, tha Rama.