Marta Kos bën thirrje: Përmbahuni nga përshkallëzimi i tensioneve në Serbi
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të shtunën se po ndjek me kujdes situatën në Serbi, duke përfshirë bllokadën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve. Ajo shprehu shqetësimin për ngritjen e një padie penale kundër rektorit të Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq. […]
Tragjedi në BeH: Deputeti humb jetën në aksident, ndërron jetë edhe gruaja dhe fëmija i tyre i mitur
Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë. Sipas asaj që raporton media boshnjake “Klix”, deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviq ka humbur jetën në këtë aksident që ka ndodhur sot në autostradën “9 Janari”, së bashku me bashkëshorten dhe […]
Serbia, “caku” kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor
Serbia, sipas një hulumtimi të Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) e Universitetit Amerikan në Bullgari, është caku kryesor i fushatës së dezinformimit rus, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Përqendrimi i dezinformatave në Serbi është 6.3 herë më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian”, shpjegojnë për Radion Evropa e […]
Kuvendi i Kosovës/ Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit. Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë. Deputetët e LVV-së nuk ngritën dorën për votimin e raportit, derisa u siguruan se për të po votonin edhe ata të PDK-së, LDK-së […]
U propozua nga LVV, Kuvendi dështon të zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares
Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Por me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, ajo nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës. Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan, ata të PDK-së, LDK-së dhe […]
Konstituimi i parlamentit në Kosovë, sot deputetët mblidhen në seancën e tretë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në seancën e tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në seancën paraprake, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pas kësaj, ai e ndërpreu seancën për 48 orë […]
Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar. Fatkeqësisht nga ky aksident kanë humbur jetën 3 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:55 në fshatin Trapçindoll. Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë tre makina. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në […]
Pas dy seancave të dështuara mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës për konstituimin, betimi i deputetëve i pasigurt dhe sot
Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës. Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, thonë disa nga […]
Aksident tragjik në Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, raportohet për 8 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku 3 persona raportohet se kanë humbur jetën. Nga aksident i rëndë në në fshatin Trapçindoll janë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa të lënduarit disa janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik […]
‘Asnjë, një ose 16’?! Analiza: Sa armë akustike ka qeveria serbe dhe a i përdori ato për protestuesit paqësorë?
Protestuesi në kryeqytetin serb qëndruan të qetë, duke mbajtur 15 minuta heshtje më 15 mars. Ata po bënin nderim për 16 personat e vrarë në nëntor kur një tendë betoni u shemb në një stacion hekurudhor në Novi Sad, Serbinë veriore. Por befas, ata u shpërndanë të tmerruar. Duke parë videot e bëra në vendngjarje, nuk […]