Presidenti se dekreton marrëveshjen për plazhin e madh në Ulqin
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin […]
Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i jepte biznesmenit arab plazhin e Ulqinit
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç nuk e ka dekretuar ligjin e ri i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi. Milatoviç e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të […]
Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i hapte rrugë dhënies së Plazhit të Madh të Ulqinit
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar një ligj i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi. Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi […]
Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit
Qindra qytetarë të Shkupit marshuan të hënën mbrëma për të kërkuar drejtësi dhe llogari për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën më 16 mars 2023. Protesta u organizua nga iniciativa qytetare “Kush është i radhës?”, e cila theksoi se kjo tragjedi, si dhe ngjarje të tjera të […]
Sërish tentativë e dështuar/ Nuk realizohet zgjedhja e Albulena Haxhiut, si kryetare e Kuvendit të Kosovës
Të martën, për të gjashtën herë ajo mori 54 vota pro prej 61 sa duhet për t’u zgjedhur. Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të enjten më 1 maj në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës.
“Rojet bregdetare dëbojnë brutalisht emigrantët!” Frontex heton akuzat kundër Greqisë
Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre – sikurse dyshohet – u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) e klasifikon këtë incident si tepër serioz. Aktualisht Frontex-i po kryen një numër hetimesh lidhur me shkelje […]
Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës
Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International (AI), […]
Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar sërish studentët që protestojnë prej muajsh kundër regjimit të tij. Në një deklaratë këtë të hënë, Vuçiç paralajmëroi se vendi do të zgjedhë momentin se kur do t’i përgjigjet dhunës. “Në momentin që nuk do të mund të tolerojmë më dhunën, do të jetë fundi,” u tha ai gazetarëve […]
Ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre, studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik
Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit publik në Beograd, pasi ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave. Serbia ka përjetuar që disa muaj protesta të udhëhequra nga studentët, të nxitura nga vdekja e 16 personave […]
Skandali/ Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos! Kush është oficerja që mbrohet ‘nga shefat’! Nisin hetimet
Një oficere policie rrugore është vënë në qendër të mediave ditët e fundit pas zbulimit të jetës së saj private… ose jo dhe aq private. Bëhet fjalë për oficere policie rrugore në Greqi, e cila punon në Departamentin e Drejtorisë Rrugore të Pireut dhe është banuese në Nea Smyrni. “Zougla” raportoi se policia ka nisur […]