Bllokohet për trafik qendra e Beogradit para tubimit të thirrur nga Vuçiç
Qendra e Beogradit është mbyllur për trafik më 11 prill, para mbajtjes së një tubimi nga mbështetësit e Qeverisë serbe. Protesta e quajtur “Ne nuk do të heqim dorë nga Serbia”, është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Një bulevard dhe një shesh në qendër të kryeqytetit serb janë mbyllur për qarkullimin e automjeteve, por […]
Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lamisë
Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi, shqyrtoi këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit. Sipas LamiaReport.gr, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte […]
Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet
Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku vlerësimet dhe mesazhet e miqësisë nuk munguan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi Erdoganin si një “lider që i ka qëndruar gjithmonë […]
Një muaj në qeli, Imamoglu del para gjykatës
Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rivali më i madh politik i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka bërë paraqitjen e tij të parë në gjykatë që nga arrestimi muajin e kaluar. Ai është akuzuar për korrupsion dhe terrorizëm, por u shfaq në një gjykatë speciale në burgun Silivri, ku po akuzohet gjithashtu për […]
Ngjarje e rëndë/ 42-vjeçari vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës së tij
Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas ka vdekur edhe vetë. Mediat kanë raportuar se i 42-vjeçari i dyshuar, ashtu edhe bashkëshortja e tij, 30 vjeçare ishin nga Malisheva dhe kanë lënë pas katër fëmijë. Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë […]
Rritja e energjisë elektrike me 16%, protestë në Prishtinë: Do ta dërgojmë vendimin në gjykatë
Enti Rregullator i Energjisë në Kosovë ka miratuar zyrtarisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e çuar atë nga 7.79 cent në 8.96 cent për kilovat, një rritje prej 16%. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zhvilluar të premten në Prishtinë, ku anëtarët e bordit votuan unanimisht në favor të këtij ndryshimi. Zyra […]
“Kemi të njëjta plagë”/ Vjosa Osmani takon presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar këtët të premte një takim me presidentin e Sirisë, Ahmed al Sharaa i cili është në krye të vendit që prej rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad. Me anë të një postimi në Facebook, presidentja Osmani është shprehur se Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta si dhimbja […]
Bërnabiç: Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë do të mbahet më 14 prill
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 prill do të mbahet një seancë për votimin e Qeverisë së re të vendit, duke theksuar se “deputetëve u takon t’ia japin një shans” mandatarit Gjuro Macut. “Shpresoj që seanca të mund të nisë tashmë të hënën, sepse duhet ta përfundojmë këtë […]
Mandiq: Vuçiq ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët për të arrestuar organizatorët e protestave në Serbi
Sofija Mandiq nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd ka thënë se Vuçiq, për shkak të zemërimit pas protestave të qytetarëve, ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët duke u thënë që të arrestojnë organizatorët e protestave. Këtë e bëri të ditur në konferencën rajonale për Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të […]
Protestat në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë sot për çmimin e energjisë elektrike
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind. Pak orë pas mbledhjes së rregullatorit në mëngjes është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës. Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin […]