Category: Aktualitet

  • Bardhi: Balluku sajon vizita jashtë vendit për t’i shpëtuar SPAK-ut

    Bardhi: Balluku sajon vizita jashtë vendit për t’i shpëtuar SPAK-ut

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas fletëthirrjes nga Prokuroria e Posaçme për Belinda Ballukun.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Balluku për t’iu shmangur akuzës së ngritur ndaj saj, lidhur me vjedhjet e shumta që ka bërë, po përdor vizitat zyrtare për t’iu shmangur përgjegjësisë.
    Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat’, shkruan Bardhi.
    Sipas tij, sa do që Balluku të shmanget përmes akrobacive nëpër trena dhe avionë, stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë.
    ‘Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK’, thotë ndër të tjera Bardhi.
    Postimi i Bardhit:
    Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:
    – Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;
    – Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;
    – Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe
    – Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.
    Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!

  • Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

    Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

    Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve
    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, në vijim të fushatës së tij për zgjedhjet e pjesshme.
    Në postimin e tij, aktori dhe aktivisti i njohur shpjegon motivet që e shtyjnë të garojë për drejtimin e kryeqytetit:
    “Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që fëmijët tanë të rriten duke ndërtuar kujtime dhe jo duke parë ndërtime.”
    Binaj thekson se jeton në Tiranë si çdo qytetar tjetër, “me bashkëshorten dhe tre fëmijët, në një pallat të vjetër, në një apartament të vogël, por të ngrohtë e plot dashuri”.
    Ai shton se me punën, aktivizmin dhe humorin e tij ka ngritur gjithmonë zërin kundër padrejtësive dhe në mbrojtje të njerëzve që kanë vërtetë nevojë. “Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetarë të shëndetshëm. Në krye të bashkisë së Tiranës nuk duhet një shërbëtor i partisë, por një shërbëtor i qytetarëve,” thekson kandidati i pavarur.
    Në përfundim, Binaj u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për një Tiranë më të jetueshme: “Duhet të veprojmë të gjithë bashkë, për ta kthyer Tiranën në qytetin që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.”
    Në përfundim, Binaj u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për një Tiranë më të jetueshme: “Duhet të veprojmë të gjithë bashkë, për ta kthyer Tiranën në qytetin që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.”

  • Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit/ Berisha ndan videon

    Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit/ Berisha ndan videon

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Polemikat mes Milaim Zekës te “Rrethi Katror”/ Nga Putin që do kalonte në Shqipëri tek anulimi i takimit me Trump: I thanë se mund ta vrisnin

    Polemikat mes Milaim Zekës te “Rrethi Katror”/ Nga Putin që do kalonte në Shqipëri tek anulimi i takimit me Trump: I thanë se mund ta vrisnin

    Këtë javë në emision “Rrethi Katror” në “E diell” u diskutuan ngjarjet kryesore të javës.

    Anulimi i takimit mes Trump dhe Putin, ka lidhje dhe Shqipëria? Milaim Zeka thotë se avioni i Putin do kalonte në Shqipëri dhe kishte frikë mos e godisnin.
    “Nuk u mbajt takimi sepse shërbimet e huaja i sinjalizuan Putinit se mund të vritej. Njëri prej opsioneve të fluturimit të tij me aeroplan ishte dhe kalimi mbi Shqipëri, dhe i thanë si mund të kalosh mbi Shqipërinë?! Amerika i dha leje Ukrainës të përdorë raketat Tomahawk, dhe 140 miliardë po i ofron BE kredi, që janë defacto të Rusisë. Në Shqipëri kishte sinjalizime që mund të goditej”, tha ai.

    Alfred Cako në lidhje me takimin mes Trump dhe Purtin tha: Këta janë kukulla dhe gjendet shkaqe që lufta të vazhdojë, ndërkohë Europa po armatoset rëndë.

    Ndërkohë Cako u ndal edhe ‘te florinjtë’ e Shqipërisë, kur tha se Enver Hoxha si kusht për të qëndruar në pushtet, i ka dhënë Britanisë rreth 300 ton flori.
    “Ndoshta kryeministri jonë nuk e di që Enver Hoxha si kusht për të qëndruar në pushtet 45 vjet, i ka dhënë Britanisë 280-310 ton flori. Shqiptarëve iu morën 300 ton flori… e kuptoni?!”, tha ai.

    Top Channel

  • Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman

    Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman

    Mediat britanike i kanë bërë ‘jehonë’ deklaratave të Edi Ramës nga Londra.

    “The London Economic” shkruan se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një përmbledhje dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër për Brexit, ndërsa ka kritikuar edhe “teatralitetin” e Nigel Farage-it.
    “Gjatë një vizite në Chatham House për një samit për të adresuar trafikimin përmes Ballkanit, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer për progresin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
    Udhëheqësi shqiptar tha se bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm po funksionon në një “mënyrë fantastike” që ai beson se është gjithashtu “e qëndrueshme”, shkruan nga ana tjetër tabloidi “Mirror”.
    Sipas“The London Economic”, Rama theksoi se është e lehtë për njerëz si Farage të jenë kritikë, duke thënë: Kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës.
    Ai e etiketoi udhëheqësin e Reformës një “pasqyrë problemesh që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës”.
    Rama, shton më tej media britanike, dha një përmbledhje ‘të fortë’ të ndikimit që Brexit ka pasur në Mbretërinë e Bashkuar.
    Pjesë nga shkrimi i “The London Economic”:
    Duke iu referuar ironisë së Brexit-it që shitet si një mënyrë për të kontrolluar imigracionin, por që në fakt ka efektin e kundërt, ai tha: Disa i quajnë ato varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it. Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju u larguat nga Evropa sepse donit më pak anije, dhe keni më shumë anije. E latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.
    Rama gjithashtu sulmoi ish-sekretaren e brendshme, Suella Braverman, për komentet e mëparshme që ajo bëri për shqiptarët.
    Gjatë kohës së saj në qeveri, Braverman kishte thënë se Partia Laburiste do të “lejonte të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend”.
    Duke iu referuar komenteve, Rama tha se ishte ende i zemëruar me Braverman, përpara se të nxirrte në pah rënien e saj duke pyetur: Meqë ra fjala, ku është ajo?
    “Mbaje mend, e di, mos u ngatërro me shqiptarët sepse nëse të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Tre shtetas shqiptarë të kërkuar në Greqi dhe Zvicër bien në prangat e policisë greke

    Tre shtetas shqiptarë të kërkuar në Greqi dhe Zvicër bien në prangat e policisë greke

    Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të kërkuar për vepra të ndryshme penale në Greqi dhe Zvicër. Arrestimet u kryen në operacione të ndara në Kakavijë dhe Janinë.
    Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Policinë e Pogonit arrestuan dy shtetas shqiptarë, të cilët ishin në kërkim nga autoritetet greke.
    Sipas mediave lokale, njëri prej tyre ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata Tre-Anëtarëshe e Apelit për Krime në Maqedoninë Perëndimore, ndërsa tjetri kishte marrë një gjobë prej 1500 eurosh nga Gjykata Një-Anëtarëshe e Kundërvajtjeve të Follorinës, për shkelje të legjislacionit për të huajt.
    Ndërkohë, në Janinë, policia arrestoi një tjetër shtetas shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet zvicerane për trafikim droge. Sipas ligjit zviceran, kjo vepër parashikon një dënim maksimal deri në 20 vite burgim.
    I arrestuari është shoqëruar në Prokurorinë e Janinës, ndërsa pritet nisja e procedurave ligjore për ekstradim.
    👉 Policia greke ka bërë të ditur se operacionet për identifikimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht do të vijojnë në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet kufitare shqiptare.

  • Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

    Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

    Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti.
    Në një reagim në platformën sociale, Facebook, Teliti thotë se fitorja e Beccettit ndaj qeverisë shqiptare është një faturë e rëndë për qytetarët, si pasojë e vendimmarrjeve abuzive të pushtetit.
    ‘Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025)’, shkruan Teliti.
    Këshilltari ekonomik i PD, e mbyll reagimin me faktin se fatura e Becchettit, ‘është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.
    34 MUAJ, 100 MILIONË EURO NGA BUXHETI TE BECCHETTI.
    Becchetti fitoi gjyqin ndaj qeverisë shqiptare — por fitoren e tij po e paguajnë qytetarët e thjeshtë, e jo qeveritarët.
    Jo ata që morën vendimet, jo ata që abuzuan me pushtetin, por taksapaguesit që mezi mbyllin muajin.
    Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025).
    Pra e thënë troc dhe qartë:
    Becchetti merr nga Albcontrol,
    Albcontrol merr nga Qeveria,
    Qeveria merr nga xhepat e shqiptarëve.
    Ky është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.

  • Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

    Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

    Pas përfundimit të “El Clasico”-s në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1, situata doli jashtë kontrollit. Në fushë shpërtheu një përplasje e ashpër mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që çoi në një sherr masiv dhe ndërhyrjen e stafit teknik dhe të sigurisë së stadiumit.
    Gjithçka nisi në momentet e fundit të ndeshjes, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Pedrit, që u përjashtua nga loja në minutën e 100-të me karton të kuq. Ky vendim ndezi gjakrat në radhët e Barcelonës, ndërsa disa lojtarë të Realit festuan në mënyrë provokuese pranë pankinës kundërshtare.
    Sipas raportimeve nga terreni, përplasja përfshiu disa emra të njohur të të dy ekipeve. U pa Vinicius Junior duke debatuar ashpër me Ronald Araujon, ndërsa edhe Mbappé dhe Gavi u përfshinë në një shkëmbim të fortë fjalësh.
    Stafet teknike të të dy skuadrave ndërhynë menjëherë për të shmangur përkeqësimin e situatës, ndërsa disa futbollistë u desh të ndaheshin fizikisht nga forcat e sigurisë.
     
    Lamine Yamal asking Carvajal and Vinicius Jr to meet outside in the tunnel for saying he talks too much.byu/BlazingFirey insoccer

  • The Telegraph: Putini i frikësuar nga një grusht shteti, paranoja po përhapet në Kremlin

    The Telegraph: Putini i frikësuar nga një grusht shteti, paranoja po përhapet në Kremlin

    Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, një ndjenjë cenueshmërie po përhapet brenda Kremlinit dhe frika nga një grusht shteti i brendshëm është bërë një obsesion për Vladimir Putinin.
    FSB ka akuzuar anëtarët e Komitetit Rus Kundër Luftës se po komplotojnë një marrje të dhunshme të pushtetit, një veprim që ekspertët e përshkruajnë si pjesë të një vale të re të paranojës së Kremlinit.
    Ish-ambasadori i SHBA-së në Ukrainë, John Herbst, tha se “Putini po kërkon armiq për të mbështetur regjimin e tij”.
    Analistët vërejnë se autoritetet po punojnë për të diskredituar opozitën dhe për të fajësuar Perëndimin për problemet e brendshme të Rusisë, në një përpjekje për të shpërqendruar publikun nga paqëndrueshmëria në rritje.
    Ndërkohë, problemet ekonomike dhe varësia nga Kina po thellohen, Xi Jinping mund t’i japë fund luftës dhe të rrëzojë ekonominë e Rusisë nëse do të zgjidhte ta bënte këtë.
    The Telegraph kujton se kryengritja Wagner në vitin 2023 ishte shenja e parë paralajmëruese, duke zbuluar se sa e brishtë është bërë vertikali i pushtetit të Putinit.

  • Reshjet dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

    Reshjet dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

    Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.

    Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).
    Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.
    Njoftimi i plotë:
    Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.
    Janë përdorur 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës. Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.
    Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010. Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.
    Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.
    Bashkia Vau Dejës
    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.
    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve. Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave. Deri tani është evidentuar një rast evakuimi. Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.
    Bashkia Pukë
    Vijojnë reshjet intensive të shiut. Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash. Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
    Bashkia Fushë Arrëz
    Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë. Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë. Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.
    Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë
    Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë. Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse. Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.
    Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar. Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

    Top Channel