Category: Aktualitet

  • Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

    Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

    E njëjta Gjykatë, por me dy standarde. Sokol Sadushi ka asgjësuar fletët e votimit në rastet e shkuara të përzgjedhjes së anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, nga viti 2022-2023, pasi i quan pa vlerë juridike.

    Ndryshe nga procesverbali i mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve në garën mes Asim Vokshit dhe Naureda Llagamit, ku fletët e votimit janë pjesë e dokumentave zyrtare të ruajtura nga Gjykata e Lartë.
    Top Channel i drejtoi një kërkesë për informacion Gjykatës së Lartë për rastet e mëparshme ku votat janë shpallur të pavlefshme dhe, për efekt transparence, të shfaqnin kopje të çdo flete votimi gjatë mbledhjeve të gjyqtarëve për votimin ku fituan Sandër Beci, Ilir Troska dhe Holta Zaçaj. Por përgjigja nxjerr në pah një mungesë uniformiteti në praktikë, me qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme.
    “Gjykata e Lartë sqaron se fletët e votimit nuk përbëjnë akt juridik, por dokumente ndihmëse të përdorura vetëm gjatë procesit të numërimit për verifikimin e rezultatit të votimit. Pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve, përdorimi i fletëve të votimit për qëllime proceduriale përfundon.”
    Gjykata e Lartë pretendon se dokumentet që mbartin vlerë provuese dhe efekt juridik janë procesverbali i komisionit të votimit dhe vendimi përfundimtar i mbledhjes që ruhet në arkiv dhe mund të aksesohet sipas ligjit për të drejtën e informimit.
    Por nga studimi i procesverbaleve, Top Channel vë re se nuk është vepruar njësoj me vendimet e anëtarëve të mëparshëm, si me rastin e fundit që shpallën fitues Asim Vokshin me 3 vota më pak se Naureda Llagami, ku në përbërje të procesverbalit është edhe faqja me rezultatet e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka edhe shpjegime të detajuara për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme.
    Në procesverbalin e votimit të gjyqtarit Sandër Beci specifikohet vetëm se ka katër fletë të pavlefshme, ku në tre fletë është konstatuar se është votuar për të tre kandidatët në çdo rresht, ndërsa në një fletë për asnjë nga ata që ishin në garë. E kundërta ka ndodhur në procesverbalin e përzgjedhjes fituese të Holta Zaçaj, ku thuhet vetëm se ka pasur tre fletë të pavlefshme, pa dhënë asnjë detaj më shumë.
    Për të qenë plotësisht të qartë, Top Channel e pyeti Gjykatën e Lartë nëse ka raste të mëparshme ku fleta e votimit ka pasur shenja të tjera, si në situatën e Naureda Llagamit; dhe se si ishin vlerësuar? Morëm një përgjigje pa përgjigje. Por nuk pati një mohim. Fletët e votimit janë zhdukur. Detajet në procesverbal për fletët e pavlefshme nuk janë në çdo proces shteruese.
    Kjo qasje me ruajtjen selektive të dokumentave dhe standardet e dyfishta në procesverbale bie ndesh me atë që thotë kreu i Gjykatës së Lartë, duke minuar parimin e barazisë dhe transparencës. Situata e papërputhshmërisë së procedurave pas mbledhjeve së posaçme të gjyqtarëve ngre dyshime të forta për paanshmërinë e veprimeve administrative të Gjykatës së Lartë. Veprime të tilla vendosin në pikëpyetje edhe perceptimin publik për besueshmërinë e Gjykatës së Lartë si institucion që garanton drejtësi.

    Top Channel

  • Jepet pretenca për ish-deputetin e PS, SPAK kërkon tre vite burg për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje të sekretit shtetëror

    Jepet pretenca për ish-deputetin e PS, SPAK kërkon tre vite burg për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje të sekretit shtetëror

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ndaj Jurgis Çyrbes, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.

    SPAK kërkoi 3 vite burg për ish-deputetin e PS Çyrbja, i cili nga dënimi i shkurtuar zbret në 2 vite.
    Për Altin Hajrin, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu tre vite burg, që po ashtu zbret në dy vite nga dënimi i shkurtuar, ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua 2 vite e 6 muaj burg që zbret në 1 vit e 8 muaj.
    Çyrbja dhe Hajri akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021 dhe tregim të sekretit shtetëror, ndërsa Masha për përkrahje të autorëve të krimit.

    Top Channel

  • Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

    Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor 2025 në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.

    Shtetasi G. M., 51 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi u vetëdëmtua me thikë brenda banesës së tij.
    Autoritetet kanë marrë në referim materialet përkatëse nga specialistët dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • Buxheti, qeveria miraton sot, debat në Parlament nis më 19 nëntor

    Buxheti, qeveria miraton sot, debat në Parlament nis më 19 nëntor

    Sot në orën 17:00 në mbledhjen e qeverisë pritet të kalojë buxheti dhe më pas do të kalojë në parlament.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se socialistët kanë rënë dakord që më 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament.
    Ndërsa në datën 11 dhjetor do të diskutohet nen për nen.
     

    Top Channel

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

    bardh spahia

    TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia, është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, ndërsa seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 12 nëntor. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Spahisë, për arsye shëndetësore.
    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi. Spahia pretendon se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI

  • Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-deputetin socialist

    Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-deputetin socialist

    Jurgis curbja

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dhënë pretencën ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021. 
    Sipas pretencës së SPAK-ut:
    Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, por përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim.
    Altin Hajri akuzohet për korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit, 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg.
    Ahmet Masha akuzohet për tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit, 2 vite e 6 muaj. Përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

  • Spiropali vizitë zyrtare në Hagë, takon edhe Hashim Thaçin në burg

    Spiropali vizitë zyrtare në Hagë, takon edhe Hashim Thaçin në burg

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.
    Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

    Spiropali do të falenderojë Ministrin e Jashtëm për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

    Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimeve akademike.

    Ditën e sotme, Ministrja do të vizitojë Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.
    Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane.
    Në mjediset e Ambasadës shqiptare, Spiropali do të mirëpritet edhe nga rrjeti i profesionistëve të rinj shqiptarë me banim në Holandë.

  • Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

    Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

    Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33 500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë.
    Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
    Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
    “Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
    Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
    Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.”- njofton policia.

  • Pretenca/ SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

    Pretenca/ SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

    Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën:
    Jurgis Çyrbja- Tregim i sekretit shtetërore në disa raste, përkrahje autorit të krimit disa herë, korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021 – 3 vite burg/ 2 vite burg;
    Altin Hajri- korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit- 3 vite burg/ 2 vute burg.
    Ahmet Masha- Tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg.
    LAJM NE PERDITESIM…

  • Ngjarje e rëndë, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

    Ngjarje e rëndë, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor 2025 në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.
    Shtetasi G. M., 51 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi u vetëdëmtua me thikë brenda banesës së tij.
    Autoritetet kanë marrë në referim materialet përkatëse nga specialistët dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.