Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për një punonjës policie dhe 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër.
Efektivi Anton Ademaj me inspektorët D. Ll, J. H., dhe M. L., të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
“Shkodër – AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
➡️ A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
➡️ D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
➡️ J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
➡️ M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e AMP.
Category: Aktualitet
-

Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata e Shkodrës cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për efektivin dhe 3 punonjës të IMT
-

Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh ku administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.
62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë teksa në rrethana ende të paqarta është aksidentuar dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Në vijim, policia ka shoqëruar në polici disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia. -

Hiqej si drejtor policie, 20-vjeçari u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit
Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu, hiqej si polic, madje në disa raste edhe si Drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie.
Gjithashtu duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.
Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.
Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara. -

Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para të policisë
Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. -

“Nga kush sulmohet ky zotëri?”/ Gazetari plas ‘bombën’: Rama ka porositur 800 mijë euro një makinë të blinduar
Gazetari Lavdrim Lita ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me një tender, të pretenduar nga ai, prej 800 mijë eurosh për blerjen e një makine të re të blinduar. Lita e cilësoi këtë veprim si të pajustifikuar dhe provokues në raport me qytetarët.
“Lajmi është që kryeministri Rama ka tenderuar 800 mijë euro për një makinë të blinduar. Pyetja është: nga kush sulmohet ky zotëri? Nga kush ka frikë?”, deklaroi gazetari.
Sipas tij, në një vend ku mungojnë fondet për shërbime publike, blerja e një automjeti luksoz për kreun e qeverisë është e papranueshme.
“Kjo është pyetja që duhet të bëjnë qytetarët, ku shkojnë paratë e tyre? Pse duhet të blihet një super makinë si ato të presidentit amerikan?”, shtoi Lita.
Ai theksoi se Rama, pas 13 vitesh në pushtet dhe në mandatin e tij të katërt, nuk mund të justifikojë një shpenzim të tillë, duke e krahasuar luksin qeveritar me atë të udhëheqësve të fuqive botërore.
“Do të ecë edhe kryeministri ynë me makinat e blinduara të tipit të Donald Trump-it? Nga kush ka frikë ky?”, tha Lita. -

“Favorizuan ndërtim pa leje”/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së
AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat ‘detyrim paraqitje’ për shtetasit: A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës; D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës; J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës; M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel
-

Humb jetën administratori në minierat e Bulqizës
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.Top Channel
-

Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para
Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT-së, ja për çfarë akuzohen
amp
SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër. Punonjësi i policisë Anton Ademaj dhe 3 inspektorët D.LL., J.J. dhe M.L., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi:
Shkodër/AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. -

Shkoi të kontrollonte frontin e punës, aksidentohet administratori i minierës në Martanesh, humb jetën
Foto ilustruese
DIBËR- Nja aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar. Sulejman Kurti, 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, kishte shkruar për të kontrolluar punën në minierë, në momentin që është përfshirë në aksident, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.