Category: Aktualitet

  • Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektori privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

    Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektori privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

    Ka nisur hetimi për një mjek në Fier, pasi nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitalet private.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se “dyshohej se gjatë orarit të punës, teksa ai duhet të shërbente pranë spitalit publik, largohet nga vendi i punës gjatë orarit të punës, duke mos ofruar shërbimet mjekësore pranë spitalit Publik. Gjatë orarit të punës mjeku ofron shërbime pranë spitalit privat “A” dhe klinikës private “I M”, të cilët ndodhen në afërsi të spitalit”.
    Njoftimi i Prokurorisë Fier:
    Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitale private, Prokuroria Fier procedon mjekun për 2 vepra penale
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr. 929, datë 01.07.2025, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 i K. PenPenal. Ky procedim u regjistrua mbështetur në informacionet paraprake se, shtetasi G.T, i cili ushtronte detyrën si mjek imazherist pranë Spitalit Rajonal Fier, ishte përfshirë në veprimtari korruptive, me pacient që marrin shërbimin pranë këtij spitali.
    Po kështu, dyshohej se gjatë orarit të punës, teksa ai duhet të shërbente pranë spitalit publik, largohet nga vendi i punës gjatë orarit të punës, duke mos ofruar shërbimet mjekësore pranë spitalit Publik. Gjatë orarit të punës mjeku ofron shërbime pranë spitalit privat “A” dhe klinikës private “I M”, të cilët ndodhen në afërsi të spitalit.
    Pas regjistrimit të procedimit penal, në dinamikë të veprimeve proaktive-hetimore, është autorizuar kryerja e vëzhgimeve në vende publike si dhe kryerja e veprimeve simuluese me qëllim evidentimin e faktit penal objekt hetimi. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore të vëzhgimit dhe kryerjes së veprimeve simuluese është arritur të dokumentohet veprimtaria korruptive dhe janë konstatuar elemente të veprës penale “shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Veprimet korruptive në formën e marrjes së një përftimi të parregullt janë dokumentuar mbi bazën e veprimeve simuluese të autorizuar nga prokuroria në dy episode. Konkretisht atë të datës 29.10.2025 dhe datës 31.10.2025. Po kështu, veprimtaria e tij në mospërmbushje të rregullt të detyrës është dokumentuar nga raportet e vëzhgimit dhe veprimet e tjera simuluese të dokumentuar në procesverbalet dhe raportet e vëzhgimit.
    Pas këtyre veprimeve hetimore disa mujore me medota speciale të hetimit dhe dokumentimit të episodeve të marrjes së vlerave monetare në formën e përfitimit të parregullt është bërë kapja flagrancë personin nën hetim G. T. Këtij shtetasi i është kryer kontroll personal dhe i banesës, ku gjatë kontrollit personal janë gjetur dhe kartëmonedhat të cilat ishin dhënë gjatë kryerjes se veprimit simulues të autorizuar nga Prokuroria. Shumat monetare që ju gjetën gjatë kontrollit personal të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës ishin në vlerën 27.800 lekë (njëzet e shtatë mijë e tetëqind).Me tej, ndaj shtetasit nën hetim G.T, në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll i banesës. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur vlera të konsiderueshme monetare në valutë dhe lekë. Më konkretisht janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës:
    – 39,155 euro;– 1,857.000 lekë,;– 2370 Paud;– 75 dollarë; dhe– 10 franga.
    Nga ana e Prokurorisë pas arrestimit të këtij shtetasi si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1, i K. Penal, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin e datës 03.11.2025 vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimit i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

    Top Channel

  • Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar, pranga dy personave në Durrës

    Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar, pranga dy personave në Durrës

    Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi qarkullonin me armë në një makinë të blinduar.

    Blutë bëjnë me dije që gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik në automjet, u gjetën një armë zjarri, tip pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
    Sakaq, u arrestuan në flagrancë Elidon Daçi, 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    Njoftimi i policisë:
    Durrës
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”.
    Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
    Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
    Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    -E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “Shqipëria në rrugë të mbarë për mbylljen e negociatave brenda 2027”, BE: Në Serbi zhgënjyes niveli i korrupsionit

    “Shqipëria në rrugë të mbarë për mbylljen e negociatave brenda 2027”, BE: Në Serbi zhgënjyes niveli i korrupsionit

    Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij të fundit për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke konfirmuar pritshmëritë e deklaruara më herët në Parlamentin Europian nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

    Raporti vlerëson progresin e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Lindore, por mban një ton të ndryshëm për secilin prej tyre.
    Në raport, Mali i Zi përmendet si shembull pozitiv për “ruajtjen e progresit të qëndrueshëm në reformat” dhe konsiderohet se “është në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2026.”
    Shqipëria merr gjithashtu vlerësime pozitive, me Komisionin që thekson se “objektivi për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 varet nga ruajtja e ritmit të reformave dhe forcimi i dialogut politik gjithëpërfshirës.” Nëse ky ritëm reformash vazhdon, thuhet në raport, Shqipëria është në rrugën e duhur për të arritur objektivin ambicioz të saj.
    Sa i përket Ukrainës, Komisioni vlerëson përparimin e arritur pavarësisht kushteve të luftës, por paralajmëron se “nevojitet përshpejtim i reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit,” në mënyrë që vendi të ketë mundësi “të mbyllë përkohësisht negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2028.”
    Në të njëjtën linjë, Moldavia konsiderohet se ka një objektiv “ambicioz, por të arritshëm,” për mbylljen e negociatave deri në vitin 2028, nëse përshpejton ritmin aktual të reformave.
    Megjithatë, toni ndryshon ndjeshëm për Serbinë, për të cilën Komisioni shpreh shqetësim të thellë: “Reformat janë ngadalësuar ndjeshëm,” thuhet në raport, duke nënvizuar “pakënaqësinë e qytetarëve për shkak të korrupsionit, mungesës së llogaridhënies dhe presionit ndaj shoqërisë civile.” Komisioni kërkon nga Serbia të “kapërcejë bllokimin në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore” dhe të “ndalojë prapakthimin në lirinë e shprehjes dhe të akademisë.”
    Gjuha më e ashpër i është rezervuar Gjeorgjisë, për të cilën Komisioni thekson se “procesi i anëtarësimit është de facto i pezulluar që nga viti 2024” dhe se “situata është përkeqësuar ndjeshëm, me prapakthim serioz demokratik dhe kufizime të rënda ndaj të drejtave themelore.”
    Në përfundim, raporti thekson: “Në dritën e prapakthimit të vazhdueshëm, Komisioni e konsideron Gjeorgjinë një vend kandidat vetëm në emër. Autoritetet gjeorgjiane duhet të tregojnë angazhim të vendosur për të ndryshuar kursin dhe për t’u rikthyer në rrugën e integrimit europian.”

    Top Channel

  • Kërcënuan dhe shantazhuan të riun dhe familjarët e tij për t’u kthyer borxhin, një i arrestuar, procedohen tre vëllezërit

    Kërcënuan dhe shantazhuan të riun dhe familjarët e tij për t’u kthyer borxhin, një i arrestuar, procedohen tre vëllezërit

    Një 29-vjeçar dhe familja e tij janë kërcënuar dhe shantazhuar nga disa persona për dhënien e një shumë parash që pretendohet që ishin borxhe.

    Për pasojë është arrestuar një person, janë proceduar penalisht katër persona, mes tyre 3 vëllezër dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:-u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;-u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.
    Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.
    Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim

    Top Channel

  • “Nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet”, Edi Rama reagon pas vendimit të Kushtetueses për Veliajn

    “Nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet”, Edi Rama reagon pas vendimit të Kushtetueses për Veliajn

    Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
    1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo.
    2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.
    3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo.
    Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë. /Publikuar në X nga Edi Rama/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • LVV-ja propozon Glauk Konjufcën për mandatar për qeverinë

    LVV-ja propozon Glauk Konjufcën për mandatar për qeverinë

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër të Kosovës.
    “Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

    Ai iu referua postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku Konjufca ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar nga Kurti më 26 tetor – por që nuk mori mbështetjen e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Kurti tha po ashtu se në këtë mënyrë mund të shmangen dy palë zgjedhje dhe Kuvendi të miratojë buxhetin për vitin 2026.

    Sipas tij, nëse vendi shkon në zgjedhje në dhjetor pa buxhet, do të rrezikohej shteti.
    “Caktimi i mandatarit të dytë në këto rrethana është domosdoshmëri. Le ta votojë opozita një qeveri të udhëhequr nga Glauku”, në mënyrë që të procedohet buxheti i shtetit nga një qeveri fuqiplotë, tha Kurti.
    Kush është Glauk Konjufca?
    Glauk Konjufca është një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e saj që nga themelimi, rreth dy dekada më parë.
    Në vitin 2010 u zgjodh për herë të parë deputet dhe më pas shërbeu si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës (2011-2014).
    Në legjislaturat pasuese, ai udhëhoqi Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe ishte anëtar i komisioneve për Zhvillim Ekonomik dhe për Punë të Jashtme.
    Pas zgjedhjeve të vitit 2019, Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë shërbeu edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Kurti, deri në qershor 2020.
    Nga viti 2021 deri këtë vit shërbeu sërish si kryetar i Kuvendit.
    Ndërkaq, nga 22 marsi 2021 deri më 4 prill 2021 ishte edhe ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.
    Konjufca: Opozita tani duhet ta bëjë kompromisin e vet
    Në fjalën në Këshillin e Përgjithshëm, Konjufca tha se mosmandatimi i Kurtit për kryeministër është “kompromisi i madh” i LVV-së.
    “Më shumë se kaq nuk ka mundësi sepse po e prezantojmë një Qeveri ku kryeministër nuk është Kurti dhe ky është kompromis i madh. Tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha Konjufca.
    Ai argumentoi se partitë e tjera shqiptare u bënë bashkë që t’ia pamundësojnë Kurtit formimin e ekzekutivit të tretë.
    “Populli shumë shpejt pret të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021”, iu drejtua Konjufca Kurtit, duke iu referuar zgjedhjeve kur LVV-ja mori mbi 50 për qind të votave.
    Sipas Konjufcës, interesi aktual publik, sipas partisë së tij është ndarë në dy shtylla.
    “Së parti shmangia e dy zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh. Dhe së dyti votimi i buxhetit 2026, pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të shtetit, pagat e sektorit publik, pensionet, shtesat e projektet esenciale të shtetit tonë”, tha ai.
    Çështje të tjera që janë me urgjencë për miratim tha se janë Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, buxheti për transmetuesin publik të Kosovës dhe buxhetet për tri komuna: Prishtina, Gjilani, Zubin Potoku.
    “Partitë e tjera e kanë në dorë nëse duan të bëjmë zgjedhje tani. Por, mua më duket se shpata e gjykimit është më e mprehtë se më parë”, tha Konjufca.
    Kurti tha se do t’ia dërgojë emrin e Konjufcës për mandatim te presidentja Vjosa Osmani.
    Osmani ka afat deri nesër që të vendosë nëse do ta mandatojë Konjufcën apo dikë tjetër apo do të shpallë zgjedhjet e reja.
    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Presidencës së Kosovës lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Osmani dhe është në pritje të përgjigjes.
    Në rast se presidentja e mandaton Konjufcën, sipas Kushtetutës, ai do të ketë kohë 15 ditë që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re të Qeverisë, e cila duhet të marrë të paktën 61 vota për.
    Reagimet e partive për propozimin e Konjufcës për mandatar
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se Konjufca në fjalën e tij në këshillin partiak e pranoi se nuk i ka 61 vota për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
    “Si ka mundësi që presidentja e vendit të mandatojë një kandidat i cili ende pa shkuar në Kuvendin e Kosovës, thotë se krijimi apo jo i qeverisë, varet nga votat e opozitës?!”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilësoi si “shfaqje teatrale” mbledhjen e LVV-së, që i cilësoi si “mandatar pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik”.
    “Dua të besoj se presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë paralamentare”, shkroi ai në Facebook.
    Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se presidentja nuk ka mandat që ta mandatojë askënd për formimin e qeverisë “pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme”.
    “Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga LVV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike”, shkroi ai në rrjetet sociale.
    Sa i përket mandatimit të kandidatit të ri për kryeministër, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se presidentja nuk ka “diskrecion të pakufizuar” në këtë drejtim.
    “Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese K0103/14, presidentja duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re. Thënë më ndryshe, presidentja duhet të bindet se mandatari që cakton do të ketë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë”, shkroi ai në Facebook.
    Sipas tij, “bindja” mund të nënkuptojë se është arritur ndonjë koalicion, se kandidati i një partie ka siguruar vota edhe nga parti të tjera, duke deponuar dëshmi për këtë apo përmes dërgimit të një liste me 61 nënshkrime.
    “Nëse në asnjë rrethanë presidentja nuk bindet se asnjë kandidat nuk ka numrin e mjaftueshëm të votave në Kuvend për formimin e Qeverisë, ajo duhet të shpallë zgjedhjet brenda 40 ditëve”, tha ai.
    Sipas Shalës, nëse presidentja Osmani tejkalon këto hapa dhe e mandaton një kandidat për kryeministër, atëherë ajo “bën shkelje të Kushtetutës, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenon paanësinë politike”.
    Osmani u takua me përfaqësuesit e partive politike më 31 tetor për të diskutuar për çështjen e mandatarit dhe të zgjedhjeve.
    Pas mbledhjes, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan se nuk ka shumicë dhe se zgjedhjet duket të jenë opsion. Ndërkaq, Kurti nuk u prononcua për media.
     

  • Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Ramës, Balluku shërbeu si mashë

    Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Ramës, Balluku shërbeu si mashë

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur sërish ditën e sotme për aferën e Tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku sipas tij është thjesht “masha” e Ramës, dhe ky i fundit është përgjegjësi kryesor për këtë aferë korruptive.
    Sipas Berishës, është Edi Rama ai i cili ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.
    “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.
    Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë. Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi.
    Edhe njëherë aty ku ishim. Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.
    Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.
    Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja.
    E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar”,- është shprehur Berisha.
     

  • Jugu nën këmbët e Sakove/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës

    Jugu nën këmbët e Sakove/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës

    Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug.
    Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.
    Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.
    Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë. Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.
    Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.
    Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës. Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.
    2 T është një lubi e fondeve publike. Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit. Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës.
    /kapitali.al/

  • Berisha u bën apel qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi

    Berisha u bën apel qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të organizohen protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, teksa e quajti kryeministrin “hajdutin kryesor”.
    Ai tha se “rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi”.
    “E njëjta kompani turke është kompania e aeroportit të Vlorës. Përpiqet ta mbyllë, por aeroporti i Vlorës, për qytetarët shqiptarë, është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë se tuneli i Llogarasë. Sepse në aeroportin e Vlorës, Edi Rama ka firmosur kontratën që do i paguajë vetes së tij, gjoja Pacollit, 140 milionë euro 10 vitet e para për biletat e munguara. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur aeroporti për 10 vitet e para mund të ndërtohej me një të tretën e kapacitetit, e njëjta praktikë që është ndjekur me aeroportin e Tiranës. Pra, të dshur qytetarë dhe qytetare, unë mendoj se duke ngritur akuzën ndaj Belinda Ballukut, prokurori i çështjes ka ngritur akuzë, ose u ka autorizuar ju të ngrini akuzën më të fuqishme ndaj Edi Ramës.
    Ai, të jem i sinqertë, nuk u mjaftua me Ervis Berberin, as me Gjylin, as me Myzyrin. Pra, me asnjërin prej tyre nuk u mjaftua, shkoi tek Sulltanesha, tek Lubia për t’i thënë çdo shqiptari se ky është Edi Rama. Se Lubia me fustan është Edi Rama, burreci që fshihet pas fustaneve të grave. Se nuk do ta lëshoj gojën, turp. E ka urdhëruar, nuk mund të bënte kurrë zëvendësi marrëveshjen 50 milionë. Marrëveshja është kryekëput e Edi Ramës. Ndaj qytetarë, gjithçka është e qartë para jush, është fjala juaj, është vullneti juaj për t’i dhënë verdiktin përfundimtar këtij hajduti që kombi nuk e ka pasur në gjithë historinë e tij.
    Pra, aktakuza lexon Belinda Balluku, por në fakt në moral, në germë dhe çdo gjë është kundër Ramaduros, kundër Edi Ramës. PD do ngrihet e tëra. Ky narkoshtet që në pamje të parë po shkërmoqet çdo ditë, jo të dashur qytetarë të dashur, ky po u vjedh ju çdo ditë. Në qoftë se nuk ngrihemi, ikën njëri, vjen tjetri dhe ju do vidheni gjithnjë e më shumë. Rruga e vetme është të ngrihemi, t’i japim duart këtij regjimi që nuk ka Kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka moral, por që vjedh në mënyrë të tmerrshme paratë e taksave tuaja,” tha Berisha.

  • Dhunuan dhe morën peng të riun në ‘arrest shtëpiak’, jepen masat e sigurisë për vëllain e deputetit dhe dy të tjerë

    Dhunuan dhe morën peng të riun në ‘arrest shtëpiak’, jepen masat e sigurisë për vëllain e deputetit dhe dy të tjerë

    Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për 40 ditë ndaj Alti Nallbatit, Marsel Buçit dhe Trajan Çelikut, të dyshuar për dhunimin e Ilir Topçiut disa ditë më parë në Devoll.
    Kërkesa për arrest me burg është bërë nga prokurori i çështjes dhe është pranuar nga gjykata. Avokatët mbrojtës kishin kërkuar një masë më të butë, si arrest shtëpie, por gjykata vendosi se personat e përfshirë mund të ndikojnë në provat, ndaj dhe u mor vendimi për burg. Para oficerëve të policisë gjyqësore, Ilir Topçiu ka deklaruar se nuk është marrë peng, por është dhunuar nga tre të dyshuarit.