Category: Aktualitet

  • Vetëm 4 muaj në detyrë! Ish-kreu i PD Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës

    Vetëm 4 muaj në detyrë! Ish-kreu i PD Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës

    Genc Deromemaj

    VLORË-Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë. Ende nuk dihen arsyet e largimit nga posti.
    Ish-kreu i Partisë Demokratike Genc Deromemaj u emërua në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës më 24 qershor të këtij viti për të zëvendësuar Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

    Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli. Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë./ZËRI

  • GJKKO liron nga burgu ish-administratorin e “Bankers”Leonidha Çobo

    GJKKO liron nga burgu ish-administratorin e “Bankers”Leonidha Çobo

    Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë lirimin nga burgu të ish-administratorit të kompanisë Bankers Petroleum, Leonidha Çobo. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili caktoi për të masën e re të sigurisë “arrest në shtëpi”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Që në seancën paraprake, avokati mbrojtës i Çobos ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, duke argumentuar se klienti i tij ka punuar për Bankers Petroleum kanadeze, dhe jo për kompaninë kineze që e bleu më vonë. Sipas mbrojtjes, Çobo ka qenë shpesh në “përplasje” me drejtuesit e rinj kinezë, e jo në bashkëpunim me ta. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Avokati deklaroi se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, që i referohet viteve 2018 e në vijim, nuk përfshin aktivitetin e Çobos, pasi ai nuk ka pasur më asnjë funksion në kompani që prej vitit 2015. Sipas tij, Çobo ka ushtruar detyrën me korrektësi gjatë viteve 2010-2015, dhe të gjitha raportet financiare të asaj periudhe janë audituar e verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Mbrojtja kujtoi se marrëdhënia kontraktuale midis Bankers dhe shtetit shqiptar është e përcaktuar në Marrëveshjen e Hidrokarbureve të vitit 2004, dhe se për periudhën që ai ka qenë administrator, vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris dhe të gjykatave shqiptare kanë konfirmuar rregullshmërinë e aktivitetit të kompanisë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas avokatit, Çobo është hetuar më parë nga Prokuroria e Fierit gjatë viteve 2020-2021 për të njëjtat akuza – “shpërdorim detyre”, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “korrupsion në sektorin privat” – hetim i cili është pushuar me kërkesë të vetë prokurorisë, dhe vendimi është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.

  • Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror

    Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
    Rama tha nuk mundi që të ishte fizikisht prezent, siç ishte parashikuar, pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë.
    “Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama.

  • Rama: Lufta ndaj korrupsionit është e ekuilibruar, pa dallim pushteti

    Rama: Lufta ndaj korrupsionit është e ekuilibruar, pa dallim pushteti

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë virtualisht në Euroneës EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit në Euroneës, një moment i rëndësishëm dialogu BE – vendet e Ballkanit Perendimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
    Rama foli për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke u ndalur te veprimtaria e SPAK, e cila sipas tij “ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë”.
    “Shqipëria po bën diçka unike në gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar në Shqipëri dhe për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shumë përtej sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit, diçka që askush në rajon nuk e ka bërë. Kjo është për të thënë që e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur vjen te lufta ndaj korrupsionit”, tha Rama.

  • OSHEE hesht, qyteti i Fushë-Krujës në errësirë prej 8 orësh

    OSHEE hesht, qyteti i Fushë-Krujës në errësirë prej 8 orësh

    Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë.
    Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00.
    Megjithatë, edhe pse OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është sistemuara në kohë, furnizimi me energji vijon të mos jetë rikthyer.
    Burime lokale bëjnë me dije se shkak i vonesës janë defektet në kabinat elektrike që ndodhen në varësi të OSHEE-së, pasi fidrat e tyre kanë marrë lagështi si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
    Gazetarët janë përpjekur të kontaktojnë me drejtuesit teknikë të OSHEE-së për të marrë informacion mbi situatën dhe afatin e rikthimit të energjisë, por pa sukses. Sipas raportimeve, drejtuesi teknik ka fikur telefonin, ndërsa punonjësit lokalë të OSHEE-së nuk japin asnjë informacion zyrtar.

  • Incident rrugor në aksin Lushnjë-Berat, shoferi i përfshirë ikën nga vendi i ngjarjes

    Incident rrugor në aksin Lushnjë-Berat, shoferi i përfshirë ikën nga vendi i ngjarjes

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy mjete: një Volkswagen dhe një Mercedes Benz. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar.
    Sipas policisë rrugore, mjeti tip Mercedes Benz, që udhëtonte nga Lushnja drejt Beratit, ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur Volkswagen-in. Pas përplasjes, ‘Benz-i’ ka përfunduar në trafikndarësen e hekurt, ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

  • Afera e Bankers, gjykata liron burgu ish-administratorin Leonidha Çobo

    Afera e Bankers, gjykata liron burgu ish-administratorin Leonidha Çobo

    Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të ish-administratorit të Bankers Petroleum, Leonidha Çobo.
    Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela në seancën e kësaj të marte, ndërsa ende nuk dihen arsyet e paraqitura prej palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë.
    Ndaj Çobos është caktuar masa e re “arrest në shtëpi”. Ai u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të Bankers, në total 14 masa, të lëshuara nga Prokuroria e Fierit pas një hetimi që zbuloi skemën mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal në qindra miliona euro.
    Më pas, Prokuroria e Fierit shpalli moskopmetencë dhe dosja i kaloi SPAK-ut.

  • Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg

    Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg

    Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.
    Pas vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.
    “Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës.

  • Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, të gjithë sytë nga Edi Rama

    Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, të gjithë sytë nga Edi Rama

    Nga Lorenc Vangjeli

    Në një javë të çmendur politike e juridike, ngjarjet që kanë pasuar njëra-tjetrën, kanë rrjedhur më shpejt se logjika dhe kanë tejkaluar edhe fantazinë. Ato ju paraprinë pa paralajmërim anktheve më të errëta të maxhorancës dhe paranojave më të çmendura të opozitës. Hetimi për ballukun dhe Kushtetuesja për Veliajn rrëzojnë spiralen e errët të narrativës që e besojnë njëlloj si armiqtë e shumtë të paditur të kryeministrit, ashtu edhe miqtë e tij të paktë naivë. Sipas këtyre dy ekstremeve, që i bashkon një mit i rremë, Rama kontrollon të gjithë sistemin gjyqësor në Shqipëri.

    Goditja e parë ndaj kësaj bindjeje erdhi në ato pak minuta hyrjedalje nga SPAK të zëvendëskryeministres së hekurt Belinda Balluku që morri statusin e të pandehurës në çështjen e tunelit të Llogarasë.

    Groposja e dytë ndaj kësaj fantazie erdhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Erion Veliajn duke rrëzuar kështu edhe datën e zgjedhjeve në Tiranë.

    Vetë Rama, me plotësisht të drejtë, rishpjegon për miqtë e paktë dhe armiqtë e shumtë: “Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet…”.

    Këto janë dy lëvizje të sistemit që e kanë vendosur Ramën në pozicionin më të vështirë dhe me shumë pak karta në dorë në lojën idhnake e me shumë aktorë, jo vetëm lokalë, të balancës dhe kontrollit të pushteteve.

    Për rastin e parë Rama është nën presionin e precedentit dhe të standartit të vendosur. Ai ka premtuar të zbatojë vendimet e drejtësisë edhe kur ato nuk i pëlqejnë. Ai ka pohuar se punët e qeverisë së tij dhe të drejtësisë janë të ndara. Një hetim i ngjashëm në taktikë ndaj Ballukut, si hetimi ndaj Veliajt, që goditi fillimisht bazën e drejtorëve të institucioneve të varësisë së saj dhe mbërriti deri tek ajo, tashmë ka ndryshuar krejtësisht skenën dhe skemat. Akulli mes shefit dhe zëvendëses së tij është tashmë dukshëm. Distanca e saj me shumicën dërmuese të servilëve të trembur socialistë apo aleatët e “padukshëm” opozitarë, tashmë është bërë humnerë. Karburanti i zgjidhjeve të shpejta dhe praktike, aty ku vartësit e tij të tjerë hezitonin të firmosnin, tashmë ka marrë ujë. Çfarë ishte deri dje dobi, sot është dëm. Nesër ndoshta dhe zahmet. Ndaj të gjithë sot në Tiranë i kanë sytë nga Edi Rama. Çfarë do të bënte sikur ai të ishte prokuror dhe gjykatës i Belinda Ballukut? Çfarë do të bëjë ai si epror i saj në vertikalen qeveritare dhe partiake?

    Për momentin vetë Rama nuk ka përgjigje, por ajo që thotë sot për Veliajn, duket si e shkruar nesër edhe për Ballukun: “…disproporcioni i mbajtjes së tij – Veliajt – në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet…”. Kështu që i pafuqishëm për të ndikuar më për mbarë në fatin e zëvendëses së tij, Rama bën atë që ka në dorë, që është madje, edhe gjëja e duhur. Hetim për Ballukun, por jo në masë sigurie, duket se përkthen në shqipe politike pohimin e tij Rama. Por më pas, si në një reaksion zinxhir, për të shmangur standartin e dukshëm të dyfishtë të mbajtur në raste të ngjashme nga drejtësia, Rama do të duhej të pohonte të njëjtën gjë edhe për emra të tjerë. Edhe për armiq si Meta apo Ahmetaj, për shembull, kryeministri do të duhej të thoshte se ata duhet ta ndjekin në liri hetimin gjyqësor ndaj tyre. Si dhe vetë Berisha. Si dhe mijëra e mijëra shpirtra të tjerë shqiptarësh, që falë një sjelljeje të ngulitur e mentaliteti bolshevik e represiv, janë mishi njerëzor për topat e statistikave të drejtësisë. Madje duhet ta thotë kryesisht për ata, që mitra e përgjakur e sistemit i plas në qeli paraburgimi dhe i rilind si lëndë të parë për krimin.

    Për rastin e dytë, atë të Veliajt, beteja në Kushtetuese ishte lajmi i fundit që Rama do të donte të dëgjonte. Sidomos mbas serisë së ngjarjeve penale që kanë kërrusur shpinën e maxhorancës së tij. Sidomos edhe për të bërë një sahat e më parë zgjedhje të reja në kryeqytet. Që do të ishte dhe eliminimi i plotë i Veliajt nga skena. Por shumëkush në Tiranë që shihte tek fati i Veliajt, zgjatimin me mjete juridike të vullnetit politik e njerëzor të kryeministrit, tani ka një arsye për t’u zhgënjyer. Kush mendonte deri dje se Rama kushtëzoi që nga rënia spektakolare e Veliajt, tek arresti i drejtorëve të bashkisë, tek formulimi i akuzave nga SPAK-u për të e familjarë të tij, tek arresti i dyshimtë, çmontimi i miqve të rremë që e braktisën në fatkeqësi e deri tek linçimi i tij publik duke e përdorur SPAK-un si vegël, ka një arsye për ta menduar dhe njëherë ndryshe. Mirë apo keq, ka funksionuar sistemi. Shpjegimet e tjera me dembelizëm mendor, shpjegojnë vetëm pse nuk bëjnë hajër dembelët politikë. Sepse edhe nëse do të ishte ndryshe, vendimi i Kushtetueses, pra funksionimi i sistemit, e zhbëri gjithçka dhe solli po gjithçka në pikën e nisjes. Partia e tij me viagrën e mobilizimit në gojë, u rikthye sërish në bazë me urdhrin e dytë: nuk ka zgjedhje në Tiranë!

    Dy “dyshat” e PS-së tashmë shohin një përmbysje të pabesueshme të situatës. Të parë në opinion si motërvëllai armik i njëri-tjetrit, një lidhje gjaku si Kaini me Abelin, Bela e Lali, po provojnë kartat e shkëmbyera të fatit me Ramën si spektator në tryezë. Të dy kanë besuar se Rama kontrollonte gjithçka. Edhe fatin e tyre, edhe gjithë sistemin e drejtësisë. Dhe se mjaftonte dashuria e Njëshit për ta bërë me horoskop të gëzueshëm e pushtet fatin e Dyshit. Mbas kësaj jave të stuhishme politike e juridike që nuk ka mbaruar ende, të dy së bashku e për arsye të ndryshme, ata kanë të drejtë të besojnë më shumë se kushdo tjetër atë që u thotë Rama: “Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet…”. Dhe më shumë akoma, që gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

  • Qyteti i Fushë-Krujës në terr/ Prej më shumë se tetë orësh pa energji elektrike, situata bie në vesh të shurdhër

    Qyteti i Fushë-Krujës në terr/ Prej më shumë se tetë orësh pa energji elektrike, situata bie në vesh të shurdhër

    Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë.
    Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00.
    Megjithatë, edhe pse OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është sistemuara në kohë, furnizimi me energji vijon të mos jetë rikthyer.
    Burime lokale bëjnë me dije se shkak i vonesës janë defektet në kabinat elektrike që ndodhen në varësi të OSHEE-së, pasi fidrat e tyre kanë marrë lagështi si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.