-
Protestuesit i vënë flakën ish-vilës së Enver Hoxhës
Protestuesit e PD-së i kanë vënë zjarrin ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha. Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndalur para Vilës 31, ku kanë hedhur molotovë, ndërsa godina ka marrë flakë e gjitha. Kujtojmë që Vila 31 prej disa muajsh ishte kthyer në qendër të artistëve.
2,752
-
Proteta e PD/ Policia hedh ujë para kryeministrisë, Berisha largohet nga bulevardi
Pasi i kavnë vënë flakën ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, protestuesit kanë tentuar të rikthehen te kryeministria. Por policia nuk ka lejuar vijimin më tej të marshimit të demokratëve. Pas hedhjes së ujit nga policia, kryedemokrati Sali Berisha ka hipur në makinë dhe është larguar nga Bulevardi.
11,625
-
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut
Militantët e PD janë ndalur mbrëmjen e së shtunës tek ish-vila e Enver Hoxhës. Edhe pse e kthyer në një muze anti-komunist, ajo ka qenë shenjestër e molotovëve dhe fishekzjarreve. Pamjet LIVE treguan disa prej punonjësve të muzeut në fjalë që u strehuan me nxitim në ambientet e brendshme për t’i shpëtuar flakëve.
6,071
-
Marshimi i opozitës shoqërohet me molotovë dhe gaz lotsjellës
Protesta e opozitës këtë 28 shkurt ka qenë e konceptuar pa fjalime, por si një marshim në disa nga institucionet kryesore në vend. Përgjatë rrugëtimit protestuesit kanë hedhur molotovë në koshat e mbeturinave, ndërkohë që policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. Situata u tensionua pasi një pjesë e protestuesve tentuan të […]
12,440
-
Protesta e opozitës, Rama: Opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që po mbahet në kryeqytet këtë mbrëmje, ndërsa ka përdorur si paralele situatën në Iran. Përmes një postimi në X, Rama shprehet se në fakt opozita shqiptare po merret me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës, ndërkohë që Shqipëria qëndron me botën e lirë kundër Mullahëve të […]
15,063
-
Vijon protesta e opozitës, Noka: Tirana u përket qytetarëve
Vijon marshimi i opozitës këtë të shtunë, ndërkohë që protestuesit janë ndalur në disa nga institucionet kryesore të vendit. Përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë protestuesit kanë patur edhe përplasje me policinë, që ka përdorur edhe ujë me piper e gaz lotsjellës. Deputeti Flamur Noka shprehet se pavarësisht dhunës dhe gazit lotsjellës, asgjë nuk e […]
14,706
-
FOTO/ Policia hedh ujë me piper dhe gazlotsjellës, Bardhi: Nuk lejojnë protestuesit të vazhdojnë marshimin
Forcat e Policisë së Shtetit kanë përdorur ujë me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demokratët që janë bashkuar për të vijuar marshimin drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Protestuesit janë konfrontuar fizikisht me efektivët e policisë, në kordonin e parë të vendosur në Unazë. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që […]
2,991
-
Protestuesit shtyhen me efektivët, deputeti Boçi lëndohet nga spraji i hedhur
Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së opozitës të zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, e cila kësaj here po mbahet në formën e një marshimi protestues. Sipas pamjeve nga vendngjarja, forcat e Policia e Shtetit kanë bllokuar një segment rrugor për të ndalur avancimin e protestuesve në drejtim të godinës së institucionit, ndërsa një […]
17,701
-
FOTO/ Digjen koshat në qendër të Tiranës, Flamur Noka: Skenari i tyre nuk na ndalon, ne jemi në marshim
Marshimi i demokratëve po vijon me hedhjen e flakadanëve në koshat e mbeturinave. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se skenari i qeverisë për të ndaluar qytetarët që të protestojnë ka dështuar. Nga ana tjetër ai tha se qytetarët do ta vijojnë këtë marshim në të gjitha rrugët e Tiranës. ”Protesta paqësore vazhdon. […]
3,846
Aktualitet
60767 rezultate u gjendën