Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar mungesën e veprimit nga SPAK lidhur me kallëzimet dhe denoncimet për korrupsionin në sistemin shëndetësor dhe mungesën e medikamenteve jetësore. Ajo tha se që nga gushti i vitit të kaluar nuk ka asnjë informacion për ecurinë e hetimeve, ndërsa nuk është marrë asnjë masë ng Qeveria për sigurimin […]
Ekzekutimi i Kristjan Markut/ Apeli lë në burg Erald Cenajn, nuk tregon blerësit e makinës: Nuk i mbaj mend!
Viktima Kristjan Marku VLORË- Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erald Cenajn, i cili dyshohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Kristjan Markut në Vlorë. Cenaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, por sipas hetimeve makina e përdorur nga autorët për të kryer atentatin kishte […]
Dosja “Black Eagle”/ Apeli në Belgjikë, rrëfehet Arben I.: S’merrem me drogë, kam familje të mirë…
Foto ilustruese BRUSKEL- Kryetari i dhomës së 14-të të Gjykatës së Apelit të Brukselit ka marrë në pyetje shtetasin shqiptar Arben I., 62 vjeç, në megagjyqin “Black Eagle” për trafik droge. Edhe pse doli për të dhënë dëshminë e tij në mesin e 34 personave të tjerë që do të dëshmojnë në proces, 62-vjeçari nuk […]
Tare: I dërguam Kumbaros listën e objekteve që duheshin mbrojtur, por ajo i prishi. Na u thafshin duart!
Studiuesi Auron Tare ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Turizmit Mirela Kumbaro duke e cilësuar atë si një shkatërruese të identitetit kulturor të kryeqytetit gjatë kohës që mbante postin e ministres së Kulturës. Sipas tij, zonja Kumbaro shembi të gjithë vilat monument të Tiranës duke e shndërruar kryeqytetin në një vend pa pika […]
Mediu takon kreun e Komitetit për Europën në kongresin amerikan: Folëm edhe për zgjedhjet e 11 Majit
Në një vizitë zyrtare në Washington DC, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar me kryetarin e Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan, Keith Self. Në fokus të bisedës ishte situata e sigurisë në Ballkan, me zhvillimet e fundit në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë. Gjithashtu, Mediu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit […]
Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i Këshillit Drejtues të RTSH
Mbledhja TIRANË- Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi mbledhjen e parë ditën e sotme. Mbledhja u drejtua nga kryetari i sapozgjedhur Fatjon Hoxhalli, po ashtu të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e tjerë që u votuan në seancën plenare më 17 mars. Në mbledhje u diskutua dhe anëtarët ranë dakord për pikat […]
U larguan më urdhrër të Trump, ekspertët amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK
Foto ilustruese TIRANË- Përfaqësuesit amerikanë të Zyrës së Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë Shtetit (OPDAT) janë rikthyer këtë të mërkurë në Prokurorinë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata janë kthyer pothuajse një muaj pas urdhrit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të ngrirë fondet e USAID për 90 ditë […]
Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK
Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori) janë rikthyer sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë për hetimet që po zhvillohen nga prokurorët e kësaj strukture. Ekspertët amerikanë ishin larguar nga Shqipëria në fillim të […]
Mbante në shtëpi të miturën pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari
Foto ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi ka mbajtur pa dëshirën e saj një 15-vjeçare në shtëpi. Sipas Policisë, 27-vjeçari dyshohet se e ka ngacmuar atë seksualisht dhe e ka ndaluar atë të largohet nga shtëpia. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një thikë, e cila u sekuestrua. Policia po vijon […]
“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre
Shtatë kandidatë për deputetë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në dokumentet e depozituara në KQZ, kandidatët kanë paraqitur si shkak për dorëheqjen arsyet shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë “Mundësia” të Agron Shehajt nuk pranon të ndërprisë […]
Si u betonizua Tirana në 10 vjet, kullat prekin qiellin
“Nuk do të ndërtohet më në Tiranë pa u shitur apartamentet që janë bosh” , ishte premtimi i Erjon Veliaj në vitin 2015, kohë kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës. Që nga ajo periudhë e deri më sot ndryshimet në kryeqytet janë drastike, jo vetëm me objekte banimi, por edhe me kulla të larta shumëkatëshe. 40 mijë […]
Kalimi nga shëndetësia në politikë, flet Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve
Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me kalimin e tij nga shëndetësia në politikë. Duke iu përgjigjur pytjeve, në një emision, Alimehmeti tha se shëndeti publik dhe shërbimi publik janë pothuajse e njëjta gjë. Ai shtoi më tej, se ndryshe nga mjekësia e cila […]
Rikthehen në SPAK dhe GJKKO përfaqësuesit amerikanë të OPDAT
Përfaqësues amerikanë të OPDAT janë rikthyer në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përfaqësuesit e SHBA-së janë parë këtë të mërkurë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë. Nuk dihet nëse ekspertët që asistonin Prokurorinë e Posaçme deri para urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump për ndërprerjen e ndihmës […]
Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët
Foto ilustruese TIRANË- Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë vendosur në pranga nga Policia e Shtetit pasi kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mallra kontrabandë. Gjatë operacionit “Duo” u sekuestruan mallrat, autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve. Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike […]
Trafikuan mbi 650 emigrantë nga Kameruni dhe Bangladeshi, SPAK dërgon për gjykim 17 persona
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, të cilët akuzohen se kalonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Grupi kriminal trafikonte qindra shtetas nga Azia dhe Afrika, të cilët hynë në vendin tonë me kontrata pune dhe që më pas u larguan përmes transportit tokësor. 17 personat dyshohet […]
”Paketa e Maleve” për ata që duan të investojnë në tokën e të parëve
”Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore. Kjo e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre. Nisma synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, […]
Restaurohet stacioni antik Ad Quintum, një nga thesaret e Rrugës Egnatia
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një monument i rrallë përgjatë rrugës Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ky stacion antik, i njohur si një nga ndalesat më të rëndësishme të rrugës Egnatia, ndodhet në fshatin Bradashesh, pranë Elbasanit. Në lashtësi, ai […]
SKEMA perfekte/ “Shefi i madh” shqiptar drejtonte grupin e trafikut në Itali, i sekuestrohen qindra mijëra euro
Foto ilustruese ITALI- Më shumë se 300 mijë euro i janë sekuestruar një shqiptari në Itali. Bëhet fjalë për asete në prona të patundshme, llogari bankare dhe një makinë. Shqiptari, i paidentifikuar me emër, është dënuar disa herë për krime të trafikut të drogës, u arrestua më 12 qershor 2024. Sipas mediave të huaja, i specializuar […]
Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: UNESCO ka ndaluar ndërtimet
Fatmir Bektashi dhe Arbër Male TIRANË-Një projekt nga biznesmeni Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi me kulla 12-katëshe pranë zonës së mbrojtur të parkut të Drilonit në Pogradec ka ngjallur reagime. Këshilltari bashkiak i Pogradecit, Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e […]
Arrestohet 45-vjeçari në Kukës, kultivonte kanabis dhe mbante armë zjarri në shtëpi
Një 45-vjeçar në Kukës është arrestuar nga policia pasi kultivoi bimë narkotike në 3 parcela gjatë vitit 2024, njoftoi policia lokale. “Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç. […]