Carrick: I zhgënjyer pasi e kishim fitoren në dorë, duhet të menaxhojmë më mirë epërsinë
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i zhënjyer nga barazimi 2-2 ndaj Everton në Premier League, pasi “djajtë e kuq” e kishin lojën nën kontroll. Por, një gol në shtesë i dha 1 pikë të dyja skuadrave:. “Bëmë dy gola të bukur. Mendova se bëmë shumë gjëra të mira në këtë ndeshje për të na çuar te fitorja. Ndoshta duhet të bëjmë pak më mirë në menaxhimin e lojës”, deklaroi trajneri i United. Më tej, Carrick tha: “Disa nga lojtarët tanë sulmues ishin vërtet të mirë dhe ne dukeshim të rrezikshëm dhe bëmë shumë gjëra. Dhe, për pjesën më të madhe, mendova se i përballuam mjaft mirë”. “Më dhemb ky barazim pasi erdhëm këtu për të fituar dhe e vendosëm veten në një...
Burimi:
telesport.al