Carrick drejt shkarkimit nëse nuk fiton me Leeds, shfaqen 3 kandidatët e parë për stolin
16 Tetor 2026 11:00 Telesport Mediat britanike kanë konfirmuar se trajneri i Manchester United, Michael Carrick, mund të shkarkohet këtë fundjavë në rast se nuk fiton ndeshjen e radhës, atë ndaj Leeds në Premier League. Një ultimatum që ka mbërritur pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid të martën në Champions League. Ky rezultat e zgjati serinë e ndeshjeve pa fitore të United në pesë takime në të gjitha kompeticionet. Carrick do të bëjë çmos për të shmangur rritjen e këtij numri në gjashtë, ndërkohë që flitet se janë të paktën 3 kandidatë “big” për ta zëvendësuar në detyrë. Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann, Antonio Conte dhe Fabian Hurzeler.
Burimi:
telesport.al