Carnevali: Spalletti të largohet? Nuk mund ta ndryshojmë trajnerin sa herë hasim vështirësi

Carnevali: Spalletti të largohet? Nuk mund ta ndryshojmë trajnerin sa herë hasim vështirësi

23 Tetor 2026 7:41 Alfred Lleshi Administratori i Juventusit, Giovanni Carnevali, mbrojti Luciano Spallettin përpara ndeshjes së “Europa League” kundër Rennes (2-2), duke përjashtuar ndryshimet e shpeshta në stol: “Stoli i Juventusit është i nxehtë, por Spalletti e di çfarë duhet të bëjë. E rëndësishme është të krijojmë vazhdimësi. Kemi alternuar ndeshjet e mira me ato negative dhe duhet të rindërtojmë skuadrën. Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë gabime, edhe në aspektin financiar. Në verë, rregullat e ‘fair play financiar’ na kufizuan. Duhet të kemi ide të qarta, sepse, nëse ndryshojmë vazhdimisht, e nisim gjithmonë nga zeroja. Nuk besoj se është e drejtë të ndryshojmë sa herë përballemi me vështirësi”. Ai theksoi se klubi nuk shqetësohet nga diskutimet për ndryshimin e trajnerit: “Spalletti i njeh problemet...