Capello përgëzon kursin e ri të arbitrimit në Serie A: Tani luhet dhe shijohet më shumë futbolli
Më pak fishkëllima, më shumë gola. Pas tri javëve të para të Serie A, ky është përfundimi i parë i kursit të ri të arbitrimit të udhëhequr nga përgjegjësi i arbitrave, Daniele Orsato. Ka pasur më pak ndërhyrje të VAR-it dhe penalltitë janë zhdukur. Fabio Capello e përshëndet këtë ndryshim: “Ishte koha. Ishte koha që të fishkëllehej më pak, duke shmangur shpërblimin e simulimeve dhe britmat kur një lojtar përplaset me kundërshtarin. Më në fund po shohim më shumë lojë, në mënyrë më të këndshme. Po shohim shumë më tepër lojtarë me ngërçe. Kjo vjen nga vazhdimësia e lojës, e cila është më e shpejtë dhe më agresive”. Deri tani janë shënuar mesatarisht 3 gola për ndeshje. Sipas Capellos, kur loja ndërpritet vazhdimisht, skuadrat pozicionohen...
Burimi:
telesport.al