Capello i mahnitur nga Cissé: Më çmend, e ka golin në gjak. Kjo është dhunti natyrore
16 Tetor 2026 14:11 Alfred Lleshi “Milani shumë mirë, Juventusi mirë, ndonëse ende peng i problemeve që e shoqërojnë prej kohësh, ndeshje pas ndeshjeje”. Kështu e nis Fabio Capello analizën e paraqitjeve të Milanit dhe Juventusit në Ligën e Europës. Të dyja skuadrat italiane fituan në transfertë: Milani 4-0 ndaj Salzburgut dhe Juventusi 2-1 kundër Celta Vigos. Capello vlerësoi veçanërisht paraqitjen e skuadrës së Ruben Amorim dhe protagonistin kryesor, Alphadjo Cissé, i cili shënoi 3 gola brenda 49 minutash: “Ky djalosh më çmend. Nuk është një sulmues i mirëfilltë, por e ka golin në gjak, sepse e kupton kur vjen momenti, pozicionohet në vendin e duhur dhe godet. Kjo është një dhunti natyrore”. Me këtë tripletë, 19-vjeçari u bë futbollisti më i ri italian që...
Burimi:
telesport.al