Çanta me 70 kilogramë kokainë dhe mbi 170 mijë euro në dhomën e gjumit, arrestohet
Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në zonën e Brianza-s, pranë Milanos, autoritetet kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme kokaine dhe një shumë të madhe parash të gatshme. Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Bernareggio, ku 41-vjeçari është ndaluar nga efektivët në një parking, ndërsa ndodhej në një automjet tip Jeep Renegade. Pas kontrollit fillestar, autoritetet kanë vijuar me kontrollin e apartamentit ku jetonte shqiptari. Në dhomën e gjumit, efektivët kanë gjetur disa çanta të mëdha, brenda të cilave ndodheshin pako të vulosura. Sipas autoriteteve italiane, në çanta janë gjetur rreth 70 kilogramë kokainë, ndërsa bashkë me drogën janë sekuestruar edhe rreth 200 gramë hashash. Por kontrolli ka zbuluar edhe një shumë të konsiderueshme parash....
Burimi:
ntv.al