CAKO I BINDUR PER ATE QE PO VJEN: IKNI ME VRAP, SIGURONI USHQIME PER 6 MUAJ, BLINI SHTEPIN NE MALE

CAKO I BINDUR PER ATE QE PO VJEN: IKNI ME VRAP, SIGURONI USHQIME PER 6 MUAJ, BLINI SHTEPIN NE MALE

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një sërë parashikimesh duke pretenduar se bota mund të përballet me një luftë bërthamore deri në vitin 2030. Cako komentoi thirrjet e autoriteteve evropiane për përgatitjen e paketave të emergjencës 72-orëshe, duke pretenduar se qytetarët duhet të marrin masa shumë më afatgjata. “Unë u them njerëzve mos siguroni paketë 72-orëshe, po siguroni paketë 6-mujore”, deklaroi Cako. Sipas tij, konfliktet ndërkombëtare mund të zgjerohen ndjeshëm, duke përfshirë fuqitë më të mëdha botërore dhe duke krijuar pasoja të rënda për Evropën. “Unë mendoj që lufta do të zgjerohet shumë midis Evropës, Rusisë”, u shpreh ai, duke paraqitur më tej skenarë për marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë. Cako pretendoi se Uashingtoni mund të afrohet me Moskën dhe Pekinin...