Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik
Kanë nisur punimet për një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e Parkut Arkeologjik Bylis-Klos. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian me një fond prej 6.25 milionë eurosh dhe zbatohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur nisjen e punimeve pas një inspektimi në terren, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, përfaqësues të AICS dhe autoritetet vendore. Një pjesë e rëndësishme e investimit, rreth 2 milionë euro, do të shkojë për ndërtimin e një Qendre të re Multifunksionale të Vizitorëve. Qendra do të përfshijë një muze, hapësira për kërkime dhe ambiente për konservimin e objekteve arkeologjike. Projekti parashikon gjithashtu...
Burimi:
javanews.al