Bylis- Pogradeci starton javën, Flamurtari pret Besëlidhjen e rrokadës në pankinë
Futbolli në vend rikthehet sot me dy ndeshje të Kategorisë së Parë. Këtë të premte janë në program dy takime të këtij niveli teksa në “Adush Muça” përballen Bylis- Pogradeci (13:30) ndërsa pak orë më vonë, në stadiumin ‘Flamurtari’ takimi Flamurtari- Besëlidhja (16:00). Te sfida e Ballshit vendasit kanë dy pikë më pak se pogradecarët kryesues me 12 pikë në 6 javë. Kthimi në pankinë i Emiljano Çelës te liqenorët mund të jetë pozitive në këtë sfidë që vlen pozitat e kreut. Ndërkaq në Vlorë, Flamurtari do duhet të bëjë mirë përballë Besëlidhjes e cila sot do të njohë edhe debutimin e Mirel Josës në krye të pankinës lezhjane. Josa e merr këtë pozicion pas 4 ndeshjeve pozitive të Klevis Himës si trajner i cili...
Burimi:
sportiim.al