By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

Deputeti demokrat Blendi Himçi, në interpelancën me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, shtroi disa pyetje lidhur me ecurinë e projektit të By Pass-it të Elbasanit, afatet e përfundimit dhe lidhjen e tij të plotë me Korridorin VIII. Himçi kërkoi informacion se kur pritet të përfundojë i gjithë projekti, duke theksuar se ende nuk ka nisur tenderimi për të gjitha pjesët e tij. Deputeti ngriti gjithashtu shqetësimin për afatin e parashikuar prej 24 muajsh për përfundimin e punimeve. “Që të përfundojë totalisht By Pass-i, ende nuk kemi tenderim dhe nuk dimë kur do të përfundojë ky By Pass, që të lidhet me Korridorin 8. Një tjetër problematikë është që ju e keni vendosur 24 muaj afatin e përfundimit. Përse duhet të presin qytetarët edhe...