Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi në Rajonin nr. 1 të Elbasanit, ku banorët diskutuan mbi nevojat e zonës dhe investimet që parashikohen të përfshihen në Buxhetin 2027. Gjatë takimit, vëmendje iu kushtua investimeve të realizuara ndër vite, përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe sociale, si dhe projekteve të reja që pritet të nisin në këtë rajon. Ndër investimet e reja janë rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Abdyl Paralloi”, ku projekti ka përfunduar fazën e përgatitjesdhe janë hapur procedurat e prokurimit, si dhe ndërhyrja rrugore në lagjen Emin Matraxhiu, veçanërisht në zonën e Krastës, ku kanë përfunduar procedurat ligjore dhe pritet të mbyllet procesi i shpronësimit për nisjen e punimeve. Gjatë takimit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vuri në dukje investimet e realizuara në Rajonin nr. 1, të...
Burimi:
kohajone.com