Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin po shqyrtohet buxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, ndërsa fondet e sektorit të arsimit në tërësi, arrijnë në 93,7 miliardë lekë. “Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më parë. Nëse e shohim sektorin e arsimit në tërësi, me grantin specifik për bashkitë dhe të ardhurat e vetë universiteteve publike, por edhe arsimin profesional i cili është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, apo akademitë e veçanta, shkollen...