Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Komisionet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur marrjen në shqyrtim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” dhe Paketës Fiskale që e shoqëron atë, përmes një sërë seancash dëgjimore me ministrat e linjës dhe përfaqësuesit e Financave. Infrastruktura, Energjia dhe Mjedisi në Komisionin e Burimeve Natyrore Nën drejtimin e kryetares Anila Denaj, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilloi dëgjesa me krerët e dy ministrive kyçe. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Ministri Enea Karakaçi prezantoi prioritetet buxhetore duke u ndalur te “projektet infrastrukturore, vijimi i investimeve në rrjetin rrugor, zhvillimi i sektorit energjetik dhe fondet e parashikuara për përmirësimin e shërbimeve dhe modernizimin e këtyre sektorëve”. Ministria e Mjedisit Ministri Sofjan Jaupaj paraqiti programet e parashikuara, ku në fokus ishin “politikat për...