Buxheti 75.4 mld lekë, ministri Karakaçi: Financim për projektet prioritare në infrastrukturë dhe energji
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi prezantoi këtë të martë në Komisionin e Burimeve Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te investimet dhe projektet prioritare që parashikohet të financohen gjatë vitit të ardhshëm. Buxheti i ministrisë përllogaritet në 75.45 miliardë lekë. Pas prezantimit, përmes një postimi në Facebook, Karakaçi theksoi se buxheti garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji. “Buxheti 2027 garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji. Me investime në akset rrugore dhe për ujësjellës-kanalizimet në të 12 qarqet, vijojmë të investojmë në zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, shkruan ministri.
Burimi:
kohajone.com