Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka prezantuar në Komisionin e Shëndetësisë prioritetet e projektbuxhetit për vitin 2027, duke bërë të ditur se fondi për sektorin do të arrijë në 117.8 miliardë lekë, rreth 4.7 miliardë lekë më shumë krahasuar me planin e vitit 2026. Nga buxheti i parashikuar, 84.2 miliardë lekë do të shkojnë për shëndetësinë dhe 33.5 miliardë lekë për mirëqenien sociale dhe ish-të përndjekurit politikë. Rreth 5.4 miliardë lekë janë parashikuar për investime në të dy sektorët. “Për vitin 2027, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale parashikohet të arrijë në 117.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 4.7 miliardë lekësh, krahasuar me planin e vitit 2026. Ky financim përfaqëson 12.1% të Buxhetit të Shtetit dhe rreth 4%...
Burimi:
javanews.al