Buxheti 2027, Rama jep edhe 3.3 miliardë lekë për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Ndërsa inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar, kontrata koncesionare që parashikonte ngritjen e tij vijon të ketë një vend në buxhetin e shtetit. Sipas dokumenteve të projektbuxhetit 2027, qeveria ka parashikuar 1 miliard lekë, ose rreth 10 milionë euro, për kontratën koncesionare që përfshin ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë. Por, të dhënat e publikuara në relacionin e projektbuxhetit tregojnë se angazhimi financiar nuk përfundon me vitin 2027. Për vitin 2028 janë parashikuar 1.1 miliardë lekë dhe për vitin 2029 edhe 1.2 miliardë lekë. Kështu, për periudhën 2027-2029, fondi i planifikuar për këtë kontratë arrin në 3.3 miliardë lekë. Ndërkohë, për vitin 2026, buxheti i rishikuar parashikon 1.33 miliardë lekë për të njëjtin koncesion. Pagesat për koncesionin vijojnë prej vitesh...
Burimi:
syri.net