No Image Available

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti i vitit 2027 për mbrojtjen do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e sigurisë kombëtare. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar në Facebook pamje nga përditshmëria e studentëve ushtarakë në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë. “Ndërkohë me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen, vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura, forcojmë sigurinë kombëtare dhe përmbushim angazhimet tona në kuadër të NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë”, shkruan Rama. Në postimin e tij, kryeministri ka ndarë edhe pamje nga një ditë në jetën e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në këtë qendër. “Një ditë nga jeta e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të...