Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027 në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja bëri të ditur se buxheti i përgjithshëm për turizmin, kulturën dhe sportin për vitin 2027 parashikohet të jetë 7.65 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 2.74 miliardë lekë janë parashikuar për investime publike në trashëgimi, art dhe rini. Një nga zërat kryesorë të projektbuxhetit është trashëgimia kulturore, për të cilën parashikohen 2.08 miliardë lekë. Sipas ministrit, kjo përfaqëson një rritje prej 80% krahasuar me vitin paraardhës dhe katërfishim të fondit të investimeve. Gjatë vitit 2027, ndërhyrjet do të përqendrohen edhe në Rrjetin Kombëtar të Muzeve, ku janë parashikuar investime në 10 objekte prioritare. Në këtë program përfshihen Muzeu i...