“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!
Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka komentuar buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, duke i cilësuar ato si masa me fokus social, që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe rritjen e fuqisë së tyre blerëse. Në një intervistë për emisionin “News Line”, Çakërri u ndal te ulja e TVSH-së, mbështetja për shtresat në nevojë dhe familjet e reja përmes nismave të strehimit, si dhe taksimi i hoteleve me pesë yje, duke theksuar se agroturizmi përjashtohet nga kjo masë. Ajo deklaroi se buxheti synon t’u japë përgjigje nevojave të qytetarëve dhe situatës ekonomike, ndërsa nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe dëgjimit të kërkesave të tyre. “Është një buxhet që na bën krenar, është një buxhet social dhe që i përfshin të gjithë. Paketa fiskale...
Burimi:
javanews.al